Author: almakos

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli, denoncoi skandalin e shembjes së rrugës dhe shpërdorimit të taksave të qytetarëve nga drejtuesit vendorë të Bashkisë Pogradec me rrugën e shembur të Rëmenjit. E shoqëruar edhe nga kreu lokal i selisë blu, Oligert Muçllari, ajo pa sot (24 mars) nga afër dëmet e shkaktuara dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve, teksa bëri edhe një deklaratë publike për median, ku kërkoi marrje masash dhe mbajtje përgjegjësish. “Jemi së bashku me kryetarin e PD, të degës Pogradec këtu fshatin Rëmenj në njësinë administrative Buçimas, për të parë nga afër problematikën e rrugës.…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 75-vjeçare Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund jetës, në zonë mbizotëron një atmosferë tronditjeje dhe pasigurie. Banorët e lagjes shprehen të shokuar për atë që ka ndodhur, ndërsa theksojnë se çifti njihej si i qetë dhe i respektuar, pa konflikte të hapura me komunitetin. Një prej fqinjëve, deklaroi për mediat se të moshuarit që mbetën viktima ishin të respektuar në zonë dhe nuk kishin pasur probleme me njerëz të tjerë aty. Ai shtoi se mes…

Lexo më Shumë

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, kanë dalë me një deklaratë publike lidhur me rritjen e çmimit të karburantit, që u ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e operimit. Në deklaratën e tyre, shoqatat theksojnë se çmimi i naftës ka arritur deri në 217 lekë për litër, një rritje e shpejtë që nga data 28 shkurt. Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse heqjen e TVSH-së për transportin publik, rishikimin të barrës fiskale mbi karburantin dhe aplikimin e subvencioneve apo mekanizmave kompesues me qëllim vijim e njëjtë të ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve pa ndërhyrë në çmimin aktual…

Lexo më Shumë

Pak pasi u legjitimua nga GJKKO si avokat i kryebashkiakut Erion Veliaj, i pandehur në dosjen e SPAK me 29 persona të tjerë nën akuzë, avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, dha një deklaratë sot (24 mars) në dalje të godinës së drejtësisë. Ai tha se kryebashkiakut në shkelje të procedurës i janë dërguar aktet në qeli dhe sot e kësaj dite nuk janë marrë sipas procedurës. Kjo sagë sipas tij u krijua nga SPAK dhe ende nuk është zgjidhur, teksa kërkoi edhe të zbardhet inventari nëse ekziston. Ai theksoi se kryebashkiaku ende nuk i ka marrë këto akte sipas…

Lexo më Shumë

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut po ecin me hapa të shpejtë, madje kanë mbetur edhe ca denarë që çmimet të shndërrohen në numër treshifror. Pothuajse të njëjtin rritëm e ndjekin edhe çmimet e produkteve tjera, ndërsa nga Qeveria theksojnë se çmimet janë stabile, e për opozitën janë katastofale. Kryetari i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, thotë se qytetarët nuk po shohin përfitime nga ulja e TVSH-së për karburantet dhe derivatet e naftës, pasi pavarësisht kësaj mase, ai tha se çmimet janë rritur. Sipas tij, çmimi i derivateve në naftës, ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shtrenjtimin e ushqimeve.…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova tha se kërkojnë të mos ketë standarde të dyfishta në rrugëtimin e tyre në anëtarësim të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu. Këtë vlerësim Siljanovska-Davkova e ka bërë në konferencën e përbashkët për media pas takimit të saj me homologun kroat Zoran Milanoviq. Në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidentja Siljanovska-Davkova në Zagreb u prit nga Milanoviq, me çka filloi vizita e saj zyrtare dyditore në vend. Dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, pas të cilit pasoi një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, ku…

Lexo më Shumë

GJKKO ka vendosur të shtyjë seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak për këtë ishte pasi Meriman Palushi, njëri prej të pandehurve në hetimet ndaj Veliajt, ishte pa avokat mbrojtës. Sakaq, GJKKO vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca si avokat të Veliajt, pas kërkesës së këtij të fundit. Vetë kryebashkiaku nuk ishte sot në seancë. Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK ku janë ngritur akuza korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Lexo më Shumë

Daja i Ilaz Brahimit, Selimi ka bërë të ditur se nipi i ndjerë ishte në kërkim të një bashkëshorteje, mirëpo sqaroi se 45-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë i martuar. Ai tha se nipi i tij kishte pirë vetëm dy herë kafe me Ardita Gashin, të dyshuarën për vrasjen e 45-vjeçarit. “Ilazi, djali i motrës time është rritë në praninë tonë, para syve tanë. Për fat, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai është dashur ta marrë rrugën e mërgimit, dhe ka gjet punë e ka punuar deri në këtë moment. Por, çdo Bajram, Ilazi i ka ardhur nënës në prehër,…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka zbardhur detajet e para të krimit të rëndë të dyfishtë të ndodhur pasditen e sotme në Kuman të Fierit. Krimi ka ndodhur rreth orës 14:30. Autori që gjithashtu mbeti viktimë është Shefit Rrapaj, kurse viktima është Dashuri Rrapaj. “Shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, thanë burime zyrtare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lexo më Shumë

Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, kushtet politike për këtë nuk janë përmbushur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.Duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve në tryezën e rrumbullakët “A do të paraqesim një ankesë kushtetuese?”, Mickoski tha se Gjykata Kushtetuese ndoshta tashmë po shqyrton se si do të duket arkitektura e ligjit të posaçëm dhe shprehu pritjen e tij se së shpejti mund të ketë një dokument të gatshëm dhe, siç përmendi ai, kur të jenë kushtet politike, ai do të miratohet.Siç tha ai, në këtë kontekst, prania e tij në tryezën e sotme është një mesazh i fortë.…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj. Delibashi dyshohet për vepra penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të këtij grupi. Prej më shumë se tre muajsh, ajo ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, brenda AKSHI-t dyshohet se ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i cili pretendohet të jetë drejtuar nga biznesmenët Ergys…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencë për media nga gazetarët u pyet lidhur me kërkesën që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset mekanizmi i vendosjes me Badenter, tha se mekanizëm i tillë është i mirë për politik, por jo edhe në organe gjyqësore.“Vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal por kam thënë se është më mirë të mbyllet institucione sesa të vendoset mekanizëm i tillë. Pse? Për shkak se në atë rast nuk ka argumentet kushtetuso-juridike të vendosin, por do të vendosin lloji i tjetër i argumenteve”, tha Konstadinovski, raporton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë