Alsat 2019-05-13T18:04:00+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruaj menjëherë ligjet e kthyera nga ish presidenti. Nga kabineti i Pendarovskit për Alsat, nuk potencojnë se kur kjo do të ndodhë por thonë se do të bëhet në afat sa më të shkurtër. “Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë.” – thonë nga kabineti i Pendarovskit. ALSAT
Author: almakos
Alsat 2019-05-13T16:39:54+02:00 Policia mbrëmë në ora 21:30 në autostradën Veles – Shkup te vendi i quajtur “Shtipska Kluçka” gjatë kontrollit të automjetit “Opel Omega” me targa të Shkupit të drejtuar nga 53-vjeçari I.M. nga Haraçina, në automjetin ka gjetur dhjetë migrantë ilegalë. Siç informojnë nga SPB Veles, punohet në zbardhjen e rastit. Siç sqaron zëdhënësi Veroljub Dodevski, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngritet padi adekuate kundër personit I.M.
Policia e Kosovës konkretisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike – DHKEK, pas aplikimit të metodave dhe teknikave të avancuara të hetimit, mbështetur nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar operacionin policor lidhur me planin operativ ‘100 euro’. Sipas njoftimit për media gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta’. Personat e dyshuar të arrestuar gjatë këtij operacioni janë: I. S. lindur me 1981 m/sh/k dhe F. B. lindur me 1993 m/sh/k. “Gjatë operacionit policor janë sekuestruar treqind e…
Alsat 2019-05-13T15:49:42+02:00 Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski mbetet i pakapshëm për koment pasi Enti Shtetëror i Revizionit zbuloi parregullsi në punën e shërbimit publik. Cvetkovski edhe sot nuk u përgjigj në telefon, e as që iu përgjigj porosive SMS, që ia kemi dërguar. Pasi ai vendosi të hesht, Anti-Korrupsioni njoftoi se do të hap lëndë pasi revizorët zbuluan parregullsi në punën e tij. Paralelisht, gjetjet e Revizionit do të kontrollohen edhe nga Policia Financiare. Por, emri i Marjan Cvetkovskit regjistrohet edhe në hetimet e Prokurorisë Speciale. Ekipi i Katica Janevës dyshon se në lëndën “Propaganda” janë shpenzuar 30 milionë euro…
Alsat 2019-05-13T15:44:51+02:00 Aksidenti i mbrëmshëm në Tetovë me ç’rast një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar rëndë, ka shqetësuar banorët e Tetovës. Raste të këtilla të vozitjeve të shpejta nga të rinjtë ka shpesh thonë banorët e Tetovës, derisa fajësojnë prindërit dhe Sektorin e Punëve të Brendshme, nga të cilët kërkojnë që kontrolli të jetë më i rreptë dhe patrulla më të shpeshta të policisë. “Ne nuk mbushemi mend asnjëherë, prindi vet duhet ta korrigjoj fëmijën e vet, po normal edhe kontroll i rreptë i policisë duhet sepse vetëm policia duhet t`i ndalojë”. “Edhe Policia edhe…
Alsat-M 2019-05-13T15:29:32+02:00 Duke filluar nga nesër fillon liberalizimi i kushtëzuar i tregut. Tregtarët së paku një javë do të përcaktojnë vetë çmimin e shitjes me pakicë. Nuk do të ketë shok çmime, sigurojnë nga Komisionin Rregullator i Energjetikës. Përllogaritjet e tyre thonë se nëse edhe sot përcaktohen çmimet, sipas metodologjisë së vjetër, do të kishte një rënie të vogël te benzina, si dhe një rritje minimale të çmimit të dizelit. Unë nuk pres që tregtarët të bëjnë ndonjë lloj aventure dhe të shkaktojnë ndonjë shok në çmime. Nëse hyjnë në një aventurë të tillë, gjatë miratimit të metodologjisë së re,…
???????????????????????????????????? Alsat 2019-05-13T15:22:07+02:00 Statusi i më shumë se 90.000 lëndëve për privatizim të truallit ndërtimor do të mund të kontrollohet me veglën e re të internetit të Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë për Punë Pronësore Juridike. Kjo mund të bëhet me shënimin e numrit arkivor të lëndës, kohës së parashtrimit dhe parcelës së kadastrës dhe komunës. Nëse parashtruesi nuk ka të dhëna për parcelën do të mund të shënojë numrin e amzës. Më pas në postën elektronike që do të jetë e shënuar mbërrin informacioni për fazën në të cilën është zgjidhja e lëndës. Në platformën e re tashmë…
Alsat-M 2019-05-13T15:17:46+02:00 Në dy javët e ardhshme, zyrtarisht do të lëshohet në përdorim autostrada Miladinovc – Shtip. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, thotë se pengesa e vetme për të punuar është vetëm shiu. Sa më pak të bie shi aq më shpejt do të vendoset gardhi në këtë autostradë. Kitanov siguron se që më 19 dhjetor, ka marrë njoftim nga realizuesi Sinohydro se autostrada është gati, por pastaj inspektorët e shtetit e kanë vërejtur se gardhi përgjatë autostradës nuk është përfunduar. Edhe rreth dhjetë kilometra nga seksioni nuk kanë gardh. Nëse merrni parasysh se diku një…
Alsat-M 2019-05-13T15:07:06+02:00 Në vilën presidenciale në Vodno, Stevo Pendarovski realizoi ditën e parë të tij në pozitën e Presidentit. Mesazhi i tij i parë në rrjetet sociale është një thirrje për pajtim qytetar. Është koha që t’i shërojmë plagët e mbetura nga e kaluara jonë e afërt dhe ta fillojmë vërtetë pajtimin qytetar sepse nuk kemi atdhe rezervë të cilin do të mund ta quajmë shtëpi. Në këtë rrugë dua të angazhohem pa rezerva, pa mbajtur llogari për rejtingun politik personal. Të gjithë njerëzit qëllimmirë, politikanë dhe parti të cilat vendosin të shkojnë rrugës së njëjtë, do ta kenë mbështetjen…
Alsat 2019-05-13T15:01:02+02:00 Temperaturat pranverore rikthehen pas të premtes. Edhe pse jemi në mes të muajit maj, moti më shumë i ngjanë stinës së vjeshtës. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në ditët e ardhshme i gjithë territori do të përfshihet nga reshje intensive të shiut dhe erë me intensitet të lartë. Ndërkohë që vendi pritet të “vizitohet” nga stuhia e fuqishme Enti Hidrometeorologjik, nuk specifikon ndonjë rajon si më të rrezikuar. Deri të premten do të mbizotërojë moti me reshje të mëdha shiu dhe me erë të përforcuar. Pritet që deri të premten të ketë reshje shiu prej 50 deri 70…
Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor. Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro . I pandehuri R.M, akuzohet se më 16…
Alsat 2019-05-13T14:26:32+02:00 Ministria e Arsimit ka miratuar programin e ri në lëndën e arsimit muzikor për shkollat fillore. Në këtë program deri tani është mësuar vetëm për kompozitorët dhe kulturën maqedonase, ndërsa tani janë shtuar kulturat e gjithë etniteteve të tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, përfshi edhe këngë, kompozitorë shqiptarë. Përmbajtjet e reja kontribuojnë për avancimin e multikurtularizmit, njohjen dhe respektimin e diversiteteve. Secili nxënës do të mësoj kulturën dhe traditën muzikore të komunitetit që i përket si dhe do të kenë mundësi që të mësojnë edhe për kulturën muzikore dhe traditën e bashkëqytetarëve të bashkësive të tjera…

