Çdo vit, një ritual i njohur ndodh në fund të marsit: ndryshimi nga ora dimërore në atë verore. Këtë vit, ky proces do të ndodhë më 29 mars, kur akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke na bërë të humbasim një orë gjumi. Por, çfarë do të thotë kjo për ne dhe për energjinë që konsumojmë? Ora e kursimit të dritës, e cila do të mbetet në fuqi deri më 25 tetor 2026, ka si qëllim kryesor kursimin e energjisë elektrike. Gjatë muajve të verës, falë dritës së diellit, ne arrijmë të kursejmë rreth 210 orë energji,…
Author: almakos
Ministri Fatmir Limani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me paralajmërimet për rikonstruim të mundshëm të Qeverisë. MARKETING Edhe pse nuk përmendi emra, reagimi i tij vjen pas deklaratave të fundit nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, i cili tha se në muajt maj ose qershor mund të ketë ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. Në mesazhin e tij, Limani theksoi rëndësinë e maturisë, durimit dhe urtësisë në politikë, duke shtuar se sfidat nuk e rrëzojnë një politikan, por mungesa e këtyre vlerave. Ai gjithashtu paralajmëroi se çdo veprim politik ka pasojat e veta, ndërsa në fund theksoi se…
Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bosht ventilimi në një aksident të cilësuar si “plotësisht i shmangshëm” në një kantier ndërtimi në Acton, Londër. Në emisionin “Kosova Today”, moderatori Sabri Agimi ka ndarë detaje lidhur me rastin e trishtë. Ai deklaroi se janë vërejtur shkelje të kushteve të punës në kompaninë ku humbi jetën i riu, teksa shtoi se e njëjta dyshohet se kishte falimentuar. Po ashtu, Agimi theksoi se kompania do të obligohet të paguaj kompensim. [embedded content]
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme sot pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë bisedime produktive për përfundimin e konfliktit. Nafta Brent ra mbi 7%, duke zbritur nën 99 dollarë për fuçi, ndërsa WTI pësoi rënie prej 8%, duke arritur në rreth 90 dollarë për fuçi. Trump njoftoi se ka urdhëruar shtyrjen e të gjitha sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë, në varësi të ecurisë së negociatave. Zhvillimet e fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë, duke reflektuar shpresat për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa para pak minutash u konfirmua vdekje edhe e të dyshuarës. Sipas familjarëve, të cilët folën për EO prapa kamerës, thanë se pas vrasjes së 45-vjeçarit, e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare, ku dyshohet se e ka marrë atë peng. Sipas tyre, në momentin kur 73-vjeçarja është mbajtur brenda në shtëpi, aty ka qenë edhe reja e saj bashkë me fëmijët, ndërsa, sipas familjarit, reja aktualisht ndodhet në gjendje shoku. 73-vjeçarja është gruaja e axhës së të dyshuarës 31-vjeçare,…
Agjencia e motit e OKB-së ka paralajmëruar se klima e Tokës është më e çekuilibruar si asnjëherë në historinë e njerëzimit. Organizata Botërore Meteorologjike thotë se planeti ynë po fiton shumë më tepër energji termike sesa mund të çlirojë, e nxitur nga emetimet e gazrave ngrohës siç është dioksidi i karbonit. Ky “balancim rekord i energjisë” e ngrohu oqeanin në nivele të reja vitin e kaluar dhe vazhdoi të shkrijë akullnajat e planetit tonë. Dhe shkencëtarët kanë frikë se një fazë natyrore e ngrohjes e quajtur El Niño – që pritet të fillojë më vonë këtë vit – së shpejti…
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Marija Fletkovska Atanasova, meteorologe kujdestarie, ka njoftuar se moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Sipas saj, në rajonet malore kryesisht do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut dhe se do të ketë erë mesatare në vend me erë të fort nga drejtimi verior. Atanasova gjithashtu shtoi se temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16 gradë celsius. MARKETING MARIJA FLETKOVSKA ATANASOVA, METEOROLOGE “Edhe në Shkup moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell dhe erë…
Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë (23 mars) bimësinë e thatë në një kanal në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier.pe Duke parë se zjarri i ndihmuar nga era e fortë po përparonte drejt disa bizneseve të zonës, është njoftuar policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë shërbimi i mbrojtjes nga zjarri i bashkisë Lushnjë, si dhe Polica e Qarkullimit Rrugor. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që vatra e zjarrit të izolohet dhe të shihet duke mos përbërë rrezik për bizneset ngjitur me vatrën e zjarrit. lushnje zjarri Ky…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka dhënë miratimin për çmimet maksimale të derivateve të naftës, duke përfshirë TVSH-në e ulur në 10%, në përputhje me ndryshimet ligjore. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i naftës rritet për 3,5 denarë, ndërsa ai i vajit ekstra të lehtë shënon rritje prej 2,5 denarë për litër. Ndërkohë, çmimet e benzinave mbeten të njëjta. Nga 24 mars 2026, ora 00:01, çmimet maksimale janë: Eurosuper BS-95: 86,50 den/l (pa ndryshim) Eurosuper BS-98: 88,50 den/l (pa ndryshim) Eurodizel: 95,50 den/l (+3,50 den) Vaj ekstra i lehtë për amvisëri: 92,00 den/l (+2,50 den) Mazut: 47,610 den/kg (+0,157 den) KRRE…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend, duke ngritur shqetësimin se modeli aktual po penalizon punën dhe po thellon pabarazitë. Sipas Tabakut, ekonomia shqiptare është kthyer në një “gjueti shtrigash” ndaj atyre që punojnë, ndërsa të dhënat e fundit buxhetore tregojnë një zhvendosje të rrezikshme të barrës fiskale. Ajo thekson se të ardhurat nga tatimi mbi punën përbëjnë tashmë rreth 20% të totalit të të ardhurave në buxhet, duke u kthyer në burimin kryesor të financimit publik. Në të njëjtën kohë, deputetja vëren se të ardhurat…
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës. Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz Brahimin nga Obiliqi. Sipas raportimeve të para, familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin për rastin. Por afër shtëpisë së Brahimit është parë një veturë e policisë, dhe duket se arsyeja e ardhjes se Policis në këtë vend duket te jete mbledhja e provave dhe detajeve per t’i shkuar rastit deri ne fund. Ndërsa, kohë më parë familja ka bërë të ditur vdekjen e tij, duke shtuar se më vonë do të njoftohet edhe koha e varrimit. “Të…
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tashmë kanë humbur jetën tre persona. Ajo që nisi si një vrasje në veturë, përfundoi me një ekzekutim tjetër brenda shtëpisë dhe vetëvrasjen e të dyshuarës. Për Insajderin ka folur personi i parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili ka parë trupin e pajetë të viktimës dhe ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës. Ai ka rrëfyer detaje rrëqethëse nga momenti i parë i zbulimit të krimit dhe lëvizjet e të…

