Gjykata për të mitur në Bolonjë ka dënuar me 17 vite burg një 16-vjeçar të akuzuar për vrasjen e shqiptares Aurora Tila, 13-vjeçares që humbi jetën pasi ra nga ballkoni i apartamentit të saj në katin e shtatë në Piacenza, më 25 tetor 2024. I pandehuri, i cili kishte pasur një lidhje me viktimën, e cila më vonë e kishte ndërprerë marrëdhënien, u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka i siguron një ulje të një të tretës së dënimit. Prokurori kishte kërkuar 20 vite e 8 muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar shfajësimin e plotë. Sipas akuzës, të cilën Gjykata…
Author: almakos
Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut. “Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës. Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori. “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pranoi shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Michalis Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2025. Ambasadori Rokas theksoi problemet kryesore me të cilat përballet vendi, si dhe ndryshimet që priten në periudhën e ardhshme. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit konstatuan mungesë përparimi në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në sistemin gjyqësor, duke nënvizuar nevojën për përpjekje maksimale për reforma në këto sektorë. U përshëndetën gjithashtu rezultatet pozitive në kuadër të Planit për Rritje, reformat në administratën publike, si…
Në seancë të mbyllur në Kuvend ambasadori evropian Mihalis Rokas e prezantoi raportin më të ri për përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Në mbledhje, përveç kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi, marrin pjesë koordinatorë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të partive parlamentare, në mesin e të cilëve Bekim Qoku nga VLEN, Oliver Spasovski dhe Jovan Mitrevski nga LSDM, Maria Petrushevska nga VMRO-DPMNE dhe Boban Karapejovski nga ZNAM. Në raport theksohet se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që e konfirmon orientimin e saj…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Ish-deputeti i PS Alqi Bllako i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës, pritet të lërë qelinë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj, vendosi ta shpallë Bllakon fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg. Pas reduktimit të dënimit, ai do të vuajë një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg. Përveç kësaj, Ballkos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Por, GJKKO ka vendosur lirimin e Bllakos pasi…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot vendimin për ish-deputetin Alqi Ballko, i akuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Trupa gjykuese ka shpallur të fajshëm Ballkon, duke e dënuar me 4 vite burg, në kuadër të gjykimit të shkurtuar. Pas reduktimit të dënimit, ai do të vuajë një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg. Përveç kësaj, Ballkos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe…
Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë. Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00. Megjithatë, edhe pse OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është sistemuara në kohë, furnizimi me energji vijon të mos jetë rikthyer. Burime lokale bëjnë me dije se shkak i vonesës janë defektet në kabinat elektrike…
Në Bruksel kryeministri Mickoski është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Qeveria ka njoftuar se në takim është biseduar për temat aktuale, për afrimin e vendit drejt BE-së dhe përfundimisht për fillimin formal të negociatave. “I përsëritëm absolutisht qëndrimet tona të vetme, të cilat me të vërtetë janë qëndrime dinjitoze pas të gjitha atyre poshtërimeve që na kanë ndodhur në të kaluarën, në këto 25 vitet e fundit që kur praktikisht filloi rrugëtimi jonë drejt afrimit me BE-në”, deklaroi kreu i Qevrisë. Mickoski ka thënë se në takim është diskutuar edhe për interkonektorin e gazit me Serbinë dhe…
Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak Në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten thuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Arbrit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 660 milionë lekë. Projekti për portin e jahteve në Orikum mbetet në 860…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski tha se integrimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë së vendit, transmeton Anadolu. Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Mucunski bëri të ditur se së bashku me delegacionin e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Bruksel. “Integrimi në BE mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë sonë”, shkroi ai duke theksuar se në takim kanë riafirmuar angazhimin…
Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i cili dha dorëheqje nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, në rrjetin social facebook ka kërkuar takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti. Ramadani shkruan se në atë takim dëshiron të bisedojë për gjendjen e shqiptarëve në RMV por edhe për, sipas tij, padrejtësitë në zgjedhjet komunale ku ai humbi në Bërvenic, karshi kandidatit të VMRO-së “Ftoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama në takim zyrtar në zyrat e tij, në bazë të nenit 8 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku…

