Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut kanw njoftuar kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit. Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 20 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:04, ndërkaq në ora 06.19 namazin e Fitër Bajramit. Manifestimi do të mbahet si zakonisht, në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.
Author: almakos
“Procesi i unifikimit të VLEN-it tashmë ka hyrë në fazën e vendimeve të guximshme dhe të pakthyeshme”, thonë nga koalicioni VLEN, duke shtuar se ajo që shihej si nevojë politike, sot po merr formë konkrete si rezultat i vullnetit të konsoliduar për ndërtimin e një subjekti të vetëm.“Vendimi i Alternativës për t’u bashkuar në subjektin e ri politik VLEN vetëm sa e konfirmon atë që tashmë është e qartë për këdo që e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. Procesi i unifikimit ka nisur dhe nuk ndalet. Edhe subjektet tjera përbërëse të VLEN-it, si Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe ASH, që…
Një mësues 58-vjeçar është proceduar penalisht pas denoncimit në rrjetet sociale për dhunë ndaj nxënësve të tij në klasë, gjatë orës së mësimit. Policia e Sarandës konfirmoi sot (19 mars) se ka marrë nën hetim arsimtarin G.N., banues në fshatin Velhov, menjëherë pas rastit të publikuar për keqtrajtimin e një prej fëmijëve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velhov, mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës, gjatë orës së mësimit (Rasti u publikua në rrjete…
Kosova renditet në vendin e 91-të në botë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI), sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga e-Governance Academy. Ky pozicion tregon se vendi përballet me sfida të mëdha në fushën e sigurisë digjitale, duke e vendosur atë në pjesën e poshtme të tabelës globale. Raporti i fundit tregon se Kosova ka grumbulluar rreth 40 pikë, një rezultat që e pozicionon atë në një nivel të ulët në krahasim me shtetet e tjera. Kjo situatë ngre shqetësime për gatishmërinë e vendit për të përballuar kërcënimet kibernetike, të cilat janë në rritje në mbarë…
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është arrestuar sot (19 mars) nga Policia e Kukësit. Aksioni është kryer nga shërbimet e Sektorit Operacional, te cilat lokalizuan dhe prangosën G.Gj., banues në qytetin verior. “Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim: G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës”, njoftoi policia vendore. Ajo sqaroi edhe disa detaje të dosjes penale të të arrestuarit: “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas,…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar nga institucionet kompetente të publikojnë listën e kompanive përfituese nga kredia hungareze prej 200 milionë eurosh. Partia thekson se nuk ka transparencë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe përfituesit konkretë. MARKETING Nga BDI thonë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi industrial ka rënë për 9,4% në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve në sektorin industrial ka shënuar një ulje prej 3,6%. “Rënie plot 9.4% të prodhimit industrial!!! Kush janë përfituesit e 200 milionë Eurove nga kredia hungareze? Duke u bazuar…
Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, i cili mbeti i vrarë ne atentatin mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkë me ish të dënuarin Gilmando Dani, është vënë në pranga nën akuzën e dhunës në familje. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj Shemsi Shaljanit, gjykata e Tiranës caktoi me datë 16 mars masën e sigurisë “arrest me burg” pasi dyshohet se ka dhunuar të venë e vëllait të vrarë. Burime konfirmuan se me 13 mars në polici u paraqiti e veja e Muçi Shaljanit alias Sheqerit, e cila ka pretenduar se pas vdekjes…
Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington. Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë. Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”. Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi…
Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë programe të inteligjencës artificiale për të mësuar, për të shkruar tekste ose për të kërkuar informacion. Po a është sistemi arsimor gati për këtë transformim teknologjik? Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Veriut, mësuesi Dobri Jovevski po përgatit orën e tij të ardhshme të matematikës. Në vend që të kërkojë për një kohë të gjatë nëpër libra dhe materiale, ai hap një nga programet e inteligjencës artificiale. Dhe brenda pak minutash gjeneron detyra për nxënës me nivele të ndryshme njohurish. “Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë realisht…
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit. Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje…
Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit politik VLEN. “Me këtë rast, pas informimimit që e bëri kryetari i Alternativës, Bekim Sali, për bisedimet e deritanishme për këtë temë, si dhe pas një diskutimi të gjatë dhe shterues, Kuvendi Qendor i Alternativës – në mënyrë unanime – i mori këto vendime: Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN. Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e…
Sot, më 18 mars 2026, në Kuvend është dorëzuar një rezolutë që kërkon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës. Iniciativa vjen drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtës së tyre ligjore për ta dhënë këtë provim në gjuhën amtare. Sipas kumtesës së Frontit Europian, megjithëse studentët shqiptarë ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara në vend, atyre u pamundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në shqip. Kjo, sipas tyre, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit. Rezoluta, e mbështetur…

