Alsat 2019-05-07T14:27:26+02:00
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se nesër do të vazhdojnë me punë grupet parlamentare mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Zaev theksoi se ministrja e drejtësisë Renata Deskoska është dëgjuar me kreun e grupit negociues të partisë opozitare.
“Besoj se në takimin e nesërm do të konfirmohet mesazhi që kemi dërguar unë dhe z. Mickoski, i cili sipas mendimit tim është një hap drejt arritjes së një zgjidhjeje për një nga dallimet më të rëndësishme që kemi pasur deri tani”-tha Zaev.
Zaev theksoi, se të dyja palët mund të bëjnë pak më shumë përpjekje në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje pikërisht në afatin e caktuar, sepse, siç tha ai, në të vërtetë ditët e mbylljes së raportit të Komisionit Evropian janë të numëruara.
Loading…



