Alsat-M 2019-05-10T14:07:33+02:00
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme nga opozita para kryeministrisë. Ambasada shkruan se e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike, por duhet të zhvillohet pa dhunë. “Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive” ka reaguar ambasada e SHBA-së.
Alsat



