Oficerët e karabinierëve në San Martino, në provincën Forli, arrestuan dje një 38-vjeçar shqiptar. Ndalimi u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Zbatimit të Krimeve të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Romës. Shqiptari duhet të vuajë, përveç çdo paraburgimi që ka vuajtur tashmë, një dënim të mbetur prej mbi 4 vjet e 7 muajsh, plus një gjobë prej mbi 13,000 eurosh. Akuzat përfshijnë grabitje të rëndë të kryer në vitin 2025 dhe trafik droge që datojnë që nga viti 2019. Pas formaliteteve të zakonshme, shqiptari u gjet në një banesë në qytet dhe u dërgua…
Author: almakos
Nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimit të derivateve në bursë, kryeministri thotë se hapi i ardhshëm do të jetë ulja e çmimit të akcizës dhe të marzhës. Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se si Qeveri po e ndjekin situatën dhe se do të veprojnë në kohë në bazë të nevojës. Ndërsa të njejtën gjë e tha edhe për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për çka u shpreh se inspektorët e tregut janë terren dhe po e ndjekin situatën. Hristijan Mickoski, kryeministër “Kuptohet që hapi i radhës do të ishte që pas këtyre dy javëve nëse vazhdon rritja në burs,…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, i pyetur në emisionin “Debat në Shenja” nëse është më e lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonsturimi i ASH-së, tha se shkrirja nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi”. Snopçe foli lidhur me një sërë temash për politikat në vend ku ai vuri theks edhe për deklaratat e tij të dhëna kur ASH-ja ishte në pushtet se nëse preket interesi i shqiptarëve ata do të largohen nga Qeveria. Ndërkaq, i pyetur nëse ka ambicie që të kandidojë për kryetar të ASH-së, tha se për momentin nuk ka ambicie të tillë, dhe vlerëson…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora. MARKETING Ai sqaroi se ligjërisht duhet të rregullohet shpallja e përkohshme e eksterritorialitetit në disa vende ku do të organizohej votimi, dhe se kjo do të vlejë vetëm për zgjedhjet. “Absolutisht, ne nuk i ndërrojmë menjëherë qëndrimet. Ne jemi për një njësi zgjedhore. Këtë e thash edhe në takimin e liderëve, normalisht të ketë një prag që do të negociohet bashkë me partitë e tjera politike. Në këtë një njësi zgjedhore logjikisht duhet të votojë edhe diaspora, por problemi kryesor…
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme të 40-të nuk mori vendim për zgjedhjen e një kreu të ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup, duke pasur parasysh se asnjë nga pesë kandidatët e regjistruar nuk mori numrin e nevojshëm të votave, përcjell Telegrafi Maqedoni. MARKETING Në seancë, Këshilli shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetai, Vlladimir Milloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, duke pasur parasysh se kandidati i pestë Aleksandar Markovski tashmë ishte zgjedhur si prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup. Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, fillimisht informoi se për vendin e lirë të punës…
Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e 40-të të sotme, vendosi të zgjedhë Engjëllushe Kadriu-Leshi, Aleksandar Markovski, Ana Gogovska-Jakimovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitriovska si prokurorë të rinj publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. MARKETING Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, fillimisht informoi se tetë kandidatë kanë paraqitur aplikime në konkursin për pesë prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kanë tërhequr kandidaturat e tyre dhe nuk do të merren në konsideratë. Pas shqyrtimit të kandidaturave, Këshilli nuk votoi për kandidatët Marija Gorgjieva,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dërgoi sot një mesazh urimi me rastin e gjashtëvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën e NATO-s nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai theksoi se hyrja në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike më 27 mars 2020 përfaqëson një moment historik dhe përmbushjen e një interesi kyç kombëtar. MARKETING Sipas Filipçes, ishin politikat e përgjegjshme të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga LSDM që mundësuan një procedurë të shpejtë pranimi. “Me politika të përgjegjshme dhe burrështetas, LSDM e solli Maqedoninë në NATO, përmes një prej procedurave më të shpejta të pranimit në historinë e Aleancës. Duke vepruar kështu,…
Ndërprerja e furnizimit me naftë dhe gaz përmes Ngushticës së Hormuzit për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin ka rritur ndjeshëm çmimet globale të energjisë. Benzina është rritur tashmë dhe faturat e ngrohjes shtëpiake në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të sigurta se do të rriten edhe më tej. Por nuk është vetëm karburanti që është prekur nga konflikti. Një mori kimikatesh, gazrash dhe produktesh të tjera me rëndësi jetike zakonisht hyjnë në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit. BBC Verify ka zbuluar se çmimi i një sërë mallrash – duke filluar nga ushqimi, te telefonat inteligjentë e…
Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujor të rreziqeve të sistemit, sipas të dhënave për tremujorin e fundit të vitit 2025, përfshirë edhe të dhënat e fundit të disponueshme, Bordi ekzekutiv i Bankës popullore solli vendim të mos ndryshohet vlera e shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave, përkatësisht ajo të mbetet në 2 përqind të aktivit të ponderuar sipas rreziqeve edhe në tremujorin e dytë të vitit 2027, kumtuan sot nga Banka popullore. MARKETING Shkallët e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave ndaj klientëve nga vende të tjera, thonë nga atje, do…
I akuzuari në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, ka thënë para gjykatës se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Naim Murseli e Granit Plava. “Unë nuk i kam takuar as Granitin, as nuk kam bërë asnjë marrëveshje. Nuk kam pasur lidhje me këtë far pune, që e kam takuar Naimin me Granitin, për kryerjen e veprës”, është përgjigjur Kokalla. Ai i është përgjigjur pyetjeve nga avokati i tij, Ndrecë Dodaj, i cili i tha se pse e kishte ftuar Murseli Kokallën në shtëpi. “Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për…
Sektori i Punëve të Brendshme i Velesit aktualisht po instalon kamera në rrugët kryesore të Velesit. Janë duke u instaluar kabllot, kutitë metalike, shtyllat dhe kamerat. MARKETING Sipas informacioneve fillestare nga SPB e Velesit, fillimi i projektit “Safe City” në Veles pritet të ndodhë në fund të korrikut të këtij viti. “Prioriteti për instalimin e kamerave përcaktohet sipas kritereve të sakta të sigurisë. Fokusi do të jetë në arteriet kryesore të trafikut ku regjistrohet një frekuencë më e lartë e automjeteve dhe këmbësorëve, kryqëzimet kryesore ku ndodhin shpesh shkelje të rregullave të trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme”,…
Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, i akuzuari Kushtrim Kokalla, ka folur me zë të lartë, kur është pyetur për raportin e Naim Murselit me Liridona Ademaj. Ai tha se të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi kanë pasur probleme mes vete. Ai e përmendi se njëra prej arsyeve të këtyre problemeve ka qenë xhelozia.

