Author: almakos

Një i burgosur në burgun e Dubravës i cili kishte shkuar për fundjavë në shtëpi më 21 prill të këtij viti, nuk ishte rikthyer në datën e caktuar në burg dhe gjatë kësaj kohe kishte kryer një vepër penale. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dyshohet se i burgosuri kishte kryer një sulm seksual gjatë kohës sa ai ishte i lirë. Policia ka bërë të ditur se personi është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe është rikthyer në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. “Prizren 21.04.2019-19:36. Në lidhje me rastin është raportuar se me 10.05.2019 i dyshuari mashkull K/Shqiptar,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T15:11:01+02:00 Qytetarët do të duhet tëp resin fundin e vitit 2019 dhe vitin 2020 për të parë rezulatet e para nga reformat në administratën publike. Kështu vlerëson Ministri i Shoërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski i cili nuk pajtohet me konstatimin se reformat në administratë janë vonuar. Në një intervistë për Alsat, Mançevski sqaron procesin e riorganizimit dhe optimizimit të sektorit publik për të cilin thonë se do të ketë shkarkime. Ai pret që ligjet e reja të pamundësojnë ndikimet partiake gjatë punësime ose ngritjeve në detyrë. [embedded content] Zotëri Mançevski, na ndajnë vetëm dy javë nga publikimi i…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T14:34:29+02:00 Të dielën Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën solemne për inaugurimin e presidentit Stevo Pendarovski. Fjalimi dhe betimi i Pendarovskit para Kuvendit do të përcillet edhe nga homologët e tij Ilir Meta nga Shqipëria, Hashim Thaçi nga Kosova, Rumen Radev nga Bullgaria,  Aleksander Vuçiq nga Serbia, zëvendëskryeministri i Turqisë, delegacioni i Sllovenisë dhe kori diplomatik në vend. Ndonëse i ftuar, në seancën e të dielës nuk do të merr pjesë presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos për shkak të vizitës së tij në Kinë. Në vendin e tij, Qeveria greke ka deleguar ministrin e Jashtëm, Georgios…

Lexo më Shumë

Cervical Cancer Vaccine Alsat-M 2019-05-11T14:26:38+02:00 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti se nuk heq dorë nga vendimi që në shkollë të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Ai tha se vendimi përfundimtar do të dihet të hënën, pas takimit që do të zhvillojë me Ministrinë e Arsimit, Arbër Ademi dhe të Drejtësisë, Renata Deskovska. Filipçe tha se vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit. Qëndrimi i paqartë vjen nga kontradiktat në vet ligjin sipas të cilit arsimi fillor është obligueshëm, megjithatë gjatë regjistrimit është e obligueshme që prindërit ta paraqesin edhe kartonin e vaksinal.…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T13:35:24+02:00 Ndërmarrja publike “Eko Strugë”, e cila menaxhon me parkingjet e qytetit, për vitin 2018 nga parkimi i makinave dhe arkëtimi i shërbimeve të merimangës, ka raportuar fitim prej vetëm 238.500 denarë. Këto bëjnë diku rreth 3.900 euro. Njëkohësisht, humbja arrin në më shumë se 430,000 denarë ose rreth 7,000 euro. Ndaj këtij raporti reagojnë subjektet politike të opozitës. Sipas tyre, llogaria përfundimtare është skandaloze duke pasur parasysh se vlen edhe për periudhën kryesore të sezonit turistik, kur të gjitha vend-parkimet në Strugë janë vazhdimisht të mbushura. [embedded content] Kjo shumë është qesharake duke pasur parasysh se në Strugë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T13:31:31+02:00 Edhe pse kanë kaluar afro dy muaj nga premtimi se për një javë do të hapet Qendra për trajtimin e qenve endacakë në Tetovë, e njëjta ende nuk është në funksion. Fituesi i tenderit për trajtimin e qenve endacak thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe investimet, por vonesa se është shkaku i një komisioni të drejtorisë për veterinari, e që për shkak të zgjedhjeve, nuk kanë mundur ta bëjë inspektimin e qendrës. [embedded content] Problemi nuk qëndron as tek neve as tek komuna, por diku tjetër. Ne e kemi dorëzuar që para 15 ditësh kërkesën në…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T13:27:11+02:00 Pas një dekade në Vilën Vodno, Presidentit Gjorge Ivanov sot i skadoi mandati i kreut të shtetit. Si Presidenti i katërt me radhë që nga Pavarësia e Maqedonisë, ai në këtë fron qëndroi nga viti 2009 për dy mandate rresht. Ish-shefi i shtetit Ivanov, ishte pasardhës i Branko Crvenkovskit, Boris Trajkovskit dhe Kiro Gligorovit. Në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2009, si kandidat i VMRO DPMNE-së, Ivanov në balotazh fitoi kundër kandidatit të LSDM-së Lubomir Frçkovskit, kurse pas 5 vjetësh mandatin e vazhdoi, gjithashtu nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2014, kundër kandidatit Stevo Pendarovski. Ky…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T12:57:48+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ia dorëzoi certifikatën Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht, KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në pajtim me të cilat Pendarovski u zgjodh shef i shtetit. Nesër Stevo Pendarovski do të inaugurohet në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin pesëvjeçar.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T12:49:11+02:00 Dje paradite, është gjetur një trup i mashkullit i pajetë i cili kishte qenë në fazë të dekompozimit. Siç lajmëruan nga MPB, ngjarjen e ka lajmëruar një person me iniciale B.C nga Prilepi, i cili e kishte gjetur trupin në hyrje të fshatit Sllupçë afër Manastirit “Sveti Nikolla”. Nga hetuesia është konfirmuar se bëhet fjalë për personin V.B (56) nga fshati Sekircë, i cili ishte larguar nga shtëpia para 7-8 ditëve, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar si i zhdukur.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T12:41:21+02:00 Gjatë ditës së djeshme janë paraqitur dy raste në polici për humbjen e dy vajzave të mitura nga Çairi i Shkupit. Mbrëmë në ora 12.30 në SP-Çair, personi me iniciale D.T nga Shkupi, ka paraqitur se më datë 09.05.2019, rreth orës 07.30 ka dalur nga shtëpia në drejtim të panjohur 15-vjeçarja S.XH (15), e cila ka qenë nën mbikqyrje të personit i cili ka lajmëruar rastin. Të njëjtën ditë në ora 17.40 në SP- Çair, personi me iniciale M.M nga Shkupi, ka lajmëruar se më datë 09.05.2019 nga shtëpia në drejtim të panjohur ka dalur 14-vjeçarja me inicalet…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-11T12:33:49+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e aprovoi konstatimin për publikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas së cilit president i Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur, Stevo Pendarovski. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 1.808.131 votuesit e regjistruar, në votime kanë dalë 843.508 qytetarë apo 46,65 për qind. Prej tyre për Pendarovskin kanë votuar 435.656 qytetarë ndërsa për Gordana Siljanovska Davkovën 377.446. “Sipas kësaj, president i Republikës është zgjedhur Stevo Pendarovski i cili e fitoi shumicën e votave të qytetarëve të cilët kanë votuar”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver…

Lexo më Shumë

Policia raporton se në Skenderaj dje ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar me thikë një person. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në rrugë, kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”. “Viktima është dërguar  në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo më Shumë