Author: almakos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditëson në kohë reale pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit. Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 9:30 pjesëmarrja në votim është 1.33 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 2.35%, në bashkinë e Cërrikut 2.9%, në Mat 6.2 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 4.4%. Perditesimi i te dhenave ne kohe reale  Kandidatët 1- Bashkia Vlorë Brunlida Mersini PS Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD Gjergji Nika i pavarur 2- Bashkia Berat Ervin Ceca PS Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD 3-Bashkia Tepelenë Gabriel Guma i…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e nevojshme për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, duke siguruar integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë. Kjo nismë është e rëndësishme për të ruajtur besimin e publikut në sistemin zgjedhor. Me një angazhim të veçantë, rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të pranishëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës gjatë zgjedhjeve lokale. Kjo është një masë e domosdoshme për të parandaluar çdo parregullsi që mund të ndodhë. Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë…

Lexo më Shumë

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë Era…

Lexo më Shumë

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka një histori intriguese për mënyrën se si i menaxhon pasuritë e tij të jashtëzakonshme, duke sfiduar pritshmëritë e zakonshme për një miliarder. Pavarësisht pasurisë së tij që kalon gjysmë trilion dollarë, Musk ka deklaruar se jetesa e tij është shumë më e thjeshtë se sa mendohet. Ai ka treguar se jeton në një shtëpi modeste në Teksas, me vlerë vetëm 50,000 dollarë, duke sfiduar stereotipet e jetesës luksoze që lidhen me emrin e tij. Ish-partnerja e tij, Grimes, ka zbuluar se Musk nuk është ai person që shpenzon për…

Lexo më Shumë

Çfarë do të ndodhë me Mitrovicën e Jugut pas koalicionit të ri mes PDK-së dhe LDK-së? Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur shqetësime të thella për këtë marrëveshje, duke e parë atë si një rikthim në të kaluarën e errët të qytetit. Ai ka mbështetur kandidatin e tij, Faton Pecin, në garën për këtë komunë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe paqes në këtë rajon të ndjeshëm. Kurti e ka kritikuar ashpër koalicionin mes PDK-së dhe LDK-së, duke e quajtur atë një përpjekje për të rikthyer situatën në veri të Mitrovicës në gjendjen që e la Edita…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se gjatë javës së ardhshme pritet të ulet me partnerët e koalicionit qeverisës për të caktuar personat që do të ushtrojnë detyrën e kryetarit të komunës në katër komuna – Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë. Ky paralajmërim ka nxitur reagime nga opozita. Njëri nga liderët e AKI-t, Arben Taravari, e ka cilësuar këtë ide si “pushtet kokëfortë” dhe si përpjekje për të nënshtruar vullnetin e qytetarëve. Në reagimin e tij në Facebook, Taravari shkroi: “Njihet rëndom në histori se si pushtete kokëfortë kanë kërkuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit. Kështu po ndodh edhe me…

Lexo më Shumë

Një situatë shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksabdër Xhuvani” , ku kanë shpërthyer sërish tubacionet e reja të ujit të pijshëm, të shtruara nga ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një sasi të madhe uji që del me presion të lartë, duke krijuar një pamje të ngjashme me shatërvan, ndërsa rruga është mbuluar nga ujërat që rrjedhin pa kontroll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe, sipas banorëve të zonës, deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë ekip teknik nga ujësjellësi për të ndërhyrë. Banorët e…

Lexo më Shumë

Çfarë do të ndodhë me qeverisjen e Albin Kurtit? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë politikë në Kosovë. Në një intervistë të fundit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ndarë mendimet e tij mbi situatën aktuale politike dhe mundësitë për zgjedhje të reja. Kurti ka theksuar se krijimi i qeverisë së re është një proces që kërkon mbështetje dhe votëbesim nga Kuvendi. Ai ka mandatuar Glauk Konjufcën për të udhëhequr këtë proces, duke shpresuar që ai të arrijë të fitojë besimin e deputetëve. Një nga çështjet kryesore që ka ngritur Kurti është se opozita…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, akuzon VMRO-DPMNE-në për korrupsion të rëndë në sektorin e bujqësisë. Deputeti i opozitës, Lupço Nikollovski paralajmëroi se për shkak të një skandali me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ilija Stoilev, Bashkimi Evropian mund të pezullojë programin IPARD-3, me vlerë 128 milionë euro, që ishte i destinuar për mbështetje të bujqve dhe zhvillimin rural. Sipas Nikollovskit ky është një dëm i madh jo vetëm për bujqit, por për të ardhmen e vendit si shtet evropian LJUPÇO NIKOLLOVSKI, DEPUTET “Për shkak të këtij skandali, në rrezik janë 128 milionë euro të programit IPARD-3, para që duhej të ishin…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën dhe zonën përreth saj, pasi policia greke ka zbuluar trupin e një personi të lidhur dhe të djegur në pjesën e pasme të një automjeti në zonën e Skourtas, Viotia, pranë kryeqytetit grek. Sipas mediave vendase, policia po heton identitetin e viktimës, ndërsa një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me zhdukjen e një punëtori shqiptar, i cili rezulton të jetë humbur prej katër ditësh. Burime nga policia bëjnë me dije se shqiptari, punëtor ndërtimi pa precedentë penalë, jetonte në Evia dhe ditën e fundit që është parë gjallë ishte nisur drejt Vilias.…

Lexo më Shumë

Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar. Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe. Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici. Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat. Ndërkohë pritet të merret ADN-ja…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet i ka kërkuar sot LSDM-së që të shkëpusë kërthizën, siç kanë thënë ata, nga dyshja “Zaev-Filipçe”. Sipas VMRO-së, udhëheqja aktuale e LSDM-së është duke e zhytur partinë e vet në humbje të njëpasnjëshme. VMRO thekson se Filipçe duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugë një opozite më të fortë dhe më të besueshme. VIKTORIA ANDONOSKA – VMRO-DPMNE “Qeverisja e Filipçes dhe Zaevit me LSDM-në e çoi partinë drejt kolapsit, dhe për këtë dëshmon edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM fitoi vetëm 6 komuna, 126.000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, ajo humbi edhe…

Lexo më Shumë