Author: almakos

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.H, të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vite e gjashtë muaj, pasi i njëjti ka tentuar ta vras ish të dashurën e vet, të mitur, duke e therur me thikë disa herë. Sipas gjykatës, i pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor, si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi që pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të femrës me kombësi egjiptiane, ndërsa fizikisht ka sulmuar një person tjetër duke e goditur me tytën e revoles. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15, në Pejë. Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T13:15:28+02:00 Ditë më parë në orët e mbrëmjes personi me iniciale A.A, 61 vjeç, nga fshati Dobrosht i Tetovës duke lëvizur me veturën e tij nëpër rrugët malore, nuk i është përgjigjur urdhrit për ndalim nga policia pyjore në fshatin Dobroshtit të Tetovës, por ka bërë të kundërtën duke shtuar shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, i njëjti person është kthyer sërish me veturën e tij dhe duke shtuar shpejtësinë është drejtuar drejt policisë, të cilët duke parë situatën kanë shmangur përplasjen dhe kanë shtënë në ajër me armët e tyre, në shenjë paralajmërimi.Por, edhe…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:45, në Podujevë. Siç thuhet në raport, gjatë prangosjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T12:56:36+02:00 Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë iniciativë në Kuvend që të gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për (keq)përdorimin e lëndëve narkotike.“Kërkojmë që Kuvendi të hënën të mundësojë kushte dhe ekip mjekësor i cili do të mund ta zbatojë këtë. Njëkohësisht propozojmë që edhe politikanë të tjerë, funksionar aktual dhe mëparshëm, nëpunës administrative, gjykatës, prokuror, kryetarë komunash dhe këshilltarë të na bashkohen në qëllimin tonë që qytetarëve tanë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër keqpërdorimit të lëndëve narkotike”, thanë nga VMRO DPMNE-ja.Përgjigje nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit për njoftimin e grupit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T12:45:26+02:00 Në të gjithë territorin e vendit tonë për momentin mungojnë rreth 350 mjekë familjar. Nga ana tjetër shteti ka marrë përsipër se do të subvencionojë specializimet e mjekëve familjar si masë stimuluese për shtimin e numrit te mjekëve amë në gjithë vendin. Ndërsa në Ditën Botërore të këtij profesioni, mjeket e kujdesit primar kërkojnë kushte me te mira.

Lexo më Shumë

Numri i personave me fruth vazhdon te mbetet i larte. Raste te reja paraqiten çdo ditë. Epidemiologet parashikojnë që epidemia të shënoje rënie me mbarimin e vitit shkollo, atëherë kur edhe fëmijët nuk do kenë shume kontakt me moshatare te tyre. The post “Fruthi”, raste të reja paraqiten çdo ditë appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T11:53:33+02:00 “Nuk përbën diskriminim, ndalimin i regjistrimit dhe pranimit të fëmijëve të pavaksinuar me MRP nëpër kopshte dhe shkolla”, kështu vlerëson Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi. I nxitur nga parashtresat e qytetarëve dhe qëndrimet e thëna publikisht në mediume, Komisioni solli mendim të përgjithshëm sipas të cilit kërkesa për vërtetim se një fëmijë është vaksinuar me MRP gjatë regjistrimit në kopshte apo shkolla nuk paraqet diskriminim në asnjë bazë, përfshirë bindjen, gjendjen shëndetësore, mbrojtjen sociale dhe qasjen drejt shërbimeve. Komisioni vlerëson se masa për ndalesë korrespondon me nevojat reale dhe është proporcionale me efektet që duhet të arrihen. “Nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T11:23:19+02:00 Në sheshin “Maqedonia” sot në mesditë do të mbahet manifestimi tradicional “Parakalimi për maturë 2019”, në të cilin do të marrin pjesë rreth 1.000 maturantë nga Shkupi. Në “Parakalimin e maturës” në mënyrë tradicionale maturantët vallëzojnë në shesh. Përveç në Shkup, parakalim të maturantëve do të ketë edhe në qytetet e tjera të vendit. Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet nga viti 2001 në Lubjanë ndërsa në vend për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër.Nga Qyteti i Shkupit e paralajmëruan praninë e kryetarit të Qytetit, Petre Shilegov.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Pejës, ka kërkuar nga Gjykata, caktimin e paraburgimit për të pandehurin K.S., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”. Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill, në stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke paraqitur pasaportën e vëllai të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T10:26:20+02:00 Në Gjykatën e Apelit, në ditën e dytë janë duke u shqyrtuar ankesat e të dënuarve nga “Lagja e Trimave”. Seanca filloi me fjalët e palës mbrojtëse të të dënuarve, ku mes tjerash avokati Elenko Millanov tha se akuza për veprën penale Terrorizëm ka qenë e gabuar që nga fillimi i këtij procesi gjyqësorë. Ai tha se Prokuroria Publike është dashur të ngrit aktakuzën në bazë te fakteve dhe jo emocioneve. Aksioni policorë i 9 majit të vitit 2015 në Kumanovë ka shkaktuar 18 viktima, por sipas avokatit Millanov, i ashtuquajturi “Grupi i Kumanovës” nuk ka ushtruar terror…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-17T10:14:56+02:00 Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot vazhdon seanca publike në të cilën duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të dënuar për këmbim zjarrin e përgjakshëm në Lagjen e trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, gjatë të cilit jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërkaq 30 persona u lënduan. Seanca publike dje filloi në mënyrë të tensionuar pasi që disa nga të akuzuarit u ngritën dhe me fjalë ofenduese ndaj gjykatës kërkuan ta braktisin seancën, sepse, siç thanë në gjuhën shqipe nuk e…

Lexo më Shumë