EMISIONI VETTING Në Shqipëri, ligji i ndërtimit është i qartë, asnjë tullë apo vijë nuk mund të vendoset mbi një truall pa u vërtetuar se kush është pronari i tokës dhe pa marrë pëlqimin e tij. Madje, kur bëhet fjalë për pronën publike të një bashkie, ky pëlqim jepet vetëm përmes votës së Këshillit Bashkiak, i cili është i vetmi organ që ka fuqinë ligjore të vendosë nëse kjo tokë mund të jepet në shfrytëzim. [embedded content] Fakti që Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka nxjerrë një leje ndërtimi për kompaninë private “2D Construction 2025” me pronare Marsida Dedej dhe…
Author: almakos
Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, përmes Komisionit për përzgjedhës të kryesuar nga deputeti Igor Zdravkovski, sot zhvilloi një intervistë publike me kandidatët që aplikuan pas Vendimit për publikimin e një njoftimi publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Gjashtë kandidatë aplikuan brenda afatit ligjor, njëri prej tyre nuk i plotësoi kushtet e konkursit, ndërsa kandidatja Marija Kitanov Katrallova nuk mori pjesë në seancën publike dhe në përputhje me rregullat, kandidatura e saj u refuzua nga Komisioni për përzgjedhje. Para anëtarëve të Komisionit për përzgjedhje, si dhe përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve joqeveritare vizionin…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, ka ndaluar punonjësin e policisë Admir Elezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas AMP-së, policisë Admir Elezi, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave pas arrestimit të shtetasit me iniciale H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë. Ndërkohë, AMP njofton po ashtu se vijojnë ende hetimet për zbardhjen…
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëdorëzuar në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me gjetjen e katër mijë bimëve narkotike në banesën e tij në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj. Burime bëjnë me dije se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet se droga i përket atij, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi sot në një konferencë për shtyp se nuk do të lejojë që partia të përçahet, duke shtuar se Petre Shilegov punon për VMRO-DPMN-në. Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, ai theksoi se thelbi i LSDM-së është të arrijë dhe ndërtojë konsensus, të ndërtojë politika bazuar në mendimet e shumë njerëzve, por edhe se qeveria mbetet ta ndajë LSDM-në nga brenda. ” Unë dhe udhëheqja e kemi bërë këtë për më shumë se një vit e gjysmë. Kështu ishte, kështu është dhe kështu do të jetë. Dhe ky është thelbi i ndërtimit të politikave të mira,…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhe me “shtëpinë e barit” që është zbuluar në zonën e Peqinit, në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim dhe është pezulluar nga detyra. Policia bën me dije se u zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Në këto ambiente ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis, ndërsa u sekuestruan gjithashtu llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike që shërbenin për rritjen e bimëve. Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti…
Koalicioni VLEN, i përbërë nga disa subjekte politike, pritet që në një të ardhme të afërt të formalizohet si një parti e vetme politike. Procesi i bashkimit tashmë ka hyrë në një fazë të avancuar, ku të gjitha partitë përbërëse, duke përfshirë Lëvizjen Besa, Lëvizjes Demokratike dhe ASH-në e mbetur në qeveri, kanë ndërmarrë hapa konkretë drejt shkrirjes së strukturave të tyre organizative. E fundit që bëri këtë hap është edhe partia Alernativa, të cilët e kanë autorizuar kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim.…
Rreth 4 mijë bimë kanabisi janë zbuluar dhe sekuestruar nga policia në një banesë në zonën e Peqin, në kuadër të një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Pas publikimit të rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se është njohur me ngjarjen përmes mediave dhe ka marrë masa të menjëhershme. Institucioni njofton se Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e…
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë shpalosur shifra tronditese sa i përket llogaritjeve të reja të çmimeve. Sipas tyre, vlera e shportës minimale sindikale për marsin është rritur me 436 denarë krahasuar me shkurtin e këtij viti, ndërsa sipas llogaritjeve të reja për këtë muaj, shporta arrin në 67.818 denarë ose 1.100 euro. Llogaritjet e LSM-së tregojnë se ato familje që jetojnë në një apartament me qira kanë nevojë për 15.375 denarë shtesë. LSM thotë se që nga fillimi i vitit, jeta është bërë më e shtrenjtë me 2.326 denarë për tre muaj. MARKETING LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË…
Një “fermë hashashi” është zbuluar pasditen e sotme në Peqin. Brenda një magazinë, që dyshohet se i përket kreut të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, u zbuluan nga Policia e Elbasanit të paktën 4 mijë rrënjë kanabis sativa që po kultivoheshin në mënyrë hidroponike. Magazina kishte vendndodhjen e saj në një fshat pranë qytetit të Peqinit. Nga hetimet paraprake besohet se objekti i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, por ende nuk ka informacion zyrtar për këtë detaj dhe operacioni është në proces e sipër. Ai është shpallur në kërkim për interes hetimor dhe njoftohet gjithashtu për pezullimin…
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Erald Xhejos në fshatin Pirg të Maliqit dhe ka dërguar për gjykim autorin e mitur, Enedio Guri, babain Edison Guri, xhaxhain e tij Roland Guri si dhe Flori Çelën. Ndaj autorit të mitur rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese, babai akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Po ashtu, edhe ndaj xhaxhait të të miturit, Roland Guri rëndon akuza e pengimit të zbulimit të së vërtetës, si dhe përkrahja e autorit në krim. Ndërsa ndaj Flori Çelës, i dërguar gjithashtu për gjykim, rëndon akuza e moskallëzimit të krimit…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes “Bajri” për vrasjen e Fatbardh Licit. Për gjykim kanë kaluar Safet Bajri, ish e dashura e tij Eria Ago, Astmer Bilali dhe Behar Bajri (Rustemi) për veprën penale të vrasjes në dëm të Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në qytetin e Shkodrës. Për këtë vrasje, ndaj Safet e Behar Bajrit si dhe Astmer Bilalit, SPAK ka ngritur akuzat: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”,…

