Author: almakos

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, foli sonte në emisionin “Debat në SHENJA” për procesin e organizimit të një vendi të punës në administratë. MARKETING Ai sqaroi se Agjencia është përgjegjëse për të gjitha fazat e punësimit, nga planifikimi fillestar nga institucionet përkatëse, deri te shpallja publike e vendit të punës. “Agjencia për Administratë mirret me organizimin e plotë të një vendi të punës, në administratë që nga themi planifikimi që bëhet nga një institucion dhe pastaj të fillojë me shpallne publike të atij vendi të punës. Më pastaj në kuadër të Agjencisë për Administratë bëhet selektimi i kandidatëve…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka filluar hetimet ndaj pasurisë së Drejtoreshës Rajonale të Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj, Taulant Godroli pas denoncimeve nga emisioni “Vetting”. Ky informacion zyrtar konfirmohet nga korrenspondenca e “Vetting” me zyrën e informacionit në ILDKPKI. [embedded content] Tashmë nuk jemi më në një verifikim të zakonshëm, por në një hetim ku çdo deklaratë pasurie nga Drejtoresha Erilinda Lala do të ballafaqohen me mosdeklarimin e kompanisë “2D Construction 2025” ish Gea Construction dhe burimet financiare të saj. Në fakt, “Vetting” ka konfirmuar se…

Lexo më Shumë

Njëri nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për më 6 prill, Jon Selimi, foli sonte në emisionin “Debat në SHENJA” edhe për vendosjen e pankartave me mesazhe që kërkojnë mbajtjen e provimit në gjuhën në të cilën studentët kanë ndjekur studimet. MARKETING Selimi theksoi se qëllimi i këtyre pankartave ishte të përcillnin një mesazh dhe të mobilizonin studentët, por edhe qytetarët, për të marrë pjesë në protestë. “E shfrytëzuam atë moment për të dhënë një mesazh dhe për të nxitur studentët dhe opinionin e gjerë që t’i bashkohen protestës. Ideja e pankartave ishte spontane dhe u realizua shumë shpejt. Më…

Lexo më Shumë

Studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë më 6 prill, përmes së cilës do të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. MARKETING Në lidhje me këtë çështje, një nga organizatorët e protestës, studenti Mevlan Ademi, foli në emisionin “Debat në SHENJA”, duke theksuar se kërkesa e tyre shkon përtej një provimi të vetëm. Sipas tij, thelbi i reagimit është respektimi i statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Ai nënvizoi se gjuha shqipe nuk duhet të kufizohet apo të pengohet përmes ligjeve dhe akteve administrative. “Mesazhi jonë kryesor,…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTINGPrej disa vitesh, konflikti i pronave në bregdet po mban peng zhvillimin e zonës së Borshit, që prej një dekade pas reformës territoriale ka kaluar si pjesë e Bashkisë Himarë. [embedded content] Në qendër të konfliktit është ish-Shtëpia e Pushimit të Fëmijës Borsh, e cila dikur mbushej nga gjallëria dhe energjia, që sillnin jetimët e Sarandës. Dokumentet zyrtare të siguruara nga “Vetting” dhe dëshmia ekskluzive nga ish-pronarja e kësaj prone me sipërfaqe 5400 metër katrorë, Diana Bilali kanë ekspozuar ndërtime të paligjshme, falsifikim dokumentesh nga komuna Lukovë dhe indiferencë totale nga të gjitha institucionet. Sipas ish-pronares Bilali, në procesin…

Lexo më Shumë

Botuesi i SHB Shkupi, Azam Dauti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e studentëve shqiptarë që do të zhvillohen me 6 prill të hënën në Shkup, duke filluar nga ora 12:30, nga Ura e Gurit. MARKETING Dauti thekson se Maqedonia e Veriut është toka dhe prona e qytetarëve, dhe nuk mund të lejohet që ajo të kthehet në mjet politik i një partie që sipas tij, ka synuar të ngulfatë çdo aspekt të jetës shqiptare, nga ekonomia e arsimi te shëndetësia, kultura dhe sporti. Sipas botuesit Azam Dauti, mbështetja e protestës studentore është një detyrim moral dhe qytetar,…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 78-vjeçarit Gëzim Vija në fshatin Bulgarec, të Korçës. Policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale. 78 vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Gezim Vija, viktima 78-vjeçar Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme. Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi. Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të vjedhjes me…

Lexo më Shumë

Mungesa e dhënies së pagave për disa muaj, bëri që disa të punësuar ta lënë punën në çerdhen “Bambi”, e cila është pjesë e Kopshtit “Fidani”, në Çair. Në mungesë të edukatoreve dhe përkëdhelëseve të cilat vendosën ta ndërpresin angazhimin e tyre në këtë institucion, fëmijët u shpërndanë nëpër klasa të tjera. Problemi tangon punësuarit të cilët janë me kontratë në vepër, raporton SHENJA. MARKETING Drejtoresha e çerdhes Gëzime Bakiu na premtoi se problemi veçmë është zgjidhur dhe pagat që i kanë pasur mungesë, të punësuarëve do ju kompensohen. Majde pritet që sot të paguhen paga për 3 muaj. Ajo…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë muajit mars nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamera, janë regjistruar gjithsej 26.241 shkelje. Nga MPB, njoftojnë se numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara për kalim në semafor të kuq ëshët  70 , që sipas tyre paraqet një ulje prej 68.2% krahasuar me muajin shkurt. Ndërsa numri më i madh i shkeljeve është për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, ku janë regjistruar  25.230 raste. Gjatë muajit mars po ashtu janë regjistruar edhe 941 shkelje për drejtim të automjetit me…

Lexo më Shumë

Studentët shqiptarë të Universiteteve të Maqedonisë së Veriut sot u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të rrethit akademik dhe profesional të sektorit të drejtësisë në vend që t’i mbështesin në protestën e 6 prillit, nëpërmjet të cilës do të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. MARKETING Në një thirrje publike, studentët të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, presin që në protestën në Shkup të mbështeten edhe nga gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe përmbaruesit shqiptar. “Të nderuar alumni, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe përmbarues, u jemi mirënjohës për kontributin tuaj të vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

Screenshot Letrën publike të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, e ka komentuar njëri ndër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se përbërja e kësaj gjykate është trashëgimi e BDI-së. Megjithatë, Kasami tha se tha se nuk pajtohet me “deklaratat e papjekura të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”. MARKETING “Gjykata Kushtetuese është organ, institucion i pavarur, të cilën po ashtu na e ka lënë trashëgimi qeveria paraprake. Ne do të punojmë që edhe kjo gjykatë të funksionojë në bazë të Kushtetuese dhe ligjit. Nuk pajtohem me deklaratat e papjekura të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në disa raste, jo vetëm sa…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rikthimin e ligjit për çmimet tavan, një hap që synon të mbrojë qytetarët nga abuzimet e mundshme me çmimet e larta në treg. Gjatë një fjalimi në Kuvend, Kurti theksoi rëndësinë e këtij ligji, duke e quajtur atë një mjet të nevojshëm për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend. Ai shprehu shqetësimin se disa tregtarë po shfrytëzojnë situatën e krizës për të rritur çmimet në mënyrë të padrejtë. “Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan”, tha Kurti, duke theksuar se ky ligj do të ndihmojë në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet. Ai e lidh këtë…

Lexo më Shumë