Alsat 2019-05-10T16:17:57+02:00
Anëtarët e Komisionit Anti Korrupsion nisën procedurë ndaj deputetes së LSDM-së Tanja Kovaçev meqë nuk i ka informuar për punësimin e bashkëshortit të saj në SHA “Aeroporte”. Ky është rasti i vetëm për të cilin do të veprojë Komisioni Antikorrupsion nga 15 fletëparaqitjet e sotme në të cilat ka dyshim për nepotizëm, por nuk kishte bazë ligjore për vazhdimin e procedurës. U publikuan fletëparaqitje kundër ish-kryetarit të Komunës së Lozovës, Orce Cvetkovski për ndikim në vendimin për punësimin e thuajse gjysmën e familjes, por ato u hodhën poshtë. Anëtarët e Antikorrupsionit u shpallën jo-kompetent, ndonëse në mandatin e Cvetkovskit janë punësuar nipi dhe mbesa, kushëriri dhe djali i tij. Bëhet fjalë për raste më të vjetra se tre vite, për të cilat më nuk kanë kompetencë. Në seancën e sotme Antikorrupsioni edhe një herë i theksoi dobësitë që i ka sistemi për punësim, e veçanërisht Agjencia për Punësime të Përkohshme që drejtpërdrejtë mundësojnë nepotizëm dhe mundësi për ndikim të zyrtarëve aktual. Komisioni Antikorrupsion për rastin e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ku përmendet punësimi i bashkëshortes së mikut të tij në ELEM, gjithashtu u shpall jokompetent meqë nuk mund të veprojë, me arsyetim se nuk bëhet fjalë për anëtar të afërt të familjes.
Ky vend i punës parashikon, ushtrimin e punëve në fushën e marrëdhënieve të punës, evidencë kadrovike, i ndjekë, shqyrton dhe zbaton rregullat ligjore, merr pjesë në problematikën e sigurimit dhe kompensimit të dëmeve, gjë që vë në pikëpyetje aftësinë se si mundet një praktikant pa përvojë pune t’i ushtrojë të gjitha këto aktivitete- deklaroi Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së.
Antikorrupsioni dje ngriti katër procedura ndaj Kryeministrit Zoran Zaev dhe një kundër Zëvendës Kryeministrit Koço Angjushev si dhe ndaj Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mancevski.Ndërhyrje në avancimin e kuadrove u vërejt edhe te Radmilla Sekerinska dhe Venko Filipçe. Më parë dy procedura iu drejtuan liderit të opozitës Hristijan Mickoski.
Ile Spasevski



