Gjykata Themelore Civile në Shkup e ka ndaluar përsëri grevën e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SKT), e cila ishte paralajmëruar për fundin e tetorit, si të paligjshme. Një kallëzim penal është ngritur kundër kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, për shpërdorim të detyrës, si dhe është vërtetuar identiteti i punonjësit që i zbuloi sekretet afariste portalit “Burevesnik”, njoftoi në konferencën e djeshme për shtyp përfaqësuesi ligjor i Navigacionit Maqedonas (M-NAV), avokati Goran Nikollovski. MARKETING Nikollovski shpjegoi se gjykata e ndaloi grevën për shkak të mungesës së kërkesave për mbrojtjen e të drejtave të punës, moskryerjes së një procedure të…
Author: almakos
Konfindustria ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordi i Transparencës, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të nevojshme, por të vonuar në treg. Sipas Konfindustrisë, ky vendim përbën ndërhyrjen e parë të drejtpërdrejtë të ekzekutivit në kushtet e një krize të jashtëzakonshme, të shkaktuar nga zhvillimet në rajonin e Gjirit Persik. Organizata thekson se vendet e rajonit dhe më gjerë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të zbutur pasojat e krizës energjetike. Reagimi Konfindustria mbështet vendimin e ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Trasparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve…
Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, duke përfshirë kryesisht zonat mbi 1100–1200 metra lartësi, veçanërisht në rrethinat e Pogradec. Sipas raportimeve, gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar. Situata ka angazhuar strukturat përgjegjëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur. [embedded content]Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në zonën e Qafë Thanë, ku gjatë natës trashësia e dëborës ka qenë më e konsiderueshme.…
Sot, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për konsolidimin dhe strukturimin edhe më të fuqishëm të degëve të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. “BDI është parti politike serioze, e cila gjithmonë ka treguar përgjegjshmëri të lartë në organizim dhe strukturim, si dhe në adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të interesave të qytetarëve. BDI mbetet përfaqësuese e…
Në Kodrën e Diellit këtë pasdite po bie borë e lehtë, por për momentin nuk përbën pengesë për trafikun, informon Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”. Sipas informacionit nga ndërmarrja publike, trafiku në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik, gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, duke filluar së pari nga pjesët perëndimore, priten reshje shiu, të cilat pritet të përhapen në pjesët lindore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe të mbulojnë të gjithë territorin e vendit. Edhe pse parashikohen sasi më të bollshme në disa vende,…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur për “miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave në Beograd”, pretendime këto të thënë nga Ziadin Sela, deklaroi se, jo vetëm në Beograd, por se Taravari njeh kolegë që janë akademikë edhe në Kroaci edhe në Slloveni, sepse ai është mjek. MARKETING “Arben Taravari është profesor universitar, edhe unë jam profesor universitar. Si profesor universitar, Arben Taravari ka qëndruar disa herë përpara se të jetë kryetar i ASH-së, sepse Arben Taravari është mjek i njohur, është ndoshta neurologu më i njohur në Maqedoni, një neurolog që…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga krahu i Arben Taravarit, i pyetur nëse ka ambicie që të kandidojë për kryetar të ASH-së, tha se për momentin nuk ka ambicie të tillë. “Ne, mendojmë që Taravari duhet të shfrytëzojë të drejtën statutare të partisë për tu kandiduar për së dyti herë. Sipas statutit ka të përcaktuar dy herë. Ne kemi pas një ideologji një veprimtari. Një mundësi, një matrice e të menduarit, kemi kaluar në faza të vështira partiake, nuk është lehtë të kalohet në faza ku partia do të goditet nga të gjitha anët, pra goditjet ndaj ASH-së…
EMISIONI VETTING Problemet me statusin e tokave në Borsh, apo në të gjithë bregdetin e jugut, evidentohen edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i shkurtit 2009. [embedded content] Ky raport zbardh një skemë të gjerë shkeljesh ligjore lidhur me ndarjen e tokave në Komunën Lukovë, konkretisht në fshatrat Borsh, Piqeras dhe Shën Vasil gjatë viteve 2006–2007. Sipas auditit, procesi i kalimit të pronësisë nga ish-kooperativat te familjet private u shoqërua me manipulime të rënda, ku vetëm në fshatin Borsh u konstatuan mbi 443 mijë metra katrorë tokë të dhëna në kundërshtim me ligjin. Diana Bilali do të…
EMISIONI VETTING Për “Vetting”, Diana Bilali tregon se ideja për të marrë ish-pronat e saj rastisi me periudhën kur humbi shtëpinë te firmat piramidale. Do të ishte jetëshkrimi i gjyshit që do të shërbente për të hapur dokumentet që provonin pronësinë e Bilalit. “Në vitin 1995, unë fillova të kërkoja pronat e nënës time, të gjyshit tim, të gjyshes time dhe të një stërgjyshi që vinte nga nëna ime, në fshatin Borsh. Në Delvinë, Sarandë, thonë që ka edhe në vende të tjera, Kavajë, Vlorë, në vende të tjera ku ka punuar gjyshi im, se ka qenë kryetar gjykate”, tregon…
Ari ka shënuar rënie nën 4.500 dollarë për ons herët sot, duke zgjeruar humbjet teksa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të nxisë paqëndrueshmëri të gjerë në tregje dhe të mbajë presion mbi metalin e çmuar. Ari u tregtua me rreth 4.426 dollarë për ons në mëngjes, në rënie prej 1.6 për qind gjatë ditës. Rënia e fundit erdhi pas një shitjeje të fortë dhe të paqëndrueshme në javët e fundit. Çmimet e arit kanë rënë me 15 për qind që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt dhe po tregtohen dukshëm nën nivelin rekord të janarit 2026 prej 5.595…
Ministria e Financave filloi pagesën e mjeteve ndaj kompanive që gjatë vitit 2023 kanë paguar mjete në buxhet në bazë të Ligjit të Tatimit të Solidaritetit. Nëpërmjet Thesarit të Ministrisë së Financave deri më tani janë realizuar urdhërpagesa në vlerë të përgjithshme prej 900 milionë denarëve. MARKETING Vlera e përgjithshme që kompanitë kanë paguar në vitin 2023 në Buxhet ishte 3 miliardë denarë. Gjysma e kësaj vlere qeveria do të kthejë deri në fund të këtij muaji, ndërsa gjysmën tjetër do të paguhet në mars të vitit 2027. “Ministria e Financave në bazë të detyrimit të Qeverisë, kreu procedurë transparente…
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend, në reflektim të lëvizjeve të fundit në bursën ndërkombëtare Platts të Mesdheut. Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimet vijnë pas rënies së çmimeve të benzinës dhe gazoilit në tregjet ndërkombëtare më 25 mars 2026. Konkretisht, benzina ka shënuar një ulje prej 3.35 dollarë për ton, ndërsa gazoili është ulur me 7.1 dollarë për ton. Si rrjedhojë, Bordi ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes në vend: Çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë…

