Author: almakos

Ka nisur këtë të martë faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Proda. Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik të kandidatëve. I pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrësit. Ky proces përbën një nga fazat kryesore në përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet që në vijim të intervistohen edhe kandidatët e tjerë në garë. Lista e kandidatëve: 1-Afrim Tafa 2-Alfred Çepe 3-Arjanit Arapi 4-Elidon Çela 5-Gentian Berberi…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Forcat Operacionale pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. ARRESTIMIPolicia bën me dije se shtetasi Bledar Mansaku kërkohej nga Italia pasi ishte dënuar me 7 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”, thotë policia në njoftim. Njoftimi i Policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në…

Lexo më Shumë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për institucionet publike të kujdesit shëndetësor në Maqedoni që kanë aparatura për rezonancë magnetike (MRI) për të kontrolluar rezervat e tyre të heliumit dhe për të siguruar menjëherë sasi shtesë. Arsyeja është një ndërprerje e mundshme e furnizimit në tregun evropian, si dhe një rritje e ndjeshme e çmimeve për shkak të tensioneve aktuale gjeopolitike që lidhen me situatën në Iran. MARKETING Sipas autoriteteve, heliumi është një element kyç për funksionimin e aparaturave MRI, pasi përdoret për të ftohur magnetët superpërçues. Pa të, pajisjet nuk mund të funksionojnë, gjë që…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë korrupsioni është zbuluar në Prishtinë, ku katër persona janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ngjarja ka ndodhur më 23 mars 2026, rreth orës 09:45, gjatë zhvillimit të testit teorik për patentë shoferi, ku pas aplikimit të masave të posaçme hetimore janë siguruar prova se të dyshuarit kanë pranuar ryshfet në vlerë prej 800 eurosh në këmbim të kalimit të testit për të paktën një kandidat. Të arrestuar janë: Ismet Muhaxheri, Zukë Behrami, Agon Behrami dhe Vjollca Lajqi. Sipas të dhënave nga hetimi, tre prej…

Lexo më Shumë

Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar një koncept të ri: akullore që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Në vend të një akulloreje të zakonshme, ky produkt përmban një sasi të vogël qetësuesi, duke i mundësuar konsumatorit të shijojë ëmbëlsirën dhe njëkohësisht të ndihmojë trupin të përballojë dhimbjen. Ky kombinim i veçantë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e bërë atë një temë të nxehtë diskutimi në rrjetet sociale. Reagimet kanë qenë të ndryshme, nga kurioziteti dhe habia, tek shqetësimet mbi sigurinë dhe përdorimin e ilaçeve të integruara në ushqim.…

Lexo më Shumë

Një djalë trevjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Sieg të Gjermanisë, raporton RTL. Ndërsa, mediumi lokal “Peja në Fokus”, raporton se fëmija është me prejardhje nga Peja. RTL shkruan se fëmija kishte qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë të kopshtit nën mbikëqyrje në Siegen të martën (17 mars), kur kujdestarët vunë re se djali ishte zhdukur, ata filluan një kërkim. Pak kohë më vonë, ai u gjet në Sieg, ekipet e ndihmës së shpejtë e nxorën fëmijën nga uji dhe kur u dërgua në spital ndodhej në gjendje kritike. Të hënën (23 mars), policia njoftoi se…

Lexo më Shumë

Ekonomisti Abil Baush ka deklaruar se përdorimi i huave publike për shpenzime operative, si pagat dhe pensionet, nuk kontribuon në gjenerimin e rritjes ekonomike. Duke folur në emisionin Debat në SHENJA, Baush theksoi se huamarrja duhet të orientohet drejt investimeve kapitale që prodhojnë zhvillim afatgjatë. “Nëse huatë e tua i merr për investime, në shpenzime operative të tipit pensione, paga dhe gjëra të tjera, domethëne ti nuk ke gjenerim të ekonomisë. Ja shifni. Ne kemi disa investime kapitale, që na ndodhin në vendin tonë dhe është ndalë puna. Korridori 8 unë sa e di ngec. Nëse ty të përgjysmohet puna,…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër lidhur me një reklamë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, e cila përdor fytyrën e saj pa leje. Ky incident ka ngjallur shqetësim të madh në mesin e fansave dhe publikut të gjerë. Reagimi i saj ka ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh indinjatën e saj për këtë abuzim. Shkurta e quajti këtë reklamë një gënjeshtër dhe një shkelje të të drejtave të saj si artist. “Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, duke shprehur zemërimin e saj ndaj atyre që kanë krijuar këtë përmbajtje të pavërtetë. Ajo…

Lexo më Shumë

Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngushëllimi, hoxhë Hasim Berisha ka ndarë një kujtim prekës nga biseda e tyre e fundit, duke lartësuar figurën e të ndjerit si një besimtar të devotshëm. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka treguar se Brahimi ishte nisur drejt vendlindjes me një qëllim fisnik: të festonte festën e Bajramit pranë nënës së tij. Hoxha ka kujtuar momentin kur Ilazi i kishte treguar arsyen pse nuk mungonte asnjëherë në Kosovë gjatë festave. “Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e…

Lexo më Shumë

Ekonomisti Abil Baush, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, e vlerësoi si pozitiv vendimin për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës. Ai theksoi se kjo masë përbën një hap të rëndësishëm që ndikon në zbutjen e çmimeve të karburanteve, duke e cilësuar si një lajm të mirë dhe të mirëpritur për qytetarët. Sipas tij, vendimi ishte gjithashtu i pritshëm, pasi vende të tjera të rajonit tashmë kishin ndërmarrë hapa të ngjashëm. “Kemi disa momente shumë interesante. Masa për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës, është lajm i mirë, duhet patjetër ta përshëndesim, është marrë një vendim…

Lexo më Shumë

Sh.B. Logos-A ka botuar librin “Në kërkim të thelbit” të mendimtarit dhe shtetarit turk, Ibrahim Kallën. MARKETING Ky libër nga mendimtari dhe shtetari turk Ibrahim Kallën na fton të eksplorojmë horizontet e pafundme të botës sonë të brendshme.Në botën e sotme, ku zëri ynë i brendshëm dobësohet gjithnjë e më shumë nga robëria e një epoke zhurme, ai thërret në skenë thelbin tonë, veten tonë të vërtetë – vetë thelbin që dëshirojmë dhe ndjekim, duke na kujtuar veten sa herë që mendja prek mendjen, zemra prek zemrën. Frymëzimi vazhdon… MARKETING

Lexo më Shumë