Author: almakos

Avokati Sokol Hazizaj komentoi çështjen e Belinda Ballukut, ish zv kryeministres nën akuzë nga SPAK, dhe lëvizjet që ndërmori qeveria duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj ndërsa ishte ende në detyrë.  Në intervistën për News24, avokati u shpreh se me këtë lëvizje, pozita ndaj Ballukut është rënduar dhe jo lehtësuar, ndërsa u shpreh kritik nga qasja e Ramës, duke thënë se iu drejtuar Kushtetueses me pretendimin se ka një konflikt mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ekziston në rastin në fjalë. Madje, avokati, zhvillimet për Ballukun, i sheh si një “rakordancë”…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, aktualisht në proces të mëvetësishëm për dosjen e Sterilizimit dhe gjithashtu në një tjetër çështje të fondeve të SASPAC, ka dorëzuar një tjetër kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi. GJKKO ka vendosur që ta shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-zyrtarit të lartë socialist, i arrestuar dy vite më parë. Seanca raportohet se do të mbahet në orën 11:30. Disa kërkesa të mëparshme i janë rrëzuar Beqajt Kujtojmë se Beqaj ndodhet në burg që nga 4 korriku i viti 2024, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, që lidhet…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar se, për shkak të lëvizjeve në bursat botërore dhe me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve vendas, ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.41%. MARKETING ​Nga data 31.03.2026 (e martë), ora 00:01, çmimet maksimale të karburanteve do të jenë:​Eurosuper BS-95: 84.00 denarë/litër (Ulet për 2.50 den)​Eurosuper BS-98: 85.50 denarë/litër (Ulet për 3.00 den)​Eurodizel (D-E V): 95.50 denarë/litër (Çmimi mbetet i panydryshuar)​Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1): 92.50 denarë/litër (Rritet për 0.50 den)​Mazuti M-1 NS: 50.410 denarë/kg (Ulet për 0.663 den)​Pse ndodhi ulja?​Sipas KRRE-së, ky vendim…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e dy masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” si dhe “Ndalim të daljes jashtë vendit”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se tani bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të gjykohet në gjendje të lirë. Ajola Xoxa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me pretedendimin se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit. Ajola Xoxa është dërguar për gjykim bashkë me kryebashkiakun dhe persona të tjerë. Ajo akuzohet për korrupsion…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, në konferencë për media, deklaroi sot se atë që e kishte paralajmëruar lidhur me korridorin 8 u tha dje nga kryeministri Hristijan Mickoski, pra mos realizimin e segmentit nga Struga në Qafë Thanë.Ai tha se arsyetimet gjoja për mbrojtje dhe rekomandim nga UNESCO-s, janë boshe dhe banele dhe nuk kaun të bëjnë me realitetin.“Nëse duhet të flasim për UNESCO-n, duhet të flasim duhet të flasim për objektet pa leje, të cilat janë me mijëra në Liqenin e Ohrit, në qytetin e Ohrit dhe Strugës. Nëse flasim për zonën e UNESCO-s, ku në kontekst më tepër…

Lexo më Shumë

Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 77 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai është trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor nga mjeku psikiatër. Në konsultën e kryer sot nga mjeku i institucionit, Pajtim Hoxhaj, u konstatua përmes oksimetrit se të rrahurat e zemrës…

Lexo më Shumë

Edhe sot nga Bashkimi Demokratik kanë reaguar pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se, autostrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje.Sipas tyre, UNESCO është justifikim që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik.“Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë.UNESCO nuk është arsye…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Qeverisë për miratimin e pagës së 13-të për sektorin publik, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurat, kategoritë përfituese dhe mënyrën se si do të kalkulohen këto mjete. Ministri Murati sqaroi se paga e 13-të do t’u takojë të gjithë atyre që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por shuma varet nga përvoja e vitit të fundit. “Po e miratojmë pagën e 13-të për të gjithë në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit të Kosovës. Sa i përket pagës së 13-të, kanë qenë raste kur është shikuar se si të…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje specifike mbi mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke sqaruar edhe se kush do të mbetet jashtë kësaj pagese. Ndonëse vendimi mbulon shumicën dërrmuese të shërbyesve publikë, ekziston një kategori specifike që nuk do të përfitojë nga kjo masë mbështetëse. Sipas Ministrit Murati, personat që janë në procese disiplinore apo kanë status të pezulluar nuk do të jenë pjesë e listave të pagesave. “Edhe personat që figurojnë të suspenduar në këtë…

Lexo më Shumë

Ngjarja tronditëse e ndodhur në tetor 2024 në Piacenza, ku një vajzë 13-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të shtatë të banesës së saj, ka marrë një zhvillim të ri në aspektin gjyqësor. Për këtë krim është dënuar me 17 vite burg ish-i dashuri i saj, i cili në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç dhe akuzohet se e shtyu drejt vdekjes pas përfundimit të lidhjes së tyre. Sipas raportimit të medias italiane, një element i rëndësishëm në vendimin e Gjykatës së të Miturve në Bolonjë janë bërë edhe bisedat që viktima kishte zhvilluar me inteligjencën…

Lexo më Shumë

Trupi i një 52-vjeçari u gjet i pajetë në lulishten e qytetit të Sarandës, ndërsa hetimet për shkaqet e ngjarjes po vijojnë. Policia vendore ka bërë edhe identifikimin e viktimës pak orë pas zbulimit të trupit. Ai është Fatmir Taka. Sipas burimeve policore është gjetur nga shërbimet gjatë natës i pa jetë në një lulishte. Viktima qenë person që endej rrugëve dhe banor i Sarandës, nuk ka familje, veç disa të afërm. Nga këqyrja paraprake nuk ka pasur shenja dhune në trup. Paraprakisht, sipas mjekut ligjor dyshohet vdekje natyrale. Për shkak të kushteve jo të përshtatshme të morgut në spitalin…

Lexo më Shumë

Skënder Hita do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili me anë të një postimi në Facebook thotë se ky vendim është marrë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit, pas një procesi konkurrues ku Hita është renditur ndër kandidatët më të vlerësuar. Ministri theksoi se drejtori i ri ka dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të qëndrueshëm ndaj ligjit dhe qytetarëve. “Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon jo…

Lexo më Shumë