Alsat-M 2019-05-12T15:19:25+02:00 Zonja Ivanovska sa lëndë ka hapur përbërja e re e Komisionit kundër korrupsionit? Për punën e deritanishme tremujore kemi hapur më shumë lëndë. Në pjesën e korrupsionit kemi hapur diku rreth 225-226 lëndë. Në pjesën kontrollit të gjendjes pronësore kemi hapur rreth 50 lëndë, në pjesën e konfliktit të interesit dhe nepotizmit rreth 65 lëndë, kemi pasur diku rreth 104 kërkesa, kemi bërë 18 kontrolle të deklaratës për interesa dhe kemi ngritur diku rreth 15 procedura kundërvajtëse. [embedded content] Ky është një numër serioz i procedurave të hapura. Çfarë ndodhë me procedurën pas hapjes së saj. Para disa…
Author: almakos
Alsat-M 2019-05-12T14:32:17+02:00 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin,. Meta e ka falënderuar Xhaferin për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut. “Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Meta në Facebook. [embedded content]
Alsat-M 2019-05-12T13:54:31+02:00 Gatishmëri për vazhdim të dinamikës pozitive në të cilën po zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve shprehën në takimin e sotëm në Shkup ministrat Nikolla Dimtirov dhe Xhorxh Katrugallos, i cili në emër të Qeverisë greke mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Gjatë takimit, siç kumtoi MPJ, bashkëbiseduesit e konfirmuan gatishmërinë për vazhdim të dinamikës pozitive në të cilën po zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me dy vendeve. U theksua se takimet në nivel më të lartë (posaçërisht me vizitën e kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Shkup), e…
Alsat-M 2019-05-12T13:46:03+02:00 Muaji maj dhe qershor janë muajt me shpenzime më të larta për familjet që kanë semimaturantë dhe maturantë. Madje, vitet e fundit shpenzimet e tyre janë të përafërta me ato të dasmave dhe arrin mbi 500 euro. Disa prej nxënësve të anketuar thanë se nuk duhet kursyer për këtë natë, ndërsa shumë të tjerë bashkë me prindërit e tyre janë të mendimit se duhet bërë përgatitje modeste dhe jo shpenzime të kota. [embedded content] I kisha bë me gjithë dëshirë se e kalojmë, me klasën e kalojmë një natë të veçantë”. A ke bë shumë harxhime për semimaturë?…
Brenda zonës së Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK), gjatë ditës së sotme ka shpërthyer një zjarr. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e KEK-ut, ku pavarësisht se sipas tyre, ende nuk dihen shkaqet, thonë se nuk është shkaktuar asnjë dëm pasi ky zjarr është larg zonës së punës. “Është e vërtetë që ka shpërthyer një zjarr atje, por që nuk dihen ende shkaqet, është larg termocentraleve, do të thotë nuk ka ndonjë rrezik për mbarëvajtjen e punëve, pra nuk e rrezikon sistemin e prodhimit të energjisë. Ka intervenuar njësia e zjarrfikësve të KEK-ut dhe po…
Alsat-M 2019-05-12T13:40:30+02:00 Disa nga qytetarët në vend nuk i dinë saktësisht kompetencat e presidentit dhe presin ndikim të drejtpërdrejtë të tij, në përmirësimin kushteve të jetesës. Disa të tjerë shpresojnë që presidenti i ri të jetë vetëvendosës. [embedded content] Nuk i di tu them të drejtën Aty politikanët duhet ta dijë, ndërsa ne populli presim diçka të mirë. Kompetencat: Ka diçka kompetenca, nuk ka bashkë gjithçka, por diçka mundet me ndërruar. // Disa nënshkrime që kanë mbete pa nënshkruar mund ti nënshkruaj ky president Ai ka po jo edhe aq. Nuk varet edhe aq, kuptohet ato në fushatë janë diçka…
Alsat-M 2019-05-12T13:37:24+02:00 Konkurset për punësime në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve pritet të hapen në ditët në vazhdim, ndërsa ekipi i këtij organi duhet të përbëhet nga gjithsej 74 persona. Drejtori i kësaj Agjencie, Ylber Sela, një numër të tillë punësimesh e sheh me dyshim për shkak të buxhetit, i cili është 8 milion e 425 mijë denarë dhe sipas tij ky buxhet nuk është i mjaftueshëm për plotësimin e të gjitha nevojave të Agjencisë. Buxheti i mësipërm parashihet edhe për interierin e hapësirave ku tashmë është vendosur Agjencia. Diku 6 milion denarë kemi për punësime…
Alsat-M 2019-05-12T13:10:20+02:00 Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kanë qenë prezent në inaugurimin e presidentit të pestë të vendit, Stevo Pendarovski. Ceremonia mbahet në Kuvend ku kanë ardhur dhe personalitete të tjera të shumta nga rajoni dhe vendi, dhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të trupit diplomatik. Ceremonia u ndoq nga ish-presidenti Branko Cërvenkovski dhe Georgi Ivanov, si dhe gruaja e ish-presidentit Boris Trajkovski, Vilma.
Alsat-M 2019-05-12T13:05:18+02:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë duke u bërë përgatitjet e fundit para fillimit të seancës solemne për inaugurimin e presidentit të ri Stevo Pendarovski. Akoma janë duke ardhur delegacionet të cilat do ta ndjekin inaugurimin e Pendarovskit në Parlament. Në inaugurimin e Pendarovskit do të marrin pjesë presidenti bullgar, Rumen Radev, presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Të pranishëm do të jenë edhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ministri grek i Punëve të Jashtme, Georgios Katrugallos, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Maciej Lang, zëvendëskryeministri i…
Alsat-M 2019-05-12T12:58:16+02:00 Dëshiroj publikisht të them dhe të zotohem se do të jem president i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për kundërkandidatët e mi, si edhe i atyre të cilët nuk dolën në votime. Punën e parë që do ta bëj është ta shtrijë dorën e bashkëpunimit me opozitën, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e inaugurimit të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Do të jem president i të gjithë qytetarëve. Është koha që t’i shërojmë plagët e hapura prej të kaluarës…
Alsat-M 2019-05-12T12:42:09+02:00 25- vjeçarja nga Shkupi është vetëlënduar me thikë pas mosmarrëveshjes që ka pasur me bashkëshortin. Rasti në polici është paraqitur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17.30. Bëhet fjalë për 25 vjeçaren V.M nga Shkupi, e cila ka deklaruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin është vetëlënduar me thikë në pjesën e barkut. Gruaja me ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim.Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Është arrestuar një i dyshuar mashkull në fshatin Pozheran të Vitisë, pasi i njëjti ka marrë në veturë dy viktimat femra të mitura kinse për t’i dërguar në shkollë dhe ka vazhduar në rrugë tjetër duke i ngacmuar me fjalë. Viktimat kanë arritur të zbresin nga vetura dhe kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë me të afërt. Sipas raportit të policisë, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

