Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, në konferencë për media, deklaroi sot se atë që e kishte paralajmëruar lidhur me korridorin 8 u tha dje nga kryeministri Hristijan Mickoski, pra mos realizimin e segmentit nga Struga në Qafë Thanë.
Ai tha se arsyetimet gjoja për mbrojtje dhe rekomandim nga UNESCO-s, janë boshe dhe banele dhe nuk kaun të bëjnë me realitetin.
“Nëse duhet të flasim për UNESCO-n, duhet të flasim duhet të flasim për objektet pa leje, të cilat janë me mijëra në Liqenin e Ohrit, në qytetin e Ohrit dhe Strugës. Nëse flasim për zonën e UNESCO-s, ku në kontekst më tepër vendoset Struga sesa Ohrit, duhet thënë një e vërtet se Korridorit 8, nga Trebenishta në Qafë Thanë, në të gjithë këtë trajektore, nga Liqeni i Ohrit është së paku në vijë ajrore larg 1 km, nëse flasim për segmentin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Ohrin, ky segment, kjo linjë ajrore e afërsisë së autostradës me Liqenin e Ohrit, ka vende ku kjo distancë nuk është as edhe dhjetëra metra. Kështu që është e qartë, është vazhdimësi i një politikëbërje të sëmurë”, tha Sela, duke i bërë thirrje faktorit politik shqiptar në pushtet dhe faktorit ndërkombëtar që të reagojnë për këtë vendim.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Turistët e huaj dynden në Maqedoninë e Veriut – turqit në krye, pas tyre gjermanët dhe serbët
- Mickoski: BE-ja të ndërhyjë në mosmarrëveshjen me Bullgarinë
- Ervin Salianji: A do lajmërojë dorëheqjen Edi Rama tek konferenca urgjente në aeroport?
- VLEN: 5 pyetje që Ali Ahmeti dhe BDI duhet t’u përgjigjen
- Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
- Policia maqedonase ndalon në kufi Azgan Haklajn, ish-deputeti i shoqëruar nga gazetari Ferdinand Samarxhiu po udhëtonte drejt Shkupit ku do të mbahet protesta për krerët e UÇK
- Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin
- Pesë vite pa diagnozë, Granit Cana tregon çka i ndodhi



