Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Skourta të Greqisë, (Beoti). Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, raportojnë mediat greke. Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet që marrin pjesë në komunikacion janë të detyruara të posedojnë pajisje dimërore, siç përcaktohet me ligj. Sipas Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në trafik (“Gazeta Zyrtare” nr. 31/2010), pajisja dimërore përfshin: Për automjete motorike deri në 3.500 kg: Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shiritit 4 mm; Ose goma verore me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti posedon zinxhirë bore ose pajisje të tjera…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, vëllai i ish presidentit Bujar Nishani, Gerson Tafa dhe Genci Hicka, të cilët u kallëzuan në SPAK nga mjeku Kostandin Balloma, i Luis Medical Center. Ilir Nishani dhe Genci Hiçka u shpallën të pafajshme, ndërsa Gerson Tafa u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burgim, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë për 24 muaj, me kusht që gjatë kësaj periudhe ai të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të qëndrojë në kontakt me Zyrën…
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ka qenë i ashpër me Belinda Ballukun. Ai ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit. Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar. “Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore.…
Ajo që la pas atentati i një dite më parë në Rinas, janë vetëm shenjat e plumbave në fasadat dhe xhamat e bizneseve përreth vendit ku ndodhi krimi. [embedded content] Siç shihet edhe në këto pamje, plumbat kanë kaluar objektivin. Breshëritë e plumbave kanë prekur xhamat dhe fasadat e bizneseve rreth vendit ku ndodhi krimi i rëndë. Nga atentati, Gilmando Dano mbeti i vrarë, ndërsa u plagos miku i tij, agjenti i AMP, Muçi Shaljani. Sekuestrohen kamerat e sigurise Policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund…
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë në kryeqytetin finlandez Helsinki, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të organizatës për Bashkëpunim Nordik në Mbrojtje (NORDEFKO), si dhe në Forumin Hapësinor Arktik të Aleancës. MARKETING
Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke përdorur emrin dhe logon e “Bankës Kombëtare Tregtare”. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç. Uniformat blu informojnë se Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve.…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) Policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota. Makina me autorët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë. Po verifikohet për të gjitha mjetet…
Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori. Në pranga edhe një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt, gjatë kontrollit të të cilit u sekuestrua një mjet prerës thikë. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të realizojë takim me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane (BIE), Robert De Grot. Takimi do të realizohet në Qeveri. MARKETING
23:23 | 11 Nëntor 2025Q LShkencëtarët në Norvegji kanë qenë dëshmitarë të një pamjeje të pabesueshme dhe të pashembullt – lindjen e një orke në natyrë. Për herë të parë në histori, ngjarja është dokumentuar në foto dhe video mahnitëse që tregojnë momentet e para të jetës së viçit dhe reagimin e jashtëzakonshëm të familjes së tij, raporton Live Science . Studiuesit po vëzhgonin një grup balenash vrasëse (Orcinus orca) gjatë një udhëtimi me varkë në brigjet e Skjervøy, brenda Rrethit Arktik, kur gjaku u shfaq papritur në det rreth kafshëve. “Ne po lundronim me qetësi dhe po shikonim ushqyerjen,…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth gjendjes “status kuo” shumëvjeçare në sistemin juridik. Ai kritikoi Kuvendin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare. Ai nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim me të cilin ka shprehur dyshime serioze për kushtetutshmërinë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor. “Ky ligj ka shkaktuar dëm të pariparueshëm në rendin tonë juridik. Dëmi që ky ligj ka krijuar nuk mund të korrigjohet. Ky ligj, këto ndryshime dhe…

