Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë–Kotë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesit e të dy mjeteve, ndërsa një pasagjer ka mbetur i plagosur. Nga pamjet duken automjetet e dëmtuara, teksa nga dëmtimet kuptohet se janë përplasur kokë më kokë duke qenë me shpejtësi të lartë.
Author: almakos
Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Nga Gjykata Penale e Shkupit deklaruan se, me kërkesë të prokurorisë para festës shtetërore, Grubit i është zgjatur arresti shtëpiak me sigurim policor 24 orë. Pas më shumë se 14 muajsh arrati, Grubi u kthye më 23 shkurt, por në vend të paraburgimit në burg, për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë së tij, prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi arrest shtëpiak. Grubi dyshohet së bashku me një tjetër të arratisur, ish-drejtorin e Lotarisë Perparim Bajrami, për keqpërdorime në prokurimin e aparateve VLT, me ç’rast Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë…
Një tjetër akuzë për korrupsion vjen nga opozita. Sipas LSDM-së, një skandal i ri korrupsioni po trondit Qeverinë e Mickoskit dhe Ministrinë e Bujqësisë, duke u lidhur sërish me kriminalitet ndërkufitar. Nga LSDM thonë se drejtori i arrestuar i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vase Anakiev, ka kërkuar ryshfet prej 100 mijë eurosh për të lejuar import të mallrave që nuk i plotësonin kushtet. LSDM thekson se ryshfeti është negociuar përmes një ndërmjetësi, një shpediteri, ku sipas partisë kësti i parë prej 50.000 eurosh tashmë është paguar. Nga LSDM thonë se skandali më i madh i narkotikëve me 5 ton drogë,…
Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para godinës së Kryeministrisë, në një tubim që pritet edhe këtë herë të jetë pa fjalime. Deputetët dhe mbështetësit e opozitës do të mblidhen fillimisht përpara Kryeministrisë, ndërsa detaje të tjera mbi vijimin e protestës dhe skenarin e saj pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të protestës. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Raportohet se rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me atë të zbatuar në protestat e kaluara. Autoritetet u bëjnë thirrje…
Kriza e çmimeve të naftës ka përfshirë të gjithë rajonet e Evropës, duke detyruar qeveritë të ndërmarrin masa të menjëhershme për të përballuar pasojat ekonomike. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në funksionimin e bizneseve, duke rritur kostot e transportit dhe të produkteve bazë. Përballë kësaj situate, shtetet e rajonit kanë filluar me marrjen e masave që të zbusin ndikimin e krizës dhe të ruajnë stabilitetin ekonomik në një periudhë sfiduese për kontinentin. Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama deklaroi së fundmi se planifikon ulje të akcizës së naftës për rreth 20%,…
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Baldushk–Vishnje në kryeqytet, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku shtetasi me iniciale B. Z., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe na ndërruar jetë. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi masa konkrete për zbutjen e rritjes së paralajmëruar të çmimeve të karburanteve, pas analizave që tregojnë rritje të fortë të çmimeve në tregjet botërore. Sipas vlerësimeve, benzina EUROSUPER 95 dhe 98 mund të shtrenjtohen për rreth 6,5 denarë për litër, ndërsa dizeli mund të rritet deri në 10,5 denarë. Kjo do të thotë se benzina nga 86,5–88,5 denarë do të arrijë në 93–95 denarë, ndërsa dizeli nga 92 në 102,5 denarë për litër. Si përgjigje, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për uljen e TVSH-së për benzinën dhe dizelin nga 18 në 10 për…
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pritet të shpallet gjendje krize për shkak çmimeve të benzinave, mësohet jozyrtarisht. Qeveria do të reagoj pasi ka vlerësuar se në bazë të rritjeve të çmimit të naftës në tregun global, çmimi do të duhej të shtrenjtohet për 10 denarë për dizelin, ndërsa për derivatet e tjera për 6 denarë. Pritet që Qeveria të intervenojë më uljen e tatimit si dhe me masa kundër shtrenjtimit të rrymës. Po ashtu pritet që kryeministri të ketë pres konferencë për media, për t’i kumtuar vendimet. /SHENJA/
Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një kantier ndërtimi në Londër, pasi ra nga gjashtë kate lartësi, në një ngjarje që autoritetet e kanë cilësuar si “plotësisht të shmangshme”. Viktima është Renols Lleshi, i cili po punonte në katin e 12-të të një godine në zonën Acton, në perëndim të kryeqytetit britanik. Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit 2023, ndërsa i riu po ndihmonte në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë. Sipas hetimeve, 19-vjeçari shkeli mbi një mbulesë ventilimi e cila nuk ishte e sigurt, duke rënë në boshllëk nga gjashtë kate dhe duke…
Opozita akuzon se qytetarët janë lënë vetëm në një kohë kur çmimet po rriten, ndërsa qeveria vonohet me hapa konkretë. LSDM thotë se qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka ndërmarrë asnjë masë për t’u përballur me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve për tre javë. Sipas tyre, një spirale rritjeje çmimesh është aktivizuar tashmë, dhe qytetarët po e ndiejnë presionin në tregje. Ata theksojnë se çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm, me vajin e gatimit, vezët dhe produktet e freskëta që kanë arritur nivele të larta. LSDM propozon një paketë masash që, sipas tyre, do të…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në vend të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve, sipas tyre, po dëshmojmë një devijim serioz nga misioni i saj themelor. “Derisa “Vlen” flen dhe hesht përballë këtyre zhvillimeve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, po thellon bashkëpunimin me Serbinë në një moment tejet të ndjeshëm politik dhe institucional. Sipas njoftimeve zyrtare, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i përfaqësuar nga kryetari Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, në Beograd, ka realizuar një takim pune me kryetarin e…
Punonjësit e Policisë në Shkodër janë zhytur në lumin Buna dhe kanë shpëtuar një 59-vjeçare, e cila ishte hedhur për t’u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ku sipas policisë, salla operative ka marrë një njoftim se shtetasja me iniciale V. T., 59 vjeçe, ishte hedhur në ujërat e lumit Buna. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën…

