Author: almakos

Moti me kapriçot e tij nuk ndalet së surprizuari, ku stina e pranverës shoqërohet me stuhi dimërore si ato që kanë goditur së fundmi jo vetëm Evropën, por edhe Shqipërinë. Në Korçë janë rikthyer reshjet e dëborës, siç shihet edhe nga pamjet. Ato kanë nisur gjatë orëve të fundit kryesisht në zonat malore. Reshje dëbore janë regjistruar edhe në aksin Boboshticë-Dardhë, ku trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 cm. Kontraktorët ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

Lexo më Shumë

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca në një prononcim për mediat tha se dosja ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës është shumë voluminoze. Pas shtyrjes së seancës në themel, ai deklaroi për mediat se nuk ka strategji për të shtyrë procesin, por duan kohë për t’u njohur me dosjen. Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, pasi siç u shpreh avokati Ndreca, ai i është drejtuar me shkresë gjykatës, ku argumenton se është duke lexuar dosjen. “Unë vlerësoj që ajo që konstatohet është fakti që ka një nxitim për të bërë një proces që është voluminoz. Ju e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij. MARKETING Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.…

Lexo më Shumë

Ka nisur sot në GJKKO seanca në themel për kryetarin  e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e terë. Në sallë ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa disa të pandehur munguan. Veliaj nuk ishte i pranishëm personalisht, por kishte dërguar një deklaratë ku shprehej se dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ishte i pranishëm në seancë. Gjithashtu mungonte edhe Ajola Xoxa, ndërsa mbrojtësit e saj ishin të pranishëm. Nga ana tjetër, mungonin shumica e të pandehurve të tjerë, ndërsa i vetmi i pranishëm personalisht ishte Elman Abule. Gjatë seancës, avokati…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dy ish drejtorë të AMP-së për shkak të punësimit të paligjshëm të agjentit Muçi Shaljani, i cili u vra disa muaj më parë bashkë me Gilmando Danin në atentatin që u bë në Rinas. Për gjykim janë dërguar ish drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi si dhe Gëzim Sala, Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, ndaj të cilëve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria thotë se Shaljani u punësua në një kohë shumë të shkurtër, duke mos respektuar procedurat ligjore. Po ashtu ai është paguar me…

Lexo më Shumë

Një arsenal armësh dhe lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia në Shijak, ndërsa një 59-vjeçar ka rënë në pranga, i dyshuar për trafikim armësh dhe shpërndarje droge. Zbulimi i armëve dhe arrestimi i 59-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “River”. Shtetasi i arrestuar Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak dyshohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia…

Lexo më Shumë

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës është shoqëruar me ndjekje dhe përplasje, duke lënë të plagosur dy efektivë policie. Sipas të dhënave paraprake, policia ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke u larguar me shpejtësi. Ndjekja ka vijuar në disa lagje të qytetit dhe ka përfunduar në Bulevardi Ismail Qemali, ku forcat e policisë kishin organizuar një tjetër pikë bllokimi. Gjatë ndërhyrjes, një automjet policie që ishte pozicionuar për të ndaluar makinën tip “Golf” është përplasur, duke shkaktuar lëndimin e dy efektivëve. Të plagosurit janë transportuar në spital…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.2 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof.Dr. Metin Izeti MARKETING “Problemi ynë nuk është se jemi ose jo modernë, por se nuk jemi origjinalë në modernitetin tonë.”Taha Abdurrahman Taha Abdurrahman është një emër që në hartën e mendimit bashkëkohor islam shënon një kthesë epokale: kalimin nga reforma apologjetike te çlirimi epistemologjik. Ky filozof i logjikës dhe gjuhës nga Maroku kërkon të shërojë shpirtin e njeriut modern përmes etikës. Projekti i tij intelektual nuk është një rebelim ndaj modernitetit, por një përpjekje titanike për ta “etikizuar” atë. Ai na sfidon me idenë se nuk ka modernitet të vërtetë pa pavarësi mendore dhe se njeriu, përpara se…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, krahasuar me vitin paraprak.“Në fund të vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e rregullta fillore klasën e kanë përfunduar 177 353 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65 192 nxënës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. MARKETING Kështu, në shkollat fillore janë regjistruar 178 918 nxënës, ndërsa në të mesmet 65 476 nxënës, ashtu që në fillore kemi rënie për 1.3 përqind, ndërsa në të mesme 0.8 përqind. “ Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar…

Lexo më Shumë

“Nisma e mbrojtjes në rastin e zjarrit në Koçan nuk mund të jetë bazë për rishqyrtimin e aktakuzës, pasi një gjë e tillë bëhet mbi bazën e provave, e jo sipas vullnetit apo kërkesës së dikujt”. MARKETING Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë me gazetarët prokurori publik i shtetit, Nenad Savevski, duke iu përgjigjur insistimeve të vazhdueshme të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkojnë ndryshim të aktakuzës dhe për këtë edhe janë njoftuar me shkrim. Në lidhje me pakënaqësinë e familjarëve të viktimave për largimin e prokurores Ivana Aleksova Trajçeva, së cilës nuk iu vazhdua mandati, Savevski tha…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova po analizon me kujdes Ligjin për Bankën Popullore dhe shkeljen e të mundshme nga Guvernatori Trajko Slaveski me zgjedhjen e parakohshme të dy zëvendësguvernatorëve, mandati i të cilëve ka skaduar prej 5 muajsh. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse planifikon të shqyrtojë punën e Slaveskit për shpërdorim të mundshëm të detyrës në lidhje me mandatet e dy zëvendësguvernatorëve, Siljanovska, megjithëse fillimisht tha se guvernatori që propozohet prej saj zgjidhet nga Kuvendi dhe është përgjegjës para Dhomës Legjislative, dhe për këtë arsye thotë se nuk e sheh në çfarë kuptimi do ta shqyrtonte punën e tij,…

Lexo më Shumë