Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka thënë se nuk është e vërtetë se Struga nuk do të lidhet me Korridorin 8. Në një deklaratë për media, Mickoski porositi qytetarët e Strugës që të mos shqetësohen sepse nuk do të lejojë asnjë qytetarë që të ndihet i anashkaluar. Kryeministri bënë me dije se përfaqësues të UNESCO-s do të vijnë në vendin tonë dhe në qershor do të vendoset se çfarë do të ndodhë me atë pjesë të korridorit që është e mbrojtur nga UNESCO. MARKETING Hristijan Mickoski, kryeministër “E vërteta është kjo, Qeveria e kaluar nga realizimi i korridoreve 8 dhe 10…
Author: almakos
Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë tashmë në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2023 derisa i mbaroi mandati si kryetare marsin e 2025-ës. Ndërkohë që mandati si gjyqtare në GJK i përfundoi në nëntor të vitit të shkuar. Tashmë, ajo do të jetë në një tjetër pozitë të lartë shtetërore dhe administrative. Vendimi: Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi: Emërimin e Zëvendësguvernatorit të…
Përgjigja e kryeministrit Hristian Mickoski lidhur me Korridorin 8 përmban shumë të pavërteta dhe shtrembërime, thonë nga ASH e Ziadin Selës. MARKETING “Tentimi për të akuzuar Shqipërinë se autostrada ka ngecur 25 kilometra larg kufirit është një manipulim i radhës, sepse ajo ka qenë një marrëveshje mes dy Qeverive për ndërtimin dhe bashkëfinancimin e një tuneli që edhe pikën kufitare do ta zhvendoste në një pozicion më të favorshëm që shkurton dukshëm rrugën dhe mirëmbahet më lehtë. Por edhe këtë marrëveshje Qeveria aktuale e ka shkelur dhe mundohet ta manipulojë. Edhe më skandaloze është pjesa e deklaratës kur kryeministri thotë…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu përkrah veprimtari shtesë tek mjekët dhe të gjitha mundësitë që mund t’i kenë të punësuarit në shëndetësi, por me rregulla ashpër të definuara. MARKETING Sipas tij, veprimtaria shtesë assesi nuk guxon t’i përkeqësojë proceset në sistemin shëndetësor publik dhe nuk guxon lista e pritjes të rritet, në barë të qytetarëve dhe të veprimtarisë shtesë. “Dhe edhe një herë përmendi, pasi pati spekulime se ministri është kundër aktivitetit shtesë, gjë që nuk është e vërtetë. Unë jam për çdo proces që do të kontribuojë në sistemin shëndetësor në vend, në mënyrë që ta mbështesim atë, si…
Policia e Lushnjës ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një e mitur për ngacmim seksual. I arrestuari është Thoma Kovaçi, drejtues i një mjeti transporti të një shkollë jopublike. Mësohet se edhe vajza frekuentonte shkollën private, ku shtetasi në fjalë ishte i punësuar si drejtues furgoni. Deri më tani, nuk kemi detaje të mëtejshme, por nga burime mësohet se arrestimi i kryer mbrëmjen e 31 marsit ka ardhur si pasojë e denoncimit të familjarëve të vajzës së mitur. Gjithashtu mësohet se familjarët kanë ndërmarrë kallëzimin pasi e mitura u ka treguar për ngacmimin që i ka bërë…
Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. MARKETING Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së. “Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zbutur masat e sigurisë për katër nga të pandehurit e dosjes “Bankers Petroleum” të akuzuar për evazion fiskal dhe mashtrim me TVSH-në. Gjykata ka zbutur masën e “arrestit në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për CEO-n kinez Hongping Xiao, ish administratorin Leonidha Çobo si dhe dy të pandehurit e tjerë Ardit Kero dhe Lianyi Wang. Po ashtu, ndaj tyre është caktuar edhe masa e ndalimit të daljes jashtë vendit. Kujtojmë që Bankers akuzohet për evazion fiskal dhe krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Hetimi,…
Në hapësirat e Qeverisë së Maqedonia e Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, priti në takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqia, Pr. Dr. Sali Arpagush, Reisul-Ulemanë, Shaqir ef. Fetahu si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj. Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy vendeve, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërfetar dhe institucional. Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta. Në këtë kontekst, u theksua se marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet Maqedonisë…
Një incident i rëndë tronditi qendrën e Bagdadit, ku gazetarja amerikane, Shelly Kittleson, u rrëmbye në mesditë nga një grup burrash të armatosur. Ngjarja ndodhi në një moment të papritur, duke shkaktuar panik dhe tmerr mes qytetarëve të pranishëm. Dëshmitarët raportuan se burrat e armatosur ndaluan makinën e saj, e tërhoqën jashtë dhe u larguan me shpejtësi, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar dhe frike. Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi incidentin dhe njoftoi se një i dyshuar ishte ndaluar pas një ndjekjeje të shpejtë nga forcat e sigurisë. Kjo tregon se autoritetet janë të angazhuara për të zbardhur…
Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një retorikë të ashpër ndaj opozitës dhe një mesazh të qartë në lidhje me qëndrimin e Qeverisë në lidhje me integrimin evropian, pa garanci për identitetin maqedonas dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari, nuk ka përparim MARKETING Në një deklaratë për mediat, Mickoski akuzoi LSDM-në se po e redukton procesin e integrimit evropian në një “shitje të identitetit maqedonas” dhe një “goditje ndaj indeve kombëtare”, duke vlerësuar se një qasje e tillë kërcënon strategjinë shtetërore. “Mënyra se si LSDM i sheh proceset e integrimit evropian është ekskluzivisht një shitje e identitetit maqedonas dhe një goditje…
Screenshot Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë dalë me një thirrje publike drejtuar profesorëve universitarë, duke kërkuar mbështetje për protestën në Shkup e paralajmëruar më 6 prill, në ora 12:30. MARKETING Përmes një letre zyrtare, studentët theksojnë se bëhet fjalë për një çështje thelbësore që lidhet me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata kërkojnë solidaritet dhe përkrahje nga stafi akademik, duke vlerësuar rolin e profesorëve si faktor kyç në mbrojtjen e standardeve dhe të…
Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë mbetur pa sistem pas sulmit kibernetik të një dite më parë të kryer nga “Homeland Justice”. Megjithëse Prokuroria e Përgjithshme mohoi dëme, raportohet se organet e akuzës janë prekur në sistem. Grupi i hakerave njoftoi se kishte sulmuar sistemet e Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas njoftimit në platformën Telegram, ata pretenduan se kanë hyrë në rrjetet e këtyre institucioneve dhe kanë marrë të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të tyre. Por, Prokuroria e Përgjithshme, në një njoftim zyrtar, theksoi se nga verifikimet e kryera nga ekspertët…

