Author: almakos

Alsat-M 2019-05-10T15:11:59+02:00 Një pjesë e ekspertëve në vend shprehen se është mirë të ketë asistim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”, por jo edhe hetim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar. Ky është qëndrimi i ekspertëve juridik pas protestës së djeshme të familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në ngjarjet e para katër viteve në Kumanovë. Për momentin, rasti është në Gjykatën e Apelit dhe do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Penale me të cilin me burg të përjetshëm u dënuan shtatë persona, 13 persona me 40 vite, gjashtë persona me 20 vite, njëri u dënua me 18 vite, dy nga 14…

Lexo më Shumë

Skopje, 060611. Zbog ilegalnog financiranja politicke kampanje, u centru Skopja uhicen je bivsi makedonski ministar unutrasnjih poslova i bivsi haski optuzenik Ljube Boskovski. Na slici: uhicenje Boskovskog. Foto: Maja Zlatevska / CROPIX Alsat-M 2019-05-10T15:09:01+02:00 “Nuk më kujtohet.” Kjo ishte përgjigjja më e shpeshtë e Mitko Çavkovit për dëshminë lidhur me arrestimin e Lube Boshkovskit. Ai këtë mëngjes është shoqëruar nga burgu i Shkupit në Gjykatën Penale si dëshmitarë i Prokurorisë Speciale për rastin “Tortura”. Përveç përgjigjes se bëhet fjalë për vepër penale lidhur me financimin e fushatës zgjedhore, Çavkov pyetjeve të tjera për atë se cili ishte roli i tij…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-10T15:02:03+02:00 Thellohen dallimet mes pushtetit dhe opozitës ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së. Në takimin e sotëm, opozita ka kërkuar që propozimi i pushtetit të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias. Fakti që kërkesa e tyre nuk është pranuar, opozita pretendon se pushteti nuk i gatshëm për konsensus. Fakti që Qeveria nuk është e gatshme ta dërgojë në Komisionin e Venecias ligjin për të cilin janë marr vesh LSDM dhe BDI, na jep të drejtë që të mendojmë se ata as vetë nuk i besojnë dispozitave të propozuara. Amnistia e vetme selektive e cila deri…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Pejës më 8 maj ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë të pandehurit Besim Zenelaj ndaj të cilit tani është vendosur masa e paraburgimit nën dyshimin se në vitin 1989 së bashku me vëllaun e tij Selim Zenelaj kanë therur 16 herë me thikë 25 vjeçarin, Zemë Ukaj, i cili nuk iu kishte shpëtuar plagëve të marra. Vrasja kishte ndodhur 30 vite më parë, saktësisht më 20 tetor në vitin 1989 në Deçan, me motive të hakmarrjes. Dënimin për vrasjen e kishte vuajtur Selim Zenelaj i cili atë kohë me një vendim të prerë ishte dënuar, kurse…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T14:07:33+02:00 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme nga opozita para kryeministrisë. Ambasada shkruan se e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike, por duhet të zhvillohet pa dhunë. “Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T13:49:14+02:00 Çmimet e derivateve të ngelin në kornizë të çmimeve botërore, apelojnë nga KRE, mandati i të cilëve përfundon të hënën, me çka nuk janë në gjendje të formulojnë çmime të reja të derivateve. Vozitësit për çmimet e reja të naftës do të njoftohen direkt në pompat e benzinës të cilët vetvetiu do ti caktojnë çmimet për litër naftë. Ky problem ka ndodhur pasi në KRE ka përfunduar marrëveshja për vërtetimin e çmimeve me metodologjinë e vjetër, derisa ndryshimet e fundit ligjore nuk kanë hyrë ende në fuqi. Gjithsesi, nga KRE apelojnë për qetësi, sepse kanë pranuar konfirmim nga…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T13:40:12+02:00 Në takimin e sotëm nuk kemi biseduar për vendime kadrovike, pas kësaj nënkuptohet që nuk kemi biseduar as për Prokuroren Katica Janeva apo ndonjë tjetër porkuror të PSP-së. Ajo është pyetje e Këshillit të prokurorëve, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas bisedimeve të sotme me opozitën për ligjin për prokurorinë publike dhe PSP-në. Bisedimet nuk kanë përparuar, ka thënë ministrja.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T13:20:22+02:00 Policia mbrëmë ka zbatuar aksion për shuarjen e trafikimit me drogë në shumë lokacione të ndryshme në Shkup dhe qytete tjera në shtet, që është përgatitur në tre muajt e fundit. Janë gjetur drogë, para, armë dhe mjete tjera, tre persona janë arrestuar, njëri është në kërkim. Kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale. “Dje nga ana e Byrosë për Siguri publike – Sektori për shuarjen e krimit të organizuar dhe atij serioz dhe Sektorin për polici kriminalistike, në bashkëpunim me Sektorin për operacione speciale policore pranë MPB-së, ndërsa në koordinim të ngushtë me PTHP për ndjekje të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T13:14:30+02:00 Kreu i Qytetit të Shkupit dhe nënkryetari I LSDM-së, Petre Shilegov, është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ndryshim të mundshëm në përbërjen qeveritare, mirëpo ai tha se kjo do të ndodhë menjëherë pas inaugurimit të presidentit të shtetit, do të bëhen analiza dhe do të merren vendime. Do të ulemi në periudhën që vjen, të kalojë inaugurimi i presidentit të ri, Stevo Penadarovski dhe formalisht të përfundojnë zgjedhjet, do të bëjmë të gjitha analizat, dhe më pastaj do të sillen të gjitha vendimet politike, ka deklaruar Shilegov.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T12:44:50+02:00 43 raste të reja me fruth janë regjistruar në Shkup, ndërsa 67 raste të reja në 11 qytete të tjera në gjithë territorin e  Maqedonisë. Pas Shkupit, kryeson qyteti i Kumanovës, më pastaj vijon Tetova dhe Struga me raste  të reja të regjistruara me fruth. Fëmijet nën moshën 1 vjeçare janë më të prekur. Që nga shpallja e epidemisë e deri javën e kaluar gjithsej janë regjistruar 1393 raste me fruth.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T12:32:52+02:00 Ministria e arsimit dhe shkencës si dhe Ministria e Shëndetësisë për dita ditë do të dalin me qëndrim lidhur me shkollat fillore për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë duke u nisur nga ajo që me shpalljen e epidemisë së fruthit nuk do të regjistrohen fëmijët e pa vaksinuar, ka informuar sot ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi. Jemi në komunikim me Ministrinë e shëndetësisë. Të gjitha vendimet e tona duhet të jenë në përputhje me dispozitat ligjore se arsimi fillor është i obliguar, mirëpo po ashtu nuk duhet të vihemi në situatë që të rezikojmë…

Lexo më Shumë