Alsat-M 2019-05-13T09:35:06+02:00 Shkupjani Xhengis Xhemaili 54 vjeçar, i cili ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie, për vrasje, ka ndërruar jetë sot nga një atak në zemër në burgun e Idrizovës. I burgosuri ka vdekur derisa ka qenë duke shfrytëzuar kohën e shëtitjes. Ai edhe më herët ishte ankuar për problemet me zemrën, mirëpo nuk kishte marrë trajtimin e duhur. Ai u dënuar për vrasjen e Amel Zverotiç, që e kishte qëlluar në afërsi të liqenit Treska në vitin 2006, për një borxh prej 100.000 eurove, që i kishte mbetur Xhengisit. Xhengis fillimisht ishte dënuar në mungesë me 20 vjet…
Author: almakos
Alsat-M 2019-05-13T08:49:16+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “Titanik” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Rasti “Titanik” gjendet në procedurën e dëshmive dhe po prezantohen dëshmi të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale. Po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, fragmente nga faturat, vërtetime dhe dokumente të tjera. Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska,…
Alsat-M 2019-05-13T08:22:48+02:00 Dita e parë e punës nga mandati pesëvjeçar i presidentit të sapozgjedhur Stevo Pendarovski në “Vilën Vodno”. Në inaugurimin e djeshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre të cilët votuan për të, e edhe i atyre që votuan për kundërkandidatët e tij, si dhe të atyre të cilët nuk dolën në votim. “Puna e parë që do ta bëj, është ta shtrij dorën për bashkëpunim ndaj opozitës”, tha presidenti Pendarovski në inaugurim, duke shtuar se është koha të fillojë pajtimi qytetar sepse…
Alsat-M 2019-05-13T08:16:25+02:00 Moti i vranët dhe me shi do të vazhdojë edhe sot në mbarë Maqedoninë. “Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit edhe sot do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore ku pritet të bjerë 40 litra në metër kub. Do të fryjë erë mesatare, kryesish nga drejtimi juglindor. Nesër reshjet do të jenë më mesatare dhe kryesisht nga pjesët lindore, ndërsa të dielën të dobëta dhe lokale. Nga java e ardhshme priten ftohje më e dukshme me reshje shiu të përcjella me…
Alsat-M 2019-05-13T00:46:48+02:00 Aksident i rënde ka ndodhur para pak minutash në Tetovë si pasojë një 18 vjecar ka humbur jetën. Jozrytarish dy makina të tipit Audi dhe Renualt kanë berë garë dhe njëri nga shoferët ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një park në lagjen 160 në Tetovë. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të policisë, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikës./Alsat
Shtetasi nga Kosova, Dashamir Xh. (44) është aksidentuar sot pasdite teksa lëvizte me automjetin e tij në aksin kombëtar Berat-Lushnje, pranë fshatit Poshnje. Ai humbi kontrollin e automjetit Audi CR8 me targa angleze, e pas disa rrotullimeve në rrugë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Drejtues të mjeteve të tjera që kalonin në atë çast në të njëjtin aks i kanë ardhur në ndihmë shtetasit nga Kosova, i cili pasi është nxjerrë nga makina është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku konfirmohet se pavarësisht dëmtimeve të shumta në kokë, ai është jashtë rrezikut për jetën.…
Dy persona janë lënduar si pasojë e rrokullisjes së një veture në Brezovicë. Vet-aksidenti a ndodhur rreth orës 16 e 40. Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi. “Po para 20 minutash (rreth orës 16:40) ka ndodhur një vet-aksident ku një veturë e tipit xhip është rrokullisur duke rënë 200 metra më poshtë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar të cilët janë dërguar për shërim në spital në Shtërpcë”, ka deklaruar Gashi. Po ashtu dje një aksident me fatalitet ndodhi në Pejë ku mbeti i vdekur një këmbësorë./Telegrafi/
Ankuesja femër në Pejë ka raportuar se vajza e saj ka shkuar në shkollë në mëngjes dhe ende nuk është kthyer. E njëjta deklaron se asnjëherë nuk ka ndodh qe viktima të mos kthehet nga shkolla. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar. Po ashtu, një vajzë nga Vushtrria është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti e ka raportor në Polici, babai i vajzës. Ndërkohë, njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin./Telegrafi/
Policia e Kosovës mbrëmë në zonën e Pejës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, me ç’rast ka mbyllur katër lokale të dhe ka arrestuar personin me iniciale D.S, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione se fillimisht në një lokal nate në dalje të qytetit, dyshohet se zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, prostitucion, persona të kërkuar nga gjykatat dhe armëmbajtje pa leje. “Njësia e Hetimeve, Stacioni Policor në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë marrë urdhrin nga Gjykata Themelore në Pejë, për kontroll-bastisje të…
Alsat-M 2019-05-12T15:52:04+02:00 Stevo Pendarovski mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rezidencën presidenciale, Pendarovski u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov. [embedded content] Para hyrjes në villen e presidentit, Pendarovski u prezentua me kabinetin që e trashëgoi nga Ivanov. Presidentit të ri iu përshkua me pak fjalë vila nga ana Ivanovit. Paraprakisht në Kuvend u bë inaugurimi dhe betimi i presidentit të ri. Pendarovski u betua para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektoj kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se…
Alsat-M 2019-05-12T15:45:22+02:00 Pas inaugurimit të Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut, partitë politike parlamentare u prononcuan lidhur me këndvështrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së presidentit. Opozita maqedonase akuzon se LSDM-ja dhe Stevo Pendarovski janë futur në borxh politik tek partnerët e koalicionit. [embedded content] “Pendarovski dhe Zaev do të paguajnë kredi të madhe në llogari të qytetarëve të cilët votuan për të dhe pritën më shumë nga ai. Ata dhanë gjithçka dhe u futën në kredit të madh me qëllimin e vetëm që Pendarovski të bëhet president. – tha Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së BDI hodhi…
Alsat-M 2019-05-12T15:22:59+02:00 Kryeministri Zoran Zaev nuk ka marrë pjesë në inaugurimin e Pendarovskit por përmes një video mesazhi ai e ka uruar për marrjen e detyrës së re, me besimin se do të punojë për vazhdimin e rrugës së nisur për zhvillimin e vendit. Zaev thotë se Pendarovski do të jetë president i të gjithëve. [embedded content] Sot vendi ynë fiton president, ky është i joni Stevo Pendarovski, lider i cili na bashkangjitet në kryesimin përpara, në nismën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut vend të bukur për të jetuar. Sot, Pendarovski e merr detyrën…

