Author: almakos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes. Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes. “Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Presidentes. Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat. Sipas mediave italiane, viktima është Louis Pisha, i cili ndodhej në tarracën e një godine në Via Piave, bashkë me dy shokë të tij, kur ndodhi aksidenti fatal. Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes nga policisë së komisariatit Santa Viola, mësohet se i mituri ka hipur mbi një dritare në çati prej plastike, transparente, i cili është thyer papritur nën peshën e tij. Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke…

Lexo më Shumë

Ridvan Krraba nga Kaçaniku është 44-vjeçari që vdiq dje në QKUK ku po trajtohej nga lëndimet e marra në vendin e punës në Ferizaj. I ndjeri, kishte rënë nga një lartësi nga një ndërtesë, ku dyshohet se aty ai ishte duke punuar. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ky i fundit, ka shtuar se, prokurori ka vendosur për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes./Sinjali/

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

Lexo më Shumë

22:11 | 3 Prill 2026Q LAstronautët e “Artemis II” kanë publikuar bukurinë e planetit Tokë, teksa po vazhdojnë rrugën duke iu afruar Hënës. NASA ka publikuar të premten fotografinë e shkrepur të Tokës, nga lëvizja e parë drejt hënës në më shumë se gjysmëshekulli. Fotografia e parë u shkrep nga Reid Wiseman. Ajo tregon Tokën e plotë. Wiseman dhe ekipi i tij ishin 145 mijë kilometra larg Tokës. Ata kanë edhe rreth 270 mijë kilometra për të mbërritur në destiancion. Ky destinacion pritet të mbërrihet të hënën. Tre amerikanë dhe një kanadez do t’i sillen përreth Hënës, dhe më pas…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurorinë Publike dhe veprimet e kryeprokurorit të ri, duke theksuar se qëndrimi i partisë së tij ka qenë i drejtë që në fillim. MARKETING <imgsrc=”” alt=”Sample Image”/> Ai rikujtoi se Aleanca për Shqiptarët kishte shprehur mosbesim ndaj përzgjedhjes së kryeprokurorit, duke e cilësuar atë si përpjekje për vendosjen e kontrollit politik mbi sistemin e drejtësisë. “Sot, zhvillimet e fundit vetëm sa e konfirmojnë atë që kemi paralajmëruar që në fillim,” deklaroi Snopçe. Në fjalimin e tij, ai ngriti shqetësimin për atë…

Lexo më Shumë

Ka hyrë në fuqi që prej orës 20:00 vendimi i sotëm i Bordit të Transparencës, i cili ka rritur sërish çmimin e naftës, duke e çuar nga 218 lekë për litër në 224 lekë për litër. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga LSA, pikat e karburanteve kanë vendosur tabelat me çmimet e reja. Ndryshe nga nafta, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar nga hera e fundit që Bordi u mblodh dhe do vijoj të shitet me 181 lekë për litër. Sipas Bordit, çmimet u caktuan në këto kuota, pasi më parë u zbrit një shumë prej 9.5…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku raportohet për një plagosje të dyfishtë me thikë mes adoleshentësh. Sipas informacioneve paraprake, gazetari Senad Nikshiqi bën me dije konflikti ka ndodhur mes disa të rinjve, ku dyshohet se të gjithë janë nën moshën 19 vjeç. Gjatë përplasjes, janë përdorur thika duke lënë të plagosur dy persona, Enis Preza 19 vjeç, si dhe një 17-vjeçar. Të dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa aktualisht raportohet se ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër…

Lexo më Shumë

NASA publikoi fotografitë e para të marra nga astronautët e misionit Artemis II nga kapsula Orion, ndërsa misioni drejtohet drejt Hënës, duke ofruar pamje unike të Tokës nga hapësira. Fotografitë u realizuan nga komandanti i misionit, Reid Wiseman, me përdorimin e një tableti dhe shfaqin dy perspektiva të ndryshme të planetit tonë. Fotografia e parë u përshkrua nga Qendra e Kontrollit të NASA-s në Johnson Space Center si “një kujtesë se, sa larg edhe të shkojmë, mbetemi një botë që vëzhgon, shpreson dhe synon të arrijë më lart.” Fotografia e dytë tregon Tokën si një “pikë blu”, ashtu si e…

Lexo më Shumë

Lençe Ristovska u largua nga detyra sepse qeveria kishte nevojë për një prokuror nën kontrollin e saj, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së. MARKETING Në konferencën e sotme për shtyp para Prokurorisë Publike, Kuzeska theksoi se prokurori i ri publik, Nenad Saveski, po përmbush detyrat e deleguara nga Hristijan Mickoski, ndër to edhe largimin e Ristovskës. “Lençe Ristovska ishte një profesioniste e pavarur dhe e njohur, që bashkëpunoi edhe me Eurojust. Ajo u detyrua të largohej pasi ankesat e saj për presion politik nga Mickoski u injoruan, duke përfshirë edhe ofendimet publike në televizion,” deklaroi…

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Laknas, ku një grua është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu. Policia bën me dije se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale E. L., rreth 30 vjeçe, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në oborrin e shtëpisë së xhaxhait të saj. Sipas bluve, xhaxhai i së resë, 73-vjeçari me iniciale N. Sh., ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe mbesën e tij. Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti mes disa personave, ka humbur jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Burime nga spitali bëjnë me dije se viktima ka pësuar goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, dëmtime që rezultuan fatale për jetën e tij. Ndërkohë, nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka nisur menjëherë…

Lexo më Shumë