Author: almakos

Një shtetas grek, 48 vjeç, ka humbur jetën ditën e djeshme ne jug të Shqipërisë, ndërsa po përgatitej të largohej drejt Greqisë. Burime policore bëjnë me dije se viktima, i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, ndodhej në vendin tonë së bashku me disa persona të tjerë, me të cilët ushtronte aktivitet tregtar. Sipas të dhënave paraprake, grupi i përkiste komunitetit rom dhe merrej me tregtinë e sendeve të kuzhinës, duke lëvizur në qytete të ndryshme. Ditët e fundit ata mësohet se kishin qenë në Fier, ndërsa një ditë më parë në Konispol, nga ku planifikonin të largoheshin përmes pikës…

Lexo më Shumë

Pas një dite rënie, Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve vendosi rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës për tregun e pakicës. Sipas vendimit zyrtar të datës 28 mars, Bordi ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë. Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë u ul në nivelin e 203…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu me intensitet më të lehtë dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore të borës. MARKETING Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në inverval prej -1 deri 5 gradë celsius, kurse maksimalja nga 8 deri 16 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të…

Lexo më Shumë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë, i shkaktuar nga prindi i tij. Si mund të ndodhin ngjarje të tilla tragjike në një moment kaq të papritur? Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 27 mars 2026, rreth orës 15:00, kur babai i viktimës, një mashkull kosovar, duke manovruar me automjetin e tij, ka goditur aksidentalisht fëmijën e tij. Ky incident ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe të gjithë komunitetin. Policia ka raportuar se i dyshuari, K.B, ka vepruar nga pakujdesia, duke rezultuar në një fatkeqësi që…

Lexo më Shumë

Një bandë kriminale shqiptare me bazë në Londër, përdorte stacionet e M25 për të transportuar emigrantë shqiptarë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas policisë britanike tre anëtarë të grupit, të identifikuar si Toni Liko 42 vjeç, Klement Gjika 44 vjeç dhe Stelian Bodnariu 37 vjeç, të cilët kërkonin nga 11,000 paund për person, janë dënuar me gjithsej 15 vjet burg. Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan me nga pesë vjet e tetë muaj burg, ndërsaStelian Bodnariu u dënua me tre vjet e katër muaj. Hetuesit zbuluan se gjatë 18 muajve të funksionimit të bandës ata kishin dërguar në Londër deri në…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Lexo më Shumë

Mediat turke raportojnë se një president klubi nga Liga e Parë e Maqedonisë është arrestuar në Turqi nën dyshimin e kontrabandës së ari në vlerë rreth 300.000 euro. MARKETING Më 24 mars, mes qyteteve Batman dhe Siirt, autoritetet turke kanë ndaluar personin me inicialet B.H., si pjesë e një kontrolli rutinë. Gjatë inspektimit të automjetit të tij, policia ka gjetur ari me peshë 2.581 gramë, me vlerë të vlerësuar rreth 300.000 euro. Sipas autoriteteve, ari ishte i paligjshëm, ndërsa hetimet mbi rastin vazhdojnë. Kundër B.H. janë inicuar procedurat gjyqësore përkatëse. MARKETING

Lexo më Shumë

Shumë njerëz kanë përjetuar të njëjtën gjë: vendosin alarmin për t’u zgjuar në një orë të caktuar dhe çuditërisht hapin sytë disa minuta para se ai të bjerë. Kjo nuk është rastësi dhe as fat. Trupi i njeriut ka një mekanizëm shumë të saktë që quhet ora biologjike, e cila kontrollon gjumin, energjinë dhe ritmin e përditshëm. Kur një person zgjohet çdo ditë në të njëjtën orë, truri fillon të mësojë këtë rutinë dhe përgatit trupin të zgjohet vetë, edhe pa alarm. Ky fenomen është një dëshmi e fuqisë së orës biologjike, e cila ndihmon në rregullimin e cikleve të…

Lexo më Shumë

Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët lidhur me shpërndarjen e pagës së 13-të, e cila pritet të realizohet më 31 mars. Geci, anëtar i Komisionit për Buxhet e Financa, theksoi se ka pasur informacione të pasakta që kanë qarkulluar në lidhje me këtë çështje. Ai kërkoi që qytetarët të jenë të informuar saktë për këtë shpërndarje. “Njoftim për qytetarët: Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars,” tha ai, duke sqaruar se informacionet e pavërteta kanë krijuar konfuzion mes qytetarëve. Geci theksoi se ky shpërblim është një ndihmë e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme në Bulqizë (27 mars).ambulance natenPolicia e Dibrës konfirmoi se një 30-vjeçar është dërguar i plagosur me thikë në spitalin e qytetit. Më pas, për shkak të plagëve kritike, ai u nis me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Policia sqaroi edhe dinamikën për hetimet paraprake dhe shkaqet e dyshuara. “Rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin zyrtar. 30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë,…

Lexo më Shumë

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi emri i tij u përmend në sallën e gjyqit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Ishte i akuzuari Granit Plava ai i cili tha se Naim Murseli i kishte pohuar se Behgjet Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes, dhe se nëse merrte përsipër të gjithë aktin, do ta nxirrnin nga burgu për pak vite, falë pushtetit që kishin. Pacolli e mohon se ka pasur dijeni për ngjarjen e rëndë, ndërsa shkruan se deri tani ka heshtur jo nga frika, por nga dinjiteti dhe se nuk ka…

Lexo më Shumë

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në rajonin e Pratos në Toskana. Një depo armësh u zbulua në Sant’Ippolito di Vernio, në një apartament në Via Marchin, i banuar nga një çift: një burrë 43-vjeçar shqiptar me dënime të shumta dhe aktualisht nën arrest shtëpiak, dhe një grua 42-vjeçare rumune. Hetimet nga Skuadra Fluturuese Prato çuan në shtëpi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pesë pistoleta, plumba, fishekë, dokumente të falsifikuara dhe 30,000 euro në para të gatshme. Prokurori Luca Tescaroli njoftoi zbulimin dje, më 26 mars, duke përshkruar “materiale që tregojnë…

Lexo më Shumë