Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit publik gjatë tubimit të thirrur nga Partia Demokratike, që do të zhvillohet sot, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, bëhet me dije se do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse kryesore të qytetit, si te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, do të bllokohet për automjetet që nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit. Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, do të jenë të bllokuara nga ora…
Author: almakos
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot relativisht të qetë në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohet që moti të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të cilat do të alternohen me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të jenë më të theksuara në zonat malore, ku pritet edhe zhvillim më i dukshëm i tyre gjatë ditës. Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe kryesisht në formë pikash. Ato do të përqendrohen kryesisht në relievet malore, si edhe pjesërisht në zonat qendrore dhe…
Oficerët e kishin mbajtur nën vëzhgim për ditë të tëra, duke monitoruar me kujdes lëvizjet dhe zakonet e tij të përditshme. Falë kamerave të mbikëqyrjes dhe kamerave kurth të instaluara nga administrata komunale, Policia Lokale e Lenos, në Breshia të Italisë, arriti të gjente dhe arrestonte një 20-vjeçar i cili kishte qenë nën vëzhgimin e tyre për njëfarë kohe. Operacioni i planifikuar dhe i synuar u zhvillua në zemër të Lenos, ku i riu dyshohet se ishte aktiv në trafikun e drogës. Gjatë një kontrolli personal, oficerët gjetën 14 doza kokaine, të paketuara paraprakisht dhe gati për shitje, si dhe…
Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po hyjnë në një fazë të re bashkimi politik. Në një mesazh të publikuar së fundmi, ai thekson se për herë të parë në pluralizëm, përfaqësues nga spektri i djathtë dhe i majtë, figura të reja dhe me përvojë, po bëhen bashkë në një front të vetëm politik. Sipas tij, ky bashkim është një kthesë e rëndësishme që i jep fund përçarjeve të deritanishme dhe krijon një zë të unifikuar shqiptar në skenën politike. “Ka përfunduar koha e interesave…
Në komunën e Zërnoc, pranë lumit në vendin “Goshevski Orev”, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje rreth orës 10:40 paradite. MARKETING Policia dhe prokuroria nga Koçani kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rastin. Trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të bërë identifikimin e viktimës, e cila ende nuk dihet kush është. Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht se çfarë ka ndodhur. Hetimet janë në vazhdim dhe priten rezultate pas përfundimit të ekspertizave mjeko-ligjore. Gjithashtu, policia po mbledh prova dhe informacione nga terreni për të sqaruar rrethanat e rastit. MARKETING
Qeveria në mënyrë konstante e ndjekë gjendjen me çmimet e bursave botërore të naftës dhe për nesër në orën 12 paralajmëron mbledhje në të cilën do të sillen masa me të cilat do të zbutet kërcimi i çmimeve të derivateve. “Çmimet në bursat botëroretë naftës po rriten, që pritet plotësisht të reflektohet në skenën vendore të deriveteve. Edhe pse në pompat e benzinës në vend ka derivate bindshëm më të lira në krahasim me rajonin pritet të hënën të ketë rritje shtesë të çmimeve të dizelit dhe të benzinave. Për këtë shkak Qeveria nesër në orën 12 do të ketë…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (21 mars) në unazën e qytetit të Pogradec, me bilanc dy bashkëshortë të plagosur. Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor. Të dëmtuarit udhëtonin në motor dhe morën plagë të ndryshme. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku automjeti me drejtues shtetasin R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh. “Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme…
Gjashtë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej ka pasur shtatë kallëzime vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Kështu njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Dhuna fizike më shumti ka ndodhur mes çifteve bashkshortore, por nuk është kursyer dhuna as edhe e babait nga djali, apo djalit nga babi. Nga MPB, njoftojnë se rastet e dhunshme kanë ndodhur në disa qytete të vendin, duke përshirë Shkupin, Kumanovën, Vallandovën, Strumicën dhe Vinicën. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më 21.03.2026 në orën 02:00, nëpunës policorë e privuan nga liria K.A.(27) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak…
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesëtar i një bande “skifterësh”, autor i dyshuar i grabitjeve në zonën e Torinos në Itali, duke përdorur edhe armë. Mëngjesin e sotëm, 21 mars, gjatë patrullave rutinë në Torino, oficerët e policisë së UPGSP-së, duke kaluar nëpër Via Sospello, vunë re një burrë që përdorte një elektrik dore për të vëzhguar pjesën e sipërme të një dere. Me të mbërritur në ndërtesë, oficerët vendosën të kryenin një kontroll brenda ndërtesës dhe ndërsa iu afruan derës, dëgjuan disa zhurma që vinin nga brenda. Papritmas, pak çaste më vonë, dolën tre individë dhe ikën në…
Një 23-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 51 vjeçare, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit. I dyshuari M.A. i ka shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore të cilat i kanë konstatuar edhe mjekët në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur rreth orës 00:10, kur policia ka ndërhyrë pas një denoncimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.A do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.
Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, njoftoi se gjatë muajit të ardhshëm do të hapet një diskutim publik për hartimin e një ligji të ri për mbrojtjen e natyrës. Sipas tij, ky ligj synon të sjellë përmirësime të rëndësishme në ruajtjen e ekosistemeve, me theks të veçantë në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Nga Ministria u bë thirrje për përfshirje aktive të institucioneve, ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e konsultimit publik. Autoritetet theksojnë se një pjesëmarrje e gjerë është thelbësore për hartimin e…
Policia kufitare në Jazhincë ka arrestuar një person gjatë pasdites së djeshme, pasi u konstatua se automjeti me të cilin po udhëtonte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. MARKETING Ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2026, rreth orës 18:40, gjatë kontrolleve rutinë në hyrje-dalje të pikës kufitare. Zyrtarët policorë kanë ndaluar një shtetas me inicialet S.A. (48 vjeç), nga fshati Radushë. Pas verifikimeve në sistemet e të dhënave, është konstatuar se automjeti i tipit “Volkswagen Tiguan”, të cilin e drejtonte 48-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania. Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore lidhur me rastin. MARKETING

