Alsat-M 2019-05-12T15:45:22+02:00
Pas inaugurimit të Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut, partitë politike parlamentare u prononcuan lidhur me këndvështrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së presidentit. Opozita maqedonase akuzon se LSDM-ja dhe Stevo Pendarovski janë futur në borxh politik tek partnerët e koalicionit.
“Pendarovski dhe Zaev do të paguajnë kredi të madhe në llogari të qytetarëve të cilët votuan për të dhe pritën më shumë nga ai. Ata dhanë gjithçka dhe u futën në kredit të madh me qëllimin e vetëm që Pendarovski të bëhet president. – tha Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së
BDI hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë LSDM-ja konsideron se nga sot Maqedonia e Veriut posedon presidentin e vërtetë.
“Pendarovski është kandidati ynë dhe ne konsiderojmë se ishim faktori që vendosëm për fitoren e tij. Nuk kemi pse t’i dërgojmë fatura kandidatit tanë i cili i fitoi këto zgjedhje”. – theksoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së
“Më në fund pas 10 viteve fituam presidentin e vërtet i cili u zgjodh në zgjedhje të lira dhe demokratike. Jemi të bindur se Pendarovski do të na çojë para dhe do të jetë udhëheqës i përparimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit në NATO dhe BE”. – u shpreh Frosina Remenska, Deputete e LSDM-së
Opozita shqiptare pret që presidenti i ri të mos veprojë si ish presidenti Gjorge Ivanov.
“Nëse presidenti i ri ka vullnet dhe gatishmëri që të bashkëpunojë me opozitën shqiptare, sigurisht që edhe neve do të bashkëpunojmë me kapacitete të plota”. – theksoi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa
Inaugurimin e Pendarovskit për president e përshëndetën edhe po zyrtar politik nga rajoni dhe më gjerë.
Adrian Kerimi



