Alsat-M 2019-05-14T13:29:55+02:00 Prokuroria e Shkupit ende pret rezultatet e analizave të vaksinës MRP, në të cilat kishte deklarata me afat të skaduar, derisa lënda për këtë rast ishte hapur prej më shumë se tre muajve, gjegjësisht më 29 janar 2019. Analizat e përmbajtjeve të vaksinave të cilat duhet të tregojnë se a janë të dëmshme për shëndetin, janë porositur dhe po analizohen në vendet evropiane. Analizat e vaksinave janë në procedurë e sipër. Sipas urdhëresës nga prokuroria publike, analizat e përmbajtjes së vaksinave dhe eventualisht dëmin e tyre mbi shëndetin e pacientëve po e realizon Qendra për hulumtime dhe kontrollim…
Author: almakos
Alsat 2019-05-14T12:26:07+02:00 “Mandati im skadon në shtator, kjo sipas Ligjit për Prokurori Publike. Unë në krye të këtij institucioni do të qëndroj deri në fund, deri sa të mund të jem prokuror special, jo pse dua por sepse vlerësoj se e meritoj që të jem në krye të këtij institucioni”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (13 maj) ka arrestuar një person në Shtime. Policia ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet që së bashku me dy persona tjerë të dyshuar kanë thyer dhe vjedhur gjësende në një mishtore. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kohëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur grabitje të ndryshme, cak i grabitësve në shumicën e rasteve ishin institucionet mikrofinanciare./Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një personi në Prishtinë i është vjedhur vetura nga parkingu. Pas hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, policia ka arrestuar atë, transmeton Telegrafi. PK ka bërë të ditur se tek i dyshuar janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar. Ndërsa pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një femër. Në njoftimin e Policisë thuhet se hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar të dyshuarin A.K . (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, e mitur, transmeton Telegrafi. I dyshuari, për disa ditë rresht përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash – përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës. Në…
Alsat 2019-05-14T10:43:50+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, si edhe Sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova, realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me ftesë të të cilit Delegacioni qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet dhe kontaktet ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit austriak janë miqësore si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Kryetari Sobotka e përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se, kjo paraqet shembull…
Alsat-M 2019-05-14T09:48:43+02:00 Në Mavrovë dhe Lazaropole gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më shumë reshje. Në Mavrovë, sipas informacionit të DPHM kanë rënë 47 litra shi në metër katror dhe 45 litra në Lazaropole. Reshje të shiut janë regjistruar më shumë në pjesën perëndimore të vendit. Në Manastir dhe Pretor kanë rënë 32 litra në metër katror, në Pozharane 30 litra, Krushevë 28, Ohër 23 litra, Dibër 19, Tetovë, Kumanovë dhe Topollçan 12 litra, Prilep 10, tetë në Shkup Petrovec, shtatë në Shkup Zajçev Rid dhe Gjurishte, tre në Shtip, dy në Gjevgjeli dhe një litër në Strumicë, Kriva…
Alsat-M 2019-05-14T09:40:04+02:00 Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në shtatë prej gjithsej 12 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë është shkaktuar dëm material. Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni i ka përjashtuar 13 drejtues të automjeteve para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit, 13 të cilët kanë qenë me afat të skaduar të lejes për qarkullim dhe 18 automjete të paregjistruara. Janë gjobitur edhe 70 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 52…
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin “Grabitje”, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet. “Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare,me 12.05.2019 rreth orës 22:30 minuta në rrugën ,,Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular. Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale,ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje. Tek të dyshuarit është…
Alsat-M 2019-05-14T08:48:38+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Në seancën paraprake më 6 maj u dëgjuan dëshmitarët. Lëndën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smikovës më 12 prill të vitit 2012 u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në…
Alsat 2019-05-13T19:05:16+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski në ditën e parë të mandatit ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e refuzuara nga ish presidenti Gjorge Ivanov. Nga kabineti i tij për Alsat thonë se Presidenti, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e këtyre ligjeve. Një pjesë e tyre kanë kaluar leximin e tretë Në Kuvend kurse pjesa tjetër janë vendosur në rend dite në seancën e 16 majit. Nuk dihet akoma nëse Pendarovski do të dekretojë fillimisht ligjet të cilat tashmë…
Alsat 2019-05-13T18:38:57+02:00 Hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut në qershor të vitit 2019 do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv për të gjitha vendet aderuese nga Ballkani Perëndimor. Këtë e theksoi sot nënkryetari i Këshillit Federal, Magnus Bruner, pas takimit me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, i cili gjendet për vizitë zyrtare dyditore në Austri. Xhaferi është i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, në cilësi të kryetarit dhe anëtares së Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe sekretaren e përgjithshme, Cvetanka Ivanova. Nënkryetari i Dhomës së Epërme dërgoi urime për arritjen…

