Author: almakos

Alsat 2019-05-13T14:11:40+02:00 Pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimet e njëjta lidhur me propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së. Partia e Hristijan Mickoskit akuzon pushtetin se qëllimisht po zvarrit procesin, që më pas fajin për mos marrjen e datës për bisedime t’ia faturojë opozitës. VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se propozimi duhet dërguar në Komisionin e Venecias para miratimit tij në Kuvend. Qeveria të mos e fsheh paaftësinë e saj duke kërkuar fajtorin e mos marrjes së datës për bisedime me BE-në. Adresa e fajtorit është në Qeveri. Bëhet fjalë për kapacitetet menaxhere të ministres Deskoska e cila më tepër…

Lexo më Shumë

Njësitet e stacionit policor në Pejë, me datën 12.05.2019 rreth orës 20:35, në Rr. “Lekë Dukagjini” në Pejë, kanë vepruar menjëherë bazuar në informata se një person është duke shitur substancë narkotike. “Është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër (64) paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe 2 (dy) radiolidhje”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N për shkak të dyshimit të bazuar se me veturë në vendkalimin për këmbësor, e ka goditur një person i cili për pasojë ka ndërruar jetë. “Me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që derisa po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane ku shpejtësia është e kufizuar me shenjën e komunikacionit prej 35 km/h dhe fare…

Lexo më Shumë

Opozita akuzon pushtetin se qëllimisht zvarrit konsensusin për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Sipas VMRO-së, Qeveria me qëllim po refuzon çdo kërkese për faktin që mos marrjen e datës për bisedime ta arsyetoje duke akuzuar opozitën. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se takime të reja nuk do të ketë derisa opozita nuk heq dorë nga kërkesa për amnisti. Lidhur me takimin e liderëve, palët thonë se për këtë duhet pyetur kryeministri Zaev.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-13T13:02:10+02:00 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot deklaroi se me qasje serioze janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet për fëmijët e pa vaksinuar të cilët duhet ta fillojnë arsimin fillor me qëllim që të respektohen ligjet dhe të ruhet shëndeti publik. Theksoi se është realizuar takim me ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë, Venko Filipçe dhe Renata Deskoska, si edhe se përsëri për çështjen do të bisedohet në seancën e Qeverisë. “Një prej opsioneve të cilat do të shqyrtohen është të regjistrohen nxënësit ndërsa në ndërkohë të vaksinohen ose në shtator, fillim të shtatorit të ketë vaksinim…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-13T12:41:04+02:00 Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt që pasojnë për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE, ka deklaruar ambasadori i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar pas takimit të sotëm me shefin e shtetit në “Vila Vodno”. “Kisha takim me presidentin Pendarovski. Ia përcolla urimet nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe nga presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ku ata shprehin gatishmërinë për bashkëpunim shumë të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimit të Evropës së bashkuar”, ka thënë Zhbogar. Euroambasadori ka thënë se në…

Lexo më Shumë

Në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident, si pasojë e të cilit lëndime kanë pësuar tre persona. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas të cilës, aksidenti ka ndodhur në këtë rrugë, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit. “Rreth orës 11:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Siç ka bërë të ditur Ahmeti, në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar tre persona. “Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-13T12:25:52+02:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga sot po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, gjatë të cilës do të ketë takime me nikoqirin e tij, kryetarin e Këshillin nacional austriak, Volfang Sobotka, informoi shërbimi kuvendor për shtyp. Xhaferi shoqërohet nga sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe deputetët dhe anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Austrinë, Rexhail Ismaili dhe Meri Llazarova. Sipas agjendës, përveç me Sobotkën, parashihet që delegacioni të realizojë takim edhe me nënkryetarin e Këshillit aleat, Magnus Bruner, me anëtarët e grupit parlamentar bilateral Austri – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryetaren Shtefani Krisper…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-13T12:23:41+02:00 Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin. Në Bungestagun gjerman, Dimotrov do të marrë pjesë në ngjarjen “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes për emrin: arritjet, sfidat dhe perspektivat”, të organizuar nga grupet parlamentare të të Gjelbërve dhe të seksionit gjerman të Unionit të Federalistëve Evropianë, ku anëtarë janë deputetë nga katër parti politike – CDU/CSU, Sociall-Demokratët, të Gjëbërit  dhe Liberalët. Shefi i diplomacisë do të ketë takime me deputetë në Parlamentin gjerman në të cilat do t’ua prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-13T12:17:30+02:00 Prej sot e deri më 28 qershor shkupjanet do të mund t’i paguajnë faturat e prapambetura për ujë dhe mbeturina pa interes. Personat fizik dhe juridik do të mund të paguajnë borxhin e tyre duke nënshkruar marrëveshje deri në 24 këste mujore, varësisht nga lartësia e borxhit, njoftojnë nga N.P. Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe N.P. Higjiena Komunale.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër (64) paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Policia njofton se në Malishevë pesë të dyshuar janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjar midis dy familjeve. Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë