Shtëpia botuese Logos-A para lexuesve sjell botimin më të ri filozofik me titull “Michel Foucault – Pushteti, Dija, Individi” nga autori Kushtrim Ahmeti. Ky libër ofron shumë më tepër se një analizë të zakonshme: ai paraqet një udhëtim hermeneutik nëpër labirintet e mendimit foucaultian, duke eksploruar marrëdhëniet midis pushtetit, dijes dhe individit — tri shtylla themelore të filozofisë së Michel Foucault. Nëpërmjet këtij studimi, autori i fton lexuesit të kuptojnë thellësisht mënyrën se si pushteti ndërthuret me dijen dhe si individi formësohet brenda strukturave shoqërore. Libri është një burim i vlefshëm për studiuesit e filozofisë, të shkencave sociale dhe për…
Author: almakos
Një zbulim tronditës ka shokuar qytetin e Sagrado (Gorizia), ku mbetje njerëzore u gjetën në kopshtin e një vile, duke hedhur dritë mbi një rast të zhdukjesh që ka mbetur mister për më shumë se katër vjet. Autoritetet italiane po hetojnë në lidhje me mbetjet që dyshohet se i përkasin Vito Mezzalira-s, një ish-postier 66-vjeçar që u zhduk në korrik të vitit 2019. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje një histori tragjike që ka prekur shumë njerëz. Mbetjet u zbuluan brenda një pusi, të vendosura në disa çanta, pas një operacioni të gjerë hetimor që përfshinte përdorimin e radarëve nëntokësorë…
Pak ditë më parë në Shqipëri ndodhën tre vrasje brenda pak orësh. Sipas ministres së Brendshme, Albana Koçiu, këto janë krime, por nuk janë vrasje mafioze. [embedded content] Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se “në asnjë vend të botës polici nuk mund të rrijë në kuzhinë për të parandaluar djalin të vrasë babain, apo picierin të vrasë kuzhinerin”. Sipas saj këto janë ngjarje tragjike, por nuk implikohet puna e policisë së shtetit. “Janë tre krime të rënda, por nuk janë vrasje mafioze, por janë të pashmangshme nga puna që bën policia. Unë…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja. Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja Dollani ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, çka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm. Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 14 nëntor, në orën 09:00.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Qeveri do të caktojë ushtrues detyrë në katër komunat në të cilat nuk u arrit censusi për të zgjedhur kryetar të komunave.Ai tha se këtë do të bëjnë sapo të marrin njoftim nga KSHZ për përfundim të procesit zgjedhor.“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, deklaroi Mickoski.Kujtojmë se censusi nuk është arritur në komunat Gostivar, Vrapçishtë,…
Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit. Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale. Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për News24 se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten. [embedded content] Ata thanë se 45-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, ku një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve policore, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i maskuar afrohet pranë godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit. Pas veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale. Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se sfida e parë lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë sjellë një “realitet të ri ekonomik” me barriera më të larta tregtare dhe lëvizje më të kufizuara të kapitalit. Ai deklaroi se “rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.3 lekë.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore me intensitet deri mesatar. Reshjet e shiut me intensitet të ulët prite të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit,…
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar Prokurorisë Publike të Shkupit një kallëzim penal kundër N.A., punonjës në Stacionin Policor Aerodrom pranë SPB Shkup, për dyshime për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në bashkëpunim, sipas nenit 236 dhe nenit 22 të Kodit Penal. Hetimet tregojnë se gjatë periudhës 5 janar – 7 maj 2025, N.A., në bashkëpunim me tre persona të tjerë nga Shkupi, ka marrë në mënyrë të paligjshme sende lëvizëse, përfshirë kabllo bakri nga instalime publike të një shoqërie aksionere në Shkup. Departamenti për kontroll…
Tensionet e papritura gjatë rinumërimit të votave në Mitrovicë kanë shkaktuar një atmosferë të nxehtë, duke nxitur debate dhe përplasje mes komisionerëve dhe prokurorëve. Çfarë e shkaktoi këtë situatë të tensionuar dhe si po e përballojnë palët e përfshira? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe vëzhgues të procesit zgjedhor. Ngjarjet filluan pas ndërprerjes së rinumërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, ku tensionet u rritën ndjeshëm. Pamjet e publikuara nga Mitropol tregojnë se situata u bë më e rëndë me kalimin e kohës, duke çuar në përplasje verbale mes komisionerëve dhe prokurorit të pranishëm. Kjo situatë…

