Author: almakos

Alsat 2019-05-17T09:57:19+02:00 Në sheshin “Maqedonia” sot në mesditë do të mbahet manifestimi tradicional “Parakalimi për maturë 2019”, në të cilin do të marrin pjesë rreth 1 000 maturantë nga Shkupi. Në “Parakalimin e Maturës” në mënyrë tradicionale maturantët vallëzojnë në shesh. Përveç në Shkup, parakalim të maturantëve do të ketë edhe në qytetet e tjera të vendit. Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet nga viti 2001 në Lubjanë ndërsa në vend për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër. Nga Qyteti i Shkupit e paralajmëruan praninë e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T09:53:04+02:00 Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot janë caktuar seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Treqind” “Fortesa 2” dhe “Toplik”. Në lëndën “Treqind” akuzohet ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjykatësja Dobrila Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Apeli ia hoqi aktvendimin e shkallës së parë për lëndën dhe e ktheu në rigjykim. Sipas akuzës së PSP,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T09:49:03+02:00 Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut ku do të fryjë erë mesatare në drejtim perëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga pesë deri 11 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me reshje të shiut ku temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku,  14 prej tyre ishin me persona të lënduar ndërkaq në 23 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz. Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të publikuar bën të ditur se kanë shqiptuar edhe 1 mijë e 235 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi. Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 22 persona. 14 janë dërguar në mbajtje dhe 5 të arrestuarit në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një veturë është djegur rreth orës 02:00 pas mesnate, pronë e zëvendësministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviq, e cila është përfshirë nga flakët në qendër të Zubin Potokut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti. Sipas tij, përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar. Siç tha Hoti, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të këtij incidenti. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T09:30:23+02:00 Kur saktësisht do të fillojnë ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucione shtetërore, komuna ku shteti është i përfaqësuar me disa institucione shtetërore dhe kur do të niset me “fshesën” e paralajmëruar varet nga takimi që kryeministri Zoran Zaev duhet ta ketë me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti. Dje nga Qeveria thanë se tani për tani ende nuk është konfirmuar termini për takim të kryeministrit Zaev me liderin e BDI-së Ahmeti lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar qeveritar. “Në këtë moment nuk kemi informacion të saktë për datë dhe kohë për takimin. Lidhur, me rikonstruimin e Qeverisë…

Lexo më Shumë

Një vetëaksident ka ndodhur rrugës për Komoran, ku është vetaksidentuar një cisternë Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se nuk kishte të lënduar. “Vetëaksidenti ka ndodhur rrugës për Komoran. Një cisternë është vetaksidentuar, të lënduar nuk ka por vetëm dëme materiale. Për pak kohë rruga ishte e bllokuar por tani është liruara”, ka thënë ai./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-16T17:56:38+02:00 Shoqëria jonë me të vërtetë duhet të çlirohet nga stigma dhe diskriminimi drejtë personave me pengesa, por edhe drejtë të gjithë të tjerëve të cilët në këtë apo në atë mënyrë dallohen nga ne, theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme ndërkombëtare shkencore-profesionale “70 vite – edukim të organizuar, rehabilitim dhe punësim të personave me pengesa në zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Si nikoqir i konferencës e cila u mbajt në Manastir, kryetari i Qeverisë, përkujtoi shembujt për përfshirje të drejtpërdrejt dhe punë në institucione publike të personave me pengesa dhe bëri thirrje, që të…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve S.P., J.P., B.N. shtetas të Republikës së Kosovës dhe G.V. shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të pandehurit S.P., J.P., B.N. dhe G.V. dyshohen se më 14 maj 2019 në Gjakovë, me qëllim që vetës t’i sjellin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-16T17:17:14+02:00 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 97-të në lexim të tretë miratoi tre ligje që ishin kthyer në Parlament sepse ish-presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi. Në seancë janë miratuar Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese. Këto tre ligje janë një pjesë e ligjeve të cilat ishin miratuar në periudhën e kaluar, por nuk hynë në fuqi për shkak të mosnënshtrimit të dekreteve nga ana e…

Lexo më Shumë

Policia e Pejës njofton se sot rreth orës 15:25, Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Treboviq – është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. K (1964). Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 persona, njëri i gjinisë femërore. Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B për shkak të dyshimit të tentim të përfitimit material. “Me datë 04.05.2018, rreth orës 20:30 min, në fshatin Grabanicë, Komuna Klinë, me përdorimin e forcës tenton ta përvetësoj pasurinë e luajtshme të tjetrit me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që pasi i pandehuri hyn në shitoren e të dëmtuarit ku fillimisht blen një pako cigare në vlerë prej 2.80 € dhe kur i pandehuri e…

Lexo më Shumë