Author: almakos

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në mes datës 8 dhe 10 maj. Policia e Kosovës ka raportuar se çifti kishte pasur një mosmarrëveshje me ç’rast kishte ardhur edhe deri tek sulmi. Sipas policisë gruaja pas lëndimeve të marra është trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T10:27:24+02:00 Faza e parë e dezinsektimit ajror në rajonin e Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të kryhet sot në orët e hershme të mëngjesit. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinsektim, spërkatja do të kryhet në terminin e njejtë ditën e parë të ardhshme. “Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masa e nevojshme për mbrojtje të bletëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T10:23:26+02:00 Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski sot në mbledhje të Komisionit shtetëror zgjedhor do ta marrë vërtetimin se është zgjedhur shef i shtetit. Paraprakisht KSHZ do ta mbajë mbledhjen publike në të cilën do t’i kumtojë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet presidenciale. Pendarovski nesër do të inaugurohet në mbledhje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin pesëvjeçar. Në mbledhje Pendarovski do të japë deklaratë solemne para të zgjedhurve të popullit, anëtarëve të Qeverisë, liderëve fetarë, njerëzve të parë të armatës, korit diplomatik dhe mysafirëve nga jashtë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-11T02:16:55+02:00 Sot me fillim në ora 11:00 KSHZ do të mbaj seancë në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shpallja zyrtare e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë që në ora 12:00 në mënyrë solemne KSHZ do t’i ndaj certifikatën për zgjedhjen “president”, z. Stevo Pendarovski.

Lexo më Shumë

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi droge dhe 2 mijë euro para kesh. Shqiptari me profesion murator u ndalua nga policia për një kontroll, rreth orës 5.15, të ditës së djeshme brenda “Qendrës Gros”. Agjentët u bënë dyshues kur panë një copë letër higjienike që mbante shqiptari, e cila ishte e fryer. Brenda kishte një paketë me 6 gram kokainë. Një tjetër sasi droge u gjet në xhepat e xhaketës që vishej nga 54-vjeçari, por të ruajtura brenda makinës. Gjatë hetimeve policët gjithashtu gjetën 2000 euro në para të gatshme dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-10T19:29:58+02:00 Deri në fund të ditës pritet kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi edhe zyrtarisht për të dielën në mesditë ta caktojë seancën për inaugurimin e presidentit të ri të vendit, Stevo Pendarovski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se konfirmim deri tani se do të merr pjesë në inaugurimin e Pendarovskit kanë arrit nga presidenti bullgar Rumen Radev, nga ai shqiptar Ilir Meta dhe nga presidenti kosovar Hashim Thaçi. Të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe delegacion i Sllovenisë, ku po ashtu pritet përgjigje nëse delegacionin e tyre do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-10T17:51:17+02:00 Gjykata Themelore e Gostivarit ka marrë vendim për hapjen e procedurës hetimore kundër një personi për te cilin ka dyshime (….te bazuara) se ka kryer veprën penale: përpunim, mbajtje, ndërmjetësime dhe tregtim te paautorizuar te armeve ose te mjeteve shpërthyese, sipas nenit 396, alinesë 2 ne lidhje me aline 2 te ligjit te procedurës penale. Me date 09.05.2019 në rrugën magjistrale Kërcove Gostivar, gjate kontrollit te makinës ne te cilën i dyshuari ishte bashkudhëtar, te një 24 vjecari nga Shkupi u gjenden 612 plumba për pistoleta te kalibrave te ndryshëm. Municioni është gjendur ne xhepat e te dyshuarit…

Lexo më Shumë

Policia e Dibrës ka sekuestruar 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme. Si pasojë e kësaj është vënë në pranga pronari i subjektit, shtetasi A.T, 25 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi  filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qira nga shtetasi i lartpërmendur,  u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë. Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shkruan tch. Materialet hetimore do ti…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-10T16:17:57+02:00 Anëtarët e Komisionit Anti Korrupsion nisën procedurë ndaj deputetes së LSDM-së Tanja Kovaçev meqë nuk i ka informuar për punësimin e bashkëshortit të saj në SHA “Aeroporte”. Ky është rasti i vetëm për të cilin do të veprojë Komisioni Antikorrupsion nga 15 fletëparaqitjet e sotme në të cilat ka dyshim për nepotizëm, por nuk kishte bazë ligjore për vazhdimin e procedurës. U publikuan fletëparaqitje kundër ish-kryetarit të Komunës së Lozovës, Orce Cvetkovski për ndikim në vendimin për punësimin e thuajse gjysmën e familjes, por ato u hodhën poshtë. Anëtarët e Antikorrupsionit u shpallën jo-kompetent, ndonëse në mandatin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-10T16:09:41+02:00 Policia financiare do t’i hetojë konkuluzionet e Revizionit Shtetëror për parregullsitë në punën e Radio- Televizionit të Maqedonisë. Pranë arkivit të policisë është dorëzuar raporti final revizor për vitin 2017-të. Drejtoria e Policisë Financiare do të veprojë sipas së njëjtës dhe në përputhje me rezultatet e fituara, do të informohet edhe prokuroria publike kompetente-informojnë nga Drejtoria e Policisë Financiare. Pas informacionit të marrë, do të hapet lëndë për punë të pandërgjegjshme ndaj shërbimit publik, nga Komisioni Anti-Korrupsion, i cili po i analizon rezultatet e revizorit shtetëror. Megjithëse sot kontaktuam drejtorin e RTVM-së, Marjan Cvetkovski dhe njoftoi përgjigje për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-10T15:33:04+02:00 Presidenti në largim Gjorgji Ivanov nuk do t’u kthehet amfiteatrove të universitetit. Ai zgjodhi të gëzojë të drejtat që i takojnë si ish president, pension aq sa e kishte edhe rrogën, pra rreth 1500 euro, një zyre në rrokaqiejt në lagjen aerodrom dhe 3 të punësuar. Megjithatë, Ivanov ka dhe 48 orë mandat dhe të drejta të plota si President. Ende nuk dihet nëse Ivanov do t’i falë të dënuarit për terrorizëm në ngjarjet e 27 prillit, pasi ata pak kohë parë kërkuan nga presidenti që ti amnistojë. Televizioni Alsat edhe njëherë herë adresoi pyetje në kabinetin e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-10T15:21:54+02:00 Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski pritet të dielën të inaugurohet, të mbajë fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend dhe të vendoset në vilën presidenciale në Vodno ku, siç mësojmë jozyrtarisht, do të pritet me ceremoni solemne. Kuvendi akoma nuk e ka bërë njoftimin zyrtar të seancës por nga atje sqarojnë se seanca pritet të mbahet të dielën në mesditë. Zyrtarisht, do të caktohet kur Pendarovski të marrë certifikatën nga KSHZ-ja si fitues i zgjedhjeve presidenciale. Komisioni i zgjedhjeve një ditë më parë është përballur me pakënaqësi të brendshme rreth certifikatës e cila fillimisht është shtypur vetëm në…

Lexo më Shumë