Author: almakos

Alsat-M 2019-05-16T12:04:13+02:00 Arkëtarja e Institutit për shëndet publik ka përvetësuar gjysmë milioni denarë, para të cilat pacientët kanë paguar në Institut, njoftojnë nga Drejtoria e policisë financiare. “Për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër penale, Drejtoria e Policisë financiare deri te PTHP-ja Shkup, ka ngritur padi kundër personit me iniciale L.R i cili ushtronte detyrën e arkëtarit në Institutin e shëndetit publik, e cila me qëllim që të përvetësojë të mira material në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2016 në më shumë raste ka përvetësuar mjete (para), që ishin të dedikuara për të kryer pagesat e pacientëve në Institut…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-16T11:50:00+02:00 Me një minutë heshtje për të rënët e grupit të Kumanovës në “lagjen e trimave”, ka filluar seanca gjyqësore në gjykatën e Apelit në Shkup, për rastin e Kumanovës. Gjykimi ka filluar me atmosferë të dhunshme dhe me revoltë të theksuar nga ana e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Ata nuk e lejuan gjykatësen të flet në gjuhën maqedonase. Grupi i Kumanovës i është drejtuar në gjuhë maqedonase gjykatëses: Flisni shqip, këtu është Shqipëri, Ju jeni ardhacakë këtu , ka thënë Val Zekaj nga Grupi i Kumanovës, duke mos lejuar gjykatësen të flet. Ai u përkrahë edhe nga…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-16T11:39:00+02:00 Me kërkesën për hetim ndërkombëtar dhe me atmosferë të tensionuar të akuzuarit për rastin Lagja e Trimave lëshuan seancën gjyqësore. Kërkesat e tyre i lexuan para trupit gjykues ndërsa i akuzuari Valdet Zekaj dhe Genc Sefaj ishin më të zëshmit. Kërkesat e tyre janë në fotografitë më poshtë.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-16T11:05:14+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do ta presë kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev. Takimi do të mbahet në Vilën Vodno në orën 16:15, kumtoi kabineti i shefit të shtetit./MIA/

Lexo më Shumë

Policia në Kamenicë ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit janë pajisur me patentë shoferi të Republikës së Kosovës duke përdorur patentë shoferi të një shteti tjetër. Mirëpo, dyshohet se këto patentë shoferi të shtetit tjetër janë të falsifikuara. Të dyshuarit kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shoferë të huaj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në Ferizaj, pasi që të njëjtat kanë vjedhur disa rroba në njërin nga lokalet e qytetit. Pas intervestimit që iu është bërë, prokurori ka vendosur që njëra nga femrat të dërgohet në mbajtje dhe tjetra të lirohet në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (15 maj), rreth orës 16:00. Raste të tilla të vjedhjeve janë mjaft të shpeshta, PK njofton pothuajse çdo ditë për vjedhje në lokale të ndryshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-16T10:11:02+02:00 Policia në Shqipëri ka arrestuar një 44 vjeçar në Kurbin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”. Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar personi me inicialet H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-16T09:57:06+02:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar vazhdimet e mbledhjeve të 97-të, 94-t dhe 91-të. Në rend dite të mbledhjes së 97-të janë Ligji për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik dhe Ligji për mbikëqyrje inspektuese, të gjithë në lexim të tretë. Para deputetëve në vazhdimin e mbledhjes së 94-t do të gjenden Ligji për ndryshim  dhe plotësim të Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, Ligjit për detyrim të Republikës me kredi tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër katër të pandehurve, G.V., S.P., J.P.,B.N., me dyshimin se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “ grabitje”, nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 34 të KPRK-së. “Më 14.05.2019, rreth orës 19:30, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “ Washingtoni” katër të pandehurit, të përgatitur më herët për këtë lloj grabitje, e kanë pritur të dëmtuarin Rr. K., i cili kishte ardhur nga Prishtina për tu takuar me të njëjtit ,me qëllim të blerjes së narkotikëve. Të pandehurit në fjalë e kishin ftuar…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-16T09:35:45+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë të VMRO-DPMNE-së. Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak mungesës së Igor Janushevit dhe Naum Stoilkoviskit, të cilët janë përfaqësues të autorizuar të VMRO-DPMNE-së dhe obligimeve rreth fushatës për zgjedhjet presidenciale. Në rastin “Talir” akuzohen edhe Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski  dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit  zyrtar” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-16T09:31:59+02:00 Gjykata e Apelit në Shkup sot do të shqyrtojë ankesat e 33 të dënuarve të Grupit të Kumanovës lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shtatë prej grupit morën dënime të përjetshme, 13 të dënuar me nga 40 vjet burg, 6 veta me dënime 20 vjet, një i dënuar me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy të tjerë 13 vjet dhe dy të fundit me nga 12 vjet. Katër prej të akuzuarve janë lënë të lirë. Prokuroria atëkohë kërkoi burgim të përjetshëm për gjithë grupin. Në përvjetorin…

Lexo më Shumë