Author: almakos

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me përplasje të ashpra mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me votimin me asistencë për personat me analfabetizë. VV akuzoi PDK-në se ka instaluar në Kosovë “trenin bullgar” të vjedhjes së votave, duke e quajtur tani “tren kosovar” përmes keqpërdorimit të votave me asistencë. Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, ka pyetur se a ka pasur ndryshime te doracakve për sa i përket votimit me asistencë. “Kemi shumë kërkesa ose ankesa që nuk kanë mbërritur fletëvotimet në adresat përkatëse. Ky besoj që është problem i postës,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për shtetin është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca për kryeministër se të shkohet në zgjedhje. “Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit, dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara. Ne fituam zgjedhjet, por më shumë…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar progres-raportin e Këshillit Europian për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje sulmin ndaj News24. Postimi i plotë: Një ndër konstatimet e Progres Raportit nga Këshilli Europian për Shqipërinë ishte klima e rënduar e kontrollit mbi median dhe represioni shtetëror mbi të. Duke cituar: Shqetësim mbi ligjshmërinë dhe procesin e rregullt ligjor në lidhje me veprimin e autoriteteve në parandalimin e aksesit të gazetarëve nga katër media… masat kufizuese nuk ishin proporcionale dhe në kundërshtim me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes…” Rastet e dhunës institucionale mbi median janë flagrante dhe në sytë…

Lexo më Shumë

“Beni ynë nuk ja doli dot”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin. Ish-ligjvënësi tregoi se vëllai i tij u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehet se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar. “Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, Petro Koçi  Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme. Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes…

Lexo më Shumë

Kirurgu i njohur, Kristo Papa, njëherësh Profesor i Asociuar i Kirurgjisë Kardiotorakale është tashme pjesë e stafit akademik të Universiteti Luarasi. “Universiteti Luarasi ka kënaqësinë të mirëpresë në radhët e tij Dr. Kristo Papën, një prej kirurgëve kardiakë më të vlerësuar ndërkombëtarisht, me përvojë të gjerë profesionale në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër, Maltë, Itali dhe Greqi. Dr. Papa është i specializuar në kirurgjinë kardiake minimale invazive, riparimin dhe zëvendësimin kompleks të valvulave të zemrës, si dhe në bypass-in koronar (CABG). Ai ka kryer studimet master në Harvard Medical School dhe programe lidershipi në Oxford…

Lexo më Shumë

Në Mbledhjen e 21-të Zgjedhore të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, ky institucion njofton se u zgjodhën dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes aktive dhe dy anëtarë të nderit. AMSHA njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Bllazho Boev. Për anëtarë korrespondentë u zgjodhën: Prof. dr. Gordana Lažetiq (Departamenti i Shkencave Shoqërore), Prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov (Departamenti i Shkencave Teknike), Prof. dr. Aleksandar Uzunov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike), Prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof.…

Lexo më Shumë

Mikel Hoxha, i shpallur në kërkim prej 7 vitesh për plagosje me armë zjarri, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Mbretëria e Bashkuar. 33 vjeçari është dënuar nga Apeli i Durrësit me 5 vite burg në vitin 2021 pasi plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni në qytetin e Gramshitm ngjarje e ndodhur 6 qershor 2018. Fillimisht, Mikel Hoxha u dënua në mungesë më 23 prill 2021, me 17 vite burg për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Por togat e zeza të Apelit të Durrësit i ulën dënim në 5 vite duke i ndryshuar…

Lexo më Shumë

Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri. “Të gjithë punëtorët po të shkojnë te spitali janë me mushkëri të bllokuara, me silikozë dhe me probleme nga më të ndryshmet,” thotë Kastriot Prenga, një prej minatorëve të Spaçit. Rreth 150 kilometra më në jug të vendit, në fushën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier,…

Lexo më Shumë

Altin Celami është ish-ushtaraku i arrestuar pasi akuzohet se furnizon grupet kriminale me armë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij e më pas i ka larguar nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.

Lexo më Shumë

Deputetja Duda Balje tha se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë së re. Balje, në një linjë telefonike në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim teksa shtoi se një funksionar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në telefon zëdhënësin e saj dhe i ka thënë se ka përfunduar bashkëpunimi mes tyre. “Ka qenë shumë e kjartë që prejt takimit me presidenten, e gjithë partia ka deklaruar kundër dhe ne jemi dy deputetë që nuk kemi thënë direkt me po. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim…

Lexo më Shumë

Një makinë e djegur me një trup të karbonizuar brenda u gjet në Viotia të Greqisë.  Mjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe, sipas raportit. Ishte një gjuetar që rastësisht po kalonte nëpër zonë kur vuri re mjetin e djegur dhe njoftoi Policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se brenda makinës kishte një trup të karbonizuar, ndërsa brenda u gjetën edhe pranga, një element që forcon mundësinë e një akti kriminal.

Lexo më Shumë