Alsat 2019-05-10T15:02:03+02:00
Thellohen dallimet mes pushtetit dhe opozitës ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së. Në takimin e sotëm, opozita ka kërkuar që propozimi i pushtetit të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias. Fakti që kërkesa e tyre nuk është pranuar, opozita pretendon se pushteti nuk i gatshëm për konsensus.
Fakti që Qeveria nuk është e gatshme ta dërgojë në Komisionin e Venecias ligjin për të cilin janë marr vesh LSDM dhe BDI, na jep të drejtë që të mendojmë se ata as vetë nuk i besojnë dispozitave të propozuara. Amnistia e vetme selektive e cila deri më tani ka ndodhur në Maqedoni është ajo e Qeverisë ndaj deputetëve që ju nevojitën për ndryshimet kushtetuese – tha Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka propozuar që mendimi nga Venecia të kërkohet pas miratimit të ligjit. Sipas Deskoskas, kërkesat e opozitës tejkalojnë ambiciet për amnisti.
Datat na obligojnë që ligjin ta miratojmë sa më shpejtë. Shpreha gatishmërinë time që pas miratimit, ligji menjëherë të dërgohet në Komisionin e Venecias. Të gjithë e dimë se para muajit shtator nuk do të marrim mendim, vjen komisioni i ekspertëve. Nuk guxon që Komisioni Venecias të shfrytëzohet si arsye për zvarritjen e procesit – u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.
Dialogun e vështirë mes pushtetit dhe opozitës, ekspertët e shohin si nevojë për ndërhyrje të faktorit ndërkombëtarë.
Në Maqedoni asgjë e vlefshme nuk mund të sillet pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Duhet ta pranojmë se faktori ndërkombëtarë është me rigoroz ndaj pandëshkueshmerisë se sa vetë faktori brendshëm – theksoi Svetomir Shkariq, Profesor.
Pushteti do të tentojë të arrijë konsensus me opozitën para publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian. Në rast se opozita nuk reflekton, pushteti do të angazhohet t’i sigurojë 80 vota duke kërkuar mbështetjen e deputetëve të pavarur. Nga negociatat e deritanishme, palët kanë kristalizuar vetëm qëndrimin për funksionimin e PSP-së, si departament në vente në kuadër të Prokurorisë Publike. Grupet sot nuk janë marr vesh për takimin e radhës.
Adrian Kerimi



