Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, djali i ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve. Eraldi Breçani ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. Eralbi Breçani akuzohet se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të…
Author: almakos
Ministria e Mbrojtjes sot e shpalli Konkursin e ri publik për pranim të 300 ushtarëve profesionistë në shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut. MARKETING Kushtet e përgjithshme (të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të moshës madhore dhe të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike), kushtet e veçanta (të kenë përfunduar armimin e mesëm dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjet në ditën e përfundimit të konkursit për pranim të ushtarëve profesionistë), si dhe të gjitha detajet e tjera janë bërë të ditura në konkursin publik, i cili është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së…
Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion. Ky vendim i ri ka shkaktuar shqetësim dhe diskutime të shumta mes pronarëve të automjeteve. Legalizimi i xhamave të errët është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha automjetet përmbushin standardet e sigurisë dhe ligjit në Kosovë. Sipas njoftimit, procesi i legalizimit do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku do të bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara.…
Me afatin e përfundimit të mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, Kosova përballet me një situatë të paqartë që mund të ndryshojë rrjedhën e politikës vendase. Çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet zgjedhja e një presidenti të ri brenda afateve të caktuara? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë. Njohës të Kushtetutës kanë theksuar se sistemi juridik i Kosovës parashikon mekanizma të qartë për të përballuar një situatë të tillë. Këto dispozita janë të dizajnuara për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit të shtetit, pavarësisht nga mungesa e një presidenti të zgjedhur. Roli i Kuvendit të Kosovës…
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar masën që parashikonte pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Tiranë, Rigers Sheqeri. Vendimi i gjykatës lejon rikthimin e tij në detyrë, duke anuluar kufizimin e dy ditëve më parë ndaj tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Tiranës bëri me dije në njoftimin zyrtar se masa e pezullimit ishte vendosur edhe për juristin E.P, nën akuzë për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj shtetasit P.C u vendos masa e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Sipas Prokurorisë, hetimet nisën pas një…
“Birra Korça” nuk është thjesht një kompani prodhuese. Ajo është një pjesë e historisë ekonomike dhe kulturore shqiptare, një emër që e njeh çdo qytetar dhe që sot po fiton gjithnjë e më shumë njohje edhe përtej kufijve. Si birra e parë shqiptare, ajo përfaqëson një identitet të ndërtuar mbi traditën, cilësinë dhe krenarinë kombëtare. Por kjo histori nuk ka qenë lineare. Ka kaluar përmes rënies, harresës dhe ringritjes. Kur grupi Hysenbelliu vendosi të investojë në këtë fabrikë, realiteti ishte i zymtë: godina të amortizuara, teknologji e vjetëruar dhe një aktivitet i ndërprerë. Praktikisht, kishte mbetur vetëm struktura fizike dhe…
Sektori për krim kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me njësitë e policisë në Manastir, Ohër dhe Strumicë, ka zhvilluar një aksion të koordinuar në disa lokacione në vend, shkruan “Skopje1” MARKETING Sipas burimeve nga hetimet, janë kryer kontrolle në gjithsej shtatë lokacione, me qëllim sigurimin e provave për një vepër penale që lidhet me “prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të ndaluara, pornografi me fëmijë, të sanksionuara me Kodin Penal”. Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe të dhëna digjitale, të cilat do t’i…
Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elfete Ismaili ka adresuar disa kritika deri te udhëheqja aktuale në këtë Ministri. MARKETING Ismaili thotë se shqiptarët po diskriminohen, respektivisht se vërehet mungesë e dukshme e përfaqësimit shqiptar.“Në kursin për oficer para 1 muaji e ca, janë përzgjedhur 16 kandidatë të gjithë Maqedonas, pa asnjë përfaqësues Shqiptar. Në misionet diplomatike, e njëjta logjikë përjashtuese po vazhdon: në Bruksel-NATO asnjë Shqiptarë, në Berlin një atashe Shqiptar zëvendësohet me një Maqedonas; në Ankara një tjetër Shqiptar zëvendësohet dhe vendin e tij e merr përfaqësues nga një nacionalitet tjetër. Kjo nuk është rastësi…
Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, e cila një ditë më parë ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin ndaj objekteve të lidhura me Shtetet e Bashkuara, por edhe ndaj hapësirave publike në Shqipëri, strukturat e Antiterrorit kanë intensifikuar planin e masave në terren. Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite, në kuadër të koordinimit të veprimeve dhe rritjes së gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm. Edhe pse plani i masave ishte hartuar më herët, pas këtij paralajmërimi është…
Do të vijë koha kur të rinjtë që e kanë braktisur Maqedoninë për arsye të ndryshme do të kthehen në shtëpi dhe ne duhet ta udhëheqim luftën këtu sepse vetëm shtëpia është shtëpi, tha kryeministri Hristijan Mickoski. MARKETING Mickoski në RTVM tha se gjatë periudhës së tranzicionit, shumë njerëz të varfër u bënë jashtëzakonisht të pasur dhe kjo është arsyeja pse një numër i madh qytetarësh u zhgënjyen dhe vendosën të largohen nga atdheu i tyre. “Kur ndodhi pavarësia, erdhi tranzicioni, kur kapitali shoqëror u transformua brutalisht në kapital privat dhe kur nga shumë të barabartë, disa u bënë jashtëzakonisht…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një letre të hapur ka reaguar lidhur me debatet për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se barazia gjuhësore dhe Marrëveshja e Ohrit janë themele të panegociueshme të shtetit dhe nuk duhet të vihen në pikëpyetje. MARKETING Ahmeti thotë se për të barazi nuk ka qenë kur slogan, por bindje e pandryshuar politike dhe morale, raporton SHENJA. Sipas tij nuk ka të ardhme pa barazi, nuk ka barazi pa dinjitet, dhe nuk ka dinjitet pa gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Letër e hapur Shtetet e qëndrueshme ndërtohen mbi parime të qarta, mbi marrëveshje të…
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja u regjistrua në fshatin Pluk, ku shtetasi D. V. kallëzoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës. Si rezultat i hetimeve, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. B., 39 vjeç, banues në zonë dhe me precedent penal. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se djegia e automjetit dyshohet të jetë kryer me porosi të shtetasit A. Z., 28 vjeç, i cili është…

