Author: almakos

Alsat 2019-05-15T22:17:32+02:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot pasdite në aeroportin e Shkupit ka pritur Princin Edward, kontin e Sussex-it. Me këtë rast, Shekerinska në Twitter ka shkruar “një vizitë unike që flet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”. Madhëria e tij, Princi Edward nesër do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Filarmoninë Kombëtare për të shënuar bashkëpunimin midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore në sferën e arsimit, mjedisit jetësor dhe artit. Kjo është vizita e dytë e Princi Edward në Maqedoninë e Veriut.  Në vitin 2006, ai kishte vizituar vendin tonë me rastin e hapjes…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T20:26:20+02:00 Gratë në Republikën e Maqedonisë Veriore duhet të ndjehen të barabarta, të sigurta, të respektuara, të përfshira dhe të integruara plotësisht në një shoqëri me zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev. “Në prezantimin e Raportit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave, theksova se përveç përpjekjeve të Qeverisë deri tani, po punojmë për zgjidhje të reja dhe të qarta ligjore që parandalojnë dhunën dhe mbrojnë gratë viktima të dhunës. Dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështja e një gruaje, por një çështje që vlen për secilin…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier, raporton tch. Dy shtetasit e dëmtuar janë: T.H, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe E.C, 35 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkelqim Bregu 58 vjeç, banues në Përmet.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T19:08:22+02:00 BE nuk duhet të heqë dorë nga Ballkani dhe premtimet e paplotësuara të anëtarësimit mund të dobësojnë rrymat e moderuara dhe reformiste në rajon, shkruan Financial Times. Sipas gazetës, BE mund të bëjë një gabim historik në Ballkan, pasi krerët e BE në samitin e qershorit duhet të vendosin për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi duhet të jetë unanim, por disa vende, Franca dhe Holanda, hezitojnë në fazën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit. Franca dëshiron që BE të përqendrohet në reformat e saj, duke forcuar zonën e euros dhe duke shmangur masat…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona D. R ( 1991 mashkull) dhe F.Z ( 1996) femër, si të dyshuar se në dy banka kanë deponuar 15 mijë euro para fals. Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 kartëmonedha nga 500 euro, dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 mijë  euro. Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R.…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin A.K për shantazh. Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri A.K, dyshohet se më 13 maj në Ferizaj, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, fillimisht ka kanosur të dëmtuarën A.I., me vendbanim të përkohshëm në Gjermani, ku pasi e njëjta i kishte dërguar disa fotografi intime të bëra më parë përmes rrjetit social, i pandehuri nga e dëmtuara ka kërkuar një shumë parash në vlerë prej 100 euro, në të kundërtën do të publikoj fotot, duke i paraqitur edhe dy kushte, njëri që posa të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T15:46:00+02:00 Nivel i lartë i dhunës ndaj gruas kryesisht nga partneri intim, vetëdije e ulët për reagim ndaj dhunës dhe mos-besim ndaj institucioneve, janë treguesit që dalin nga rezultatet e anketës së drejtuar nga OSBE-ja për dhunën gjinore në vend. Rezultatet u prezantuan në Qeveri nga krerët dhe përfaqësuesit e misionit të OSBE-së. [embedded content] Pothuajse gjysma e grave të cilat janë anketuar në Maqedoninë e Veriut besojnë se dhuna familjare është çështje private që duhet të zgjidhet brenda familjes dhe tre nga dhjetë gra besojnë se viktimat i zmadhojnë pretendimet për dhunë. Hulumtimi tregon se disa gra mendojnë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T15:36:17+02:00 Deri në fund të muajit maj do të marrë fund frika e ministrave të kabinetit ekzekutiv dhe do të zgjidhet dilema e kryeministrit, se cili prej tyre do të duhet të lëshojë karrigen. Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur se përveç ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë ndryshim edhe të strukturave drejtuese në institucionet e tjera që janë në kompetencë të Qeverisë por edhe në LSDM. [embedded content] Besoj se në fillim të qershorit do të dal me ndryshimet komplete në strukturat udhëheqëse në nivel të ministrave dhe institucioneve shtetërore dhe besoj nga fundi i qershorit do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T15:32:56+02:00 Rasti Titanik, i PSP-së, ku të akuzuar janë disa nga ish funksionarët partiak dhe qeveritarë të VMRO-DPMNE-së, për veprime kundër zgjedhjeve dhe akteve të tjera, është një nga rastet e rralla për të cilën në Gjykatën Penale të Shkupit ka dinamikë të përshpejtuar të gjykimit. Deri te përfundimi i tillë mund të vijmë nëse analizojmë orarin e gjykimeve për muajin maj, në rastet nën juridiksionin e Katica Janevës. Më shumë seanca të caktuara për lëndët e PSP-së në muajin maj 2019 Lënda Numri i seancave të planifikuara Titanik 6 Treqind 5 Monstra 3 – Titanik me 6 seanca;…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T15:10:25+02:00 Policia vitin e kaluar i ngriti kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare, por Prokuroria për Krimit të Organizuar konstatoi se nuk ka prova për ta ndjekur. Drejtori i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, shpëtoi nga ndjekja penale pasi MPB-ja vitin e kaluar ngriti një kallëzim kundër tij për përzgjedhjen e kompanisë “Analitika” për të matur auditoriumin e Televizionit në mënyrë elektronike. MPB-ja dyshonte se me zgjedhjen e kompanisë në tender, Cvetkovski ka lejuar të paguhen 20 mijë euro më shumë në dëm të buxhetit. Por, prokuroria vendosi ta ndërpresë procedurën kundër tij. Nga provat e mbledhura është vërtetuar se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T14:59:59+02:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar Komisionin për Çështja të Rregullores, mandateve dhe imuniteteve se deputeti Nikolla Gruevski ka munguar më tepër se gjashtë muaj pa arsye. Më këtë janë plotësuar kushtet që Kuvendi të procedojë drejtë heqjes së mandatit. I pari i ligjvënësit kërkon nga Komisioni amë që të veprojë në përputhje me Rregulloren. Kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, Pavle Bogoevski deklaroi se mbledhjen do ta thërras javën e ardhshme. Në këtë rast kur bëhet fjalë për heqje të mandatit dhe jo për paraburgim, kemi të bëjmë me situatë jo urgjente.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-15T14:53:54+02:00 Ministria e Arsimit dhe EVN Maqedoni kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Memorandumi avancon bashkëpunimin për ndërtimin e një sistemi më të mirë arsimor, promovimin e arsimit të mesëm profesional. Memorandumi po ashtu përmban aktivitete, seminare dhe konferenca të përbashkëta. Shtefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, falënderoi Ministrinë e Arsimit për bashkëpunimin e ngushtë ndërsa siguroi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen. Sot është një ditë e rëndësishme për ne sepse po nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit për të ardhmen e fëmijëve tanë. Por bashkëpunimi ynë nuk fillon tani…

Lexo më Shumë