Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Çashka do të bëhet një shembull për të gjitha komunat në vend pas katër viteve të mandatit të tij. “Çashka veç se ka ndryshuar. Pas viteve, Çashka do të jetë shembull për të gjitha komunat. Ashtu siç dhamë një shembull për të gjitha komunat tjera për të gjithë popullin shqiptar dhe maqedonas që jetojnë këtu, sepse ne kemi qenë shembull si në aspektin e zhvillimit të fushatës zgjedhore dhe ofertave, ashtu edhe Çashka do të jetë shembull në të gjitha aspektet,” deklaroi Shaqiri. Kryetari nënvizoi rëndësinë…
Author: almakos
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” u zotua se gjatë mandatit të tij shqiptarët do të përfitojnë nga zhvillimi dhe resurset e komunës në mënyrë të drejtë. “Premtoj dhe garantoj se vizioni im është që shqiptarët ta marrin hisen e tyre. Nuk dua asgjë që nuk do të jetë frytdhënëse pas një muaji, një viti apo katër viteve. Jam kryetar komune që nuk e shoh aspektin populist dhe material vetëm për qëllimet personale. Zotohem se me kapacitetet e mia dhe me bashkëpunëtorët e mi, ne si shqiptarë do të ndihemi krenarë dhe do të…
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” falënderoi të gjithë qytetarët, me theks të veçantë shqiptarët dhe komunitetin turk, për mbështetjen gjatë fushatës së tij. “Por i gjithë fokusi që ishte në komunën e Çashkës, ta them kështu, jo si Suat apo si protagonist vetëm unë, por njëherë mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë shqiptarëve dhe pjesën e etniteti turk të cilët u bashkuan rreth qëllimit, rreth asaj që unë e propozova që komuna të na takojë neve, erdh çështja e kandidimit në kuadër të AKI-t dhe filluam fushatën gjithpërfshirëse…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte. Sipas njoftimeve, viktima, i identifikuar si Ermal Rripi, ishte duke vjelë ullinj kur ka rënë nga një pemë. Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët pas kontrollit të vendit të aksidentit konfirmuan se ngjarja ka qenë aksidentale.
Një krim i rëndë është zbuluar këtë pasdite në Skuarta të Viotisë në Greqi, ku një burrë u gjet i djegur në ulësen e pasme të një automjeti, i lidhur me pranga. Sipas informacioneve të para, makina ishte vjedhur nga zona e Glyfadas dhe mbante targa të falsifikuara. Rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz, dhe tashmë është marrë në dorë nga Njësia për Krimet e Organizuar, e njohur si FBI-ja greke. Çelësi për hetimin është identifikimi i viktimës, i cili dyshohet se është shqiptar. Parashikimi i parë është se burri ka ndërruar jetë rreth dy ditë më parë, ndersa automjeti i djegur…
Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot u shënua Dita e Kombeve të Bashkuara një ngjarje e organizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme informuan se Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski dhe koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rita Kolumbia, konfirmuan së bashku angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm drejt forcimit të institucioneve, promovimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përmbushjes së Agjendës…
Portali Kallxo.com ka siguruar dosjen e Astrit Isufit, personit që dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, ngjarje që tronditi opinionin publik ditë më parë. Në dosje përfshihen të dhëna të hollësishme për të kaluarën e tij dhe rastet e mëparshme për të cilat ai kishte rënë në kontakt me organet e drejtësisë. Sipas dokumenteve që ka siguruar Kallxo.com, Astrit Isufi ishte dënuar më herët nga Gjykata në Prishtinë, Dega në Drenas për një rast të ndodhur më 30 mars 2025, gjatë ditës së festës së Bajramit. Në dosje përshkruhet se atë ditë, në shtëpinë e…
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Kakavijë, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar lëndë narkotike kokainë dhe fishekë gjuetie. Uniformat blu informojnë se në pranga kanë rënë shtetasit: E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 48-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet. I.Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 49-vjeçari tentoi të fuste 250 fishek gjuetie, në Shqipëri. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Suedisë (Riksdagu), anëtarë të Grupit të Miqësisë me Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga znj. Lota Xhonson Fornarve. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ofron Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, si dhe për forcimin e proceseve demokratike dhe marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Kryeparlamentari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e Suedisë dhe vlerësoi lart angazhimin e saj në nxitjen e reformave dhe përparimit institucional të vendit. “Jam veçanërisht i…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen penale që lidhet me korrupsionin gjatë zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Lezhës. Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje; Besnik Uka dhe Artur Jahja, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit BKH, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të ndikuar votuesit në bashkinë Kurbin. Ata dyshohet se kanë premtuar dhe shpërndarë para në këmbim të votave në favor të Partisë Socialiste.…
Orce Gjorgjievski zgjidhjen e problemeve po e mat me orë. Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski thotë se për më pak se 48 orë nga marrja e mandatit të tij, arriti marrëveshje me transportuesit privat. Ai bëri me dije se janë marrë vesh për nënshkrimin e licencave për trasnportuesit privat dhe nga e hëna edhe 55 autobusë do të vihen në qarkullim të transportit publik. Por, edhe 20 të tjerë thotë se do të vihen në funksion deri në Vitin e Ri. Orce Gjirgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit “Deri në Vitin e Ri, nga ajo që jam informuar…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë më 8 nëntor 2025. Gjithashtu, KQZ fton votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

