MINOLTA DIGITAL CAMERA Alsat-M 2019-05-15T09:47:44+02:00 Një i porsalindur sot është lënë në mëshirë të fatit në trotuar në lagjen Fushë Tophanë. Dëshmitarët kanë njoftuar se foshnja ishte i porsalindur dhe i gjithi i mbuluar në gjak, atëherë kur e kishin hasur kalimtarët e rastit. Foshnja kishte qenë e zhveshur dhe pa rroba. Foshnja është gjetur dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”./Alsat
Author: almakos
Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe ajo e Pejës, kanë ngritur aktakuza për vepra të ndryshme penale. Sipas raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shteti, thuhet se Prokuroria e Prizrenit ka ngritur katër aktakuza, për gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Kurse ajo e Pejës, ka ngitur 16 aktakuza brenda 24 orëve. /Telegrafi/
Alsat-M 2019-05-15T09:29:19+02:00 Deputetët po presin që të kthehet kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nga udhëtimi zyrtar, që pastaj të thirret Komisioni – për çështje të imunitetit për të debatuar rreth mandatit të azilantit dhe të dënuarit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ende figuron deputet në Kuvend. Gruevski megjithatë ka gjashtë muaj në arrati, me çka plotësohen të gjitha kushtet që ti merret mandati me arsye të mungesës pa arsyetim prej gjashtë muajve./Alsat
Alsat-M 2019-05-15T08:15:00+02:00 Kryetari i NDI-së nga Uashingtoni, Derek Miçel sot qëndron për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takim me Klubin e deputeteve. Miçel do të takohet edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Vesel Memedi dhe me sekretaren e përgjithshme, Cvetanka Ivanova.
Alsat 2019-05-15T01:28:02+02:00 Pas mesnatës një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit. Jozyrtarisht, gjatë përplasjes së një makine me një kamion, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Shkup.
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili dyshohet si pjesëmarrës në një grabitje të armatosur dhe lëndim të rëndë trupor të viktimës, që ka ndodhur 10 ditë më parë në Klinë. Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur më 4 maj rreth orës 20:54. “Më datën 4.05.2018 rreth orës 20:54 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në QKMF në Klinë ishte një person i lënduar i cili është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor. Patrulla policore menjëherë ka shkuar tek QKMF dhe ishin informuar se viktima është transportuar drejt spitalit rajonal në Pejë me auto ambulancë…
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.S. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje. “Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa…
Alsat 2019-05-14T18:43:56+02:00 Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë po zhvillohet normalisht pavarësisht thirrjeve të Institucioneve përgjegjëse për mos pranim të fëmijëve të pavaksinuar. Disa nga Shkollat që vizitoi ekipi i Alsat regjistrojnë të gjithë fëmijët në klasën e parë, edhe ata të pavaksinuar, por në lista të veçanta me kusht që deri në shtator të kompletojnë kartonin vaksinal. Në shkollën fillore “Skënderbeu në Haraçinë” janë regjistruar 80 fëmijë, prej të cilëve 3 me karton vaksinal të pakompletuar. [embedded content] Deri tash, në shkollën tonë, në komunën e Haraçinës i kemi gjithsej 250 nxënës për regjistrim. Deri tash janë regjistruar…
Alsat 2019-05-14T18:15:01+02:00 Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, konfirmoi komisari përgjegjës për Zgjerim të BE-së, Johanes Han. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) Han konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve të cilat janë në procesin e zgjerimit. “Për dy javë do ta paraqesim raportin tonë vjetor ku definitivisht do të rekomandojmë hapjen e bisedimeve për të dyja vendet (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria)”, deklaroi Han. Siç kumtoi komisari…
Alsat 2019-05-14T18:00:34+02:00 Qeveria në seancën e sotme të 135-të miratoi konkluzion që në çdo shkollë të mund të regjistrohen vetëm fëmijë të cilët janë vaksinuar dhe për këtë kanë dokument-vërtetim adekuat. Në të gjitha shkollat të pranohen aplikimet për regjistrim në shkolla edhe të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar, por të mos bëhet regjistrim i tyre derisa nuk dorëzohet dokument/vërtetim adekuat për vaksinim, informoi Ministria e Shëndetësisë (MSH). Sipas të dhënave të tyre, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeçarë me MRP vaksinë nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është…
Alsat 2019-05-14T17:12:48+02:00 Integrimi evropian i vendit ishte në fokusin e takimeve që ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot i kishte me Mihael Rot, ministër për Evropën në MPJ-në gjermane, Jan Heker, këshilltar për politikë të jashtme të kancelares Merkel dhe Metin Hakverdi, deputet në Bundestagun gjerman nga radhët e SPD-së. Në fokusin e takimit me ministrin Rot, siç kumtoi MPJ-ja ishin çështjet e ndërlidhura me integrimin evropian të vendit. Në atë drejtim, ministri Dimitrov brifoi për rrjedhën e reformave vendore dhe procesin zgjedhor presidencial të zbatuar me sukses dhe i riafirmoi argumentet për marrje të vendimit për fillim…
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku ka pësuar lëndime një person. Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur mes dy automjetesh. “Rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mes dy automjetesh, me ç’rast lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Telegrafi/

