Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rosomanin, ku një djalë ka vrarë nënën e tij. Informacioni është konfirmuar për agjencinë e lajmeve MIA nga mjeku Ratko Grkov, nga Ndihma e Shpejtë në Kavadar, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje. MARKETING – “Ekipi ynë u thirr në vendin e ngjarjes, ku konstatuan një plagë me thikë në qafë. Si pasojë e lëndimit, gruaja ka ndërruar jetë në vend”, sqaroi Grkov për MIA-n. Deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit. Informacione më të hollësishme priten gjatë ditës. MARKETING
Author: almakos
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në fushën doganore dhe atë të sigurisë kufitare. Gjatë bisedës, Drejtori Beja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Administratës Doganore Shqiptare, duke theksuar se, “partneriteti me institucionet britanike ka qenë thelbësor në rritjen e kapaciteteve tona operacionale dhe në modernizimin e procedurave të kontrollit”. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit konkret me strukturat si HM Revenue and Customs dhe programet e Home Office International…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Njoftimi: Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve…
Kryeministri, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para sfidës përballë Turqisë. Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, Kurti i uroi ‘Dardanët’ për fitoren në Bratisllavë. Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes Kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe. “Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit. Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se në asnjë zonë nuk parashikohen reshje shiu. Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 7 deri në 16 gradë Celsius. Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë nga 4 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta, duke u luhatur nga 1 deri në 13…
12:20 | 29 Mars 2026E.GËshtë vëzhguar lindja e dy planetëve rreth një ylli shumë të ri, të quajtur Wispit 2, i cili ndodhet rreth 400 vite dritë larg. Zbulimi është publikuar në The Astrophysical Journal Letters dhe i atribuohet një grupi studiuesish të udhëhequr nga Chloe Lawlor nga Universiteti i Galway në Irlandë. Ata përdorën teleskopin Very Large Telescope në Kili. Sipas Lawlor, deri më sot Wispit 2 është “pamja më e mirë që kemi pasur ndonjëherë për të kaluarën tonë”. Ky sistem planetar në formim është i ngjashëm me mënyrën si dukej Sistemi ynë Diellor rreth 5 miliardë vite…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh dhe një përpjekje për të shmangur obligimet që burojnë nga ligji. Sipas BDI-së, Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në këto provime nuk është çështje që kërkon zgjidhje të reja, iniciativa të reja apo interpretime të reja, por kërkon vetëm zbatim të ligjit ekzistues. MARKETING Komunikata e plotë e BDI-së: Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim…
Pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se, autostrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje, ka reaguar zv/ministrja e Transportit dhe Lidhjes, Kaltrina Zekolli, e cila ka deklaruar se punimet në kuadër të Korridorit 8 janë duke u zhvilluar dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet ku janë përmbushur kushtet ligjore dhe teknike. Sipas saj për segmentin Trebenishtë – Qafë Thanë, është e rëndësishme të sqarohet se gjatë fazës së projektimit fillestar nuk është…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar. Sipas informacioneve paraprake, pronari i një lokali (bar-restorant/piceri) është goditur fizikisht nga tre persona, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.…
Autosrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje, thotë kryeministri Hristian Mickoski sipas të cilit, ndryshimet në trase kërkohen dhe me shumë gjasë do të ndodhin përshkak se traseja e së njëjtës kalon në zonë të mbrojtur nga UNESCO. Kryemistri thotë se ende nuk ka vendim final megjithatë bisedimet vazhdojnë dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR Ajo pjesë me siguri nuk do të mbetet në plan, për shkak se nuk varet nga ne,…
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë pasditen e sotme në Orikum. Dyshohet se shkaku i flakëve ka qenë një defekt teknik në banesë. Prej zjarrit raportohet të jenë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sakaq, forcat zjarrfikëse erdhën në vendin ku ra zjarri dhe punuan për moslejimin e përparimit të mëtejshëm të flakëve. Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar nga rënia e zjarrit.

