Author: almakos

Partia politike e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar lidhur me rritjen simbolike të pagave nga ana e qeverisë, ku realiteti shoqëror nuk korrespodon me shpenzimet e qytetarëve. Sipas BDI-së, çmimet e ushqimit, energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe shërbimeve bazë janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa këto rritje qytetarëve nuk u mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet për ushqim dhe pije. Reagimi i plotë i Bashkimit Demokratik për Integrim: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve, si rezultat i politikave të pamjaftueshme ekonomike të Qeverisë. Edhe pse Qeveria u mburr…

Lexo më Shumë

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. [embedded content] Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë. Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni. Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga…

Lexo më Shumë

Draftligji për Аrsim të Lartë mbetet njëra nga çështjet më të rëndësishme, çështje të cilën ministrja e Arsimit, Vesna Janevska e arsyeton dhe mbron në çdo paraqitje publike. Ndonëse ditë më parë tha se drafligji i përmirësuar të premten do të publikohet në ener, sot deklaroi se ligji i qasshëm për publikun do të jetë nga e hëna dhe më pastaj i njëjti do të shkojë në procedurë qeveritare. MARKETING Janevska tha se janë pranuar numër i madh i vërejtjeve, të cilat sipas saj kanë qenë konstruktive. VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT  “Kemi pranuar shumë vërejtje të cilat kemi…

Lexo më Shumë

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të organizatës iraniane Homeland Justice ndaj Postës Shqiptare. AKSK shprehet se në incidentin kibernetik që preku Postën Shqiptare një ditë më parë në infrastrukturën e teknologjisë së saj, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira. Më tej kjo agjenci shton se është ngritur një grup pune, e cila ndër të tjera po mbron sistemin dhe po  e izolon nga sulme të tjera të mundshme. AKSK thekson se në fund të punës do të paraqitet dhe një raport pas analizimit të situatës. Deklaratë mbi…

Lexo më Shumë

Mes tensioneve politike dhe debateve të nxehta në Kuvend, çështja e përdorimit të gjuhës u rikthye në qendër të vëmendjes. Ndonëse u diskutua në dy gjuhë, kjo nuk i pengoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe deputetin e Frontit Evropian, Skender Rexhepi, që të përballeshin në një debat të drejtpërdrejt për atë nëse “gjuha shqipe” është zyrtare apo jo, si dhe për gjuhën në të cilën duhet të zhvillohen diskutimet në Kuvend. Deputeti Skender Rexhepi, tha se gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se edhe Kuvendi vetëm këto dy gjuhë i njeh dhe të njejtat…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen pranë urës së ‘Zogut’. [embedded content] Si pasojë e përplasjes së një Minicoper me një mjet tjetër tip Golf kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit.

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi për rishikimin e masës së arrestit në burg. Ish vartësi i ish ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku do të mbetet në qeli. Ndërkohë, sa i përket pretendimeve të tjera të Berberit, lidhur me papërdorshmërinë e provave nga celulari i tij, nuk janë marrë parasysh nga Kushtetuesja. Sipas gjykatës, ai duhet t’i drejtohet Shkallës së Parë. Kujtojmë që Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive…

Lexo më Shumë

Çështja për vendosjen e “Ankesës kushtetuese” dhe ndryshimeve të mundshme të Kushtetutës është një çështje krejtësisht politike, për të cilën kërkohet konsensus nga 2/3 e deputetëve, thekson kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Ai në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se nuk mbështet hapjen e pjesshme të aktit më të lartë ligjor. MARKETING “Kjo është çështje e ndjeshme. Sapo të hapet Kushtetuta, secili dëshiron të arrijë qëllimin e tij politik. Kjo mund të çojë në krijimin e një problemi më të madh sesa përfitimi. Nuk mendoj se kushtetuta duhet të hapet ad-hok. Nëse duam një reformë më të thellë, nuk…

Lexo më Shumë

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, tre ditë më parë në Kuman të Roskovecit, dhe më pas vetëvrasjes, është përcjellë në banesën e fundit nga punonjësit e shërbimeve komunale të Bashkisë Roskovec. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë kësaj bashkie, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë asnjë rezultat, ndaj në bazë të ligjit ceremonia mortore u krye nga bashkia. Ndërkohë që Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve theksoi se Ligji për përfaqësim të drejtë, pasi kaloi të gjitha filtrat dhe mori rekomandim nga Komisioni i Venecias, shumë shpejt do të gjendet në Kuvend. MARKETING Në lidhje me vërejtjet për përdorimin e gjuhëve, ai nënvizoi se askush nuk është kundër përdorimit të ndonjë gjuhe tjetër, por kujtoi se sipas Kushtetutës, gjuha zyrtare në të gjithë territorin e vendit është gjuha maqedonase me alfabetin e saj cirilik. “Ligjin për përfaqësim të drejtë pres ta sjellim së shpejti para deputetëve, pasi ka kaluar të gjitha filtrat,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancën e sotme janë publikuar pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes. Gjatë shfaqjes së pamjeve, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Naim Murseli, ka thënë se nuk mund t’i shohë ato. Murseli ka deklaruar se grabitësi kërkoi vetëm telefonat dhe paratë nga ta. “Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli. Familja e Liridona Ademajt nuk ka qenë e pranishme…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë vrasje-vetëvrasje i të martës (24 mars) në Kuman të Roskovecit, ku pas një sherri në familje, Shefit Rrapaj vrau me armën pushkë bashkëshorten Dashuri Rrapaj dhe më pas qëlloi veten për vdekje. Është kryeplaku i fshatit Kuman, Tomorr Metani, që tregon se çifti nuk kishte probleme, jetonin prej 25 vitesh në zonë pas ardhjes nga Levani i Beratit dhe nuk ishin bërë asnjëherë problematikë për ta. Ditën e sotme (26 mars), në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në “News24”, ai dha përgjigje për disa pyetje që lidhen me dinamikën…

Lexo më Shumë