Propozim- buxheti është i balancuar, i qëndrueshëm dhe i planifikuar me kujdes, pa populizëm dhe me përgjegjësi jo vetëm ndaj brezave të tanishëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm. Ai siguron mbështetje konkrete për qytetarët dhe ekonominë bazuar në kritere të qarta dhe i përshtatur ndaj nevojave të shoqërisë. Kështu pasditen e sotme në seancën e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet, deputetët e VMRO-DPMNE-së që morën fjalë e vlerësuan projeksionin e buxhetit për vitin 2026. Në ditën e dytë të debatit të përgjithshëm për Propozim- buxhetin për vitin 2026 të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet, deputetja e VMRO-DPMNE-së,…
Author: almakos
“Ne prindërit e paguam shtrenjtë çmimin e korrupsionit”, “63 hije do ju ndjekin-çdo vështrim kërkon drejtësi”, “Kush do na i kthej shokët”, “Heshtja është bashkëfajësi”, “Përfitim në gjak”. Kështu shkruante në pankartat e miqëve, familjarëve dhe prindërve që mezi mbanin veten nga mërzia për humbjen e më të dashurve të tyre, në marshin protestues që u mbajt sot në Shkup. Mijëra qytetarë që ju bashkuan protestës kishin kërkesë të përbashkët gjykim të drejtë, transparent dhe në kohë, për procedurën gjyqësore që do të nis pas 4 ditësh. Natalija Gjorgjieska, bashkëshorte e këngëtarit Andrej Gjorgjieski nga DNK kërkoi nga deputetët që…
Koalicioni VLEN thotë se me largimet e fundit nga AKI është bërë e qartë se ajo nuk ekzison, por ka mbetur vetëm një hije e vetvetes. Sipas VLEN-it, AKI është ende në heshtje zgjedhore pasi ende nuk ka deklarime nga ana e tyre, ndërkohë që shtojnë se ky është edhe kapitullimi i tyre. VLEN “Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare nuk është dorëheqje, është rrëzim. Është shembja e një ndërtese të ngritur me mashtrime, improvizime dhe lojëra pas shpinës së qytetarëve. Me tërheqjen e Krenar Llogës, pas largimit të Menduh Thaçit, pas panikut në BDI dhe heshtjes…
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve, por Gjykata rrëzoi kërkesën.Nënkomisar Bruno Cara, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor Ashim Zajmi, me detyrë Ndihmës/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi dyshohet se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muci Shaljanin,…
Një grup prej 60 serbëve nga Kosova, më 29 tetor, u nisën në këmbë drejt “tubimit të madh” të partisë SNS në Novi Sad, një ngjarje që pritej të mbahej më 11, 15 ose 16 nëntor. Pas një pritjeje madhështore në Beograd më 5 nëntor, këta individë humbën çdo gjurmë, duke ngjallur pyetje të shumta mbi fatin e tyre. Ky udhëtim ishte një përgjigje e regjimit ndaj ecjeve epike të studentëve në Serbi, ku 60 serbë nga Kosova u urdhëruan të nisen në këmbë për të mbështetur presidentin Aleksandar Vuçiq. Ngjarja e planifikuar për në Novi Sad, sipas njoftimit të…
Janë arrestuar dy autorët e plagosjes me thikë të 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic, orët e para të mëngjesit të sotme në zonët “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit Damjan Selimaj, 23-vjeç dhe Geraldo Prenci, 26-vjeç. Nga hetimet rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me thikë 39-vjeçarin, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Vladimir Krsmanovic mësohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë…
U.D. kryetari i Gostivarit dhe kandidati i AKI-së në zgjedhjet e 19 tetorit, Valbon Limani, deklaroi në emisionin Stadion të Kanal 77 se koncepti i “zgjedhjeve të përsëritura” nënkupton domosdoshmërinë e zhvillimit të garës me të njëjtët kandidatë si në raundin e parë. Ai theksoi se interpretimet juridike që ka marrë nga ish-gjyqtarë dhe ekspertë të së drejtës konfirmojnë se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë. “Nuk mund të ndodhë që unë të kërkoj census prej 17 mijë votash më 19 tetor, ndërsa një kandidat i ri, i cili nuk ka qenë pjesë e garës, të bëhet…
Dje, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e rregullt të partisë, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar. Gjatë mbledhjes u aprovua zgjedhja e mbi 800 delegatëve, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Gjorgjia Sajkoski, u autorizua të finalizojë listën përfundimtare në përputhje me statutin e partisë. Po ashtu, u formua komisioni organizativ përgjegjës për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e Kongresit. Një nga vendimet më të rëndësishme ishte shkarkimi i Ilija Stoilev nga posti i kryetarit të Komitetit Komunal në Sveti Nikollë, pas një rasti të evidentuar të keqpërdorimit të…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, në një konferencë për media deklaroi se raporti i ri i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është shqetësues dhe tregon qartë se vendi ka ngecur në procesin e integrimit evropian. Sipas tij, dokumenti konstaton mungesë progresi, ndërsa thekson se Mosfillimi i negociatave me Bashkimin Evropian lidhet drejtpërdrejt me mosrealizimin e detyrimeve kryesore. “Vendi nuk ka progres, kjo tregon se ka ngecje. Nuk po e themi ne në aspekt politik, por këtë e thotë vetë BE-ja. Në raport thuhet se Maqedonia e Veriut nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e…
Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, u shpreh se dita e sotme është shumë e veçantë për ta pasi hapin dyert drejt mundësive të reja. “Të dashur të diplomuar, ju sot mbyllni një kapitull të rëndësishëm të jetës tuaj. Por njëherazi hapni dyert drejt mundësive të reja, sfidave të reja dhe horizonteve më të gjëra”, iu drejtua Presidentja e “Luarasi” studentëve të sapodilomuar. Fabjola Hysenbelliu u shpreh se studentët janë ambasadorët e “Luarasi” nëpër botë dhe se kudo që shkojnë mbartin vlerat e këtij Universiteti. “Ju jeni ambasadorët tonë në të gjithë botën, kudo që do të shkoni mbani me…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri (që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm, 15 Nëntor ). Katër ditë pas atentatit që tronditi vendin, Rama reagoi duke u shprehur se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, sipas tij, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente. “Nëse do të kishim këtë sistem…
Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse bëjnë një sy qorr. Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë. Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend. “I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e…

