Më 24 mars, në orën 09:30, do të nisë faza e intervistimit të 14 kandidatëve që kanë shprehur interes për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Ilir Prodës ditë më parë. Komisioni i Posaçëm në ministrinë e Brendshme që do të vlerësojë kandidatët përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në total, për këtë post aplikuan 16 kandidatë. Pas fazës së verifikimit paraprak, dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan,…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentit Stevo Pendarovski për Ligjin e Gjuhëve, duke thënë se ajo nuk është e saktë. MARKETING Sipas Gjykatës, nuk është e vërtetë që kërkesa për këtë ligj është bërë nga një qytetar i panjohur. Në fakt, janë paraqitur 13 iniciativa nga 45 persona dhe subjekte të ndryshme, përfshirë parti politike dhe ekspertë. Gjykata thekson se këto të dhëna kanë qenë publike dhe u bën thirrje figurave publike të mos japin informacione të pasakta. Po ashtu, paralajmëron se komentet dhe supozimet për vendimet e saj mund të dëmtojnë besimin në institucionet shtetërore. Ky reagim…
Bujqit presin rritje të çmimeve të produkteve bujqësore, duke marrë parasysh se shumica e repromaterialeve furnizohen nga Lindja e Mesme. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se po ndjekin situatën dhe do të reagojnë nëse nevojitet. MARKETING Kryetari i Federatës kombëtare të bujqve, Stevançe Jordanoski, para Asamblesë së sotme vjetore të Federatës, shfaqi shpresë se Ministria përkatëse do të marrë masa me kohë dhe do të aktivizojë të ashtuquajturin fond krize me qëllim zbutjen e pasojave nga kriza. “Me ngjarjet aktuale në botë dhe luftën që askush nuk e dëshiron, ka pasur turbulenca të mëdha në…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë në lidhje me aferat e inceneratorëve. Për gjykim, krahas Ahmetajt, për gjykim janë dërguar edhe biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto si dhe Albina Mançka, Erjola Hoxha, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja. NJOFTIMI I PLOTË I SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr…
Përfaqësuesja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Imrane Veliu Aliu, në një konferencë për shtyp ka ngritur alarmin për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë. MARKETING Sipas të dhënave të prezantuara, konsumi i derivateve për transport në Maqedonia e Veriut arrin rreth 720 mijë ton në vit, përkatësisht 60 mijë ton në muaj dhe rreth 2 mijë ton në ditë. Bazuar në këtë konsum, BDI vlerëson se mosndërhyrja e institucioneve po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685 mijë euro në ditë, apo mbi 5.1 milionë euro në javë. Sipas kësaj analize,…
Autoritetet kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të mërkurën, si pjesë e një aksioni ndaj agjencisë lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumenteve. Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari, si dhe dy zyrtarë të tjerë janë shoqëruar për në stacionin policor për t’u marrë në pyetje, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Paraprakisht, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se bastisja në ARBK po zhvillohej për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: keqpërdorimi i pozitës…
Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila i dha fund jetës disa ditë më parë, duke konsumuar fostoksinë, ka tronditur opinionin publik. Në kërkim është shpallur ish bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të resë dhe e ka çuar drejt vetëvrasjes. Ishin familjarët që denoncuan në polici Fizin, duke e akuzuar se ka dhunuar në mënyrë brutale me vajzën dhe se ajo kishte hematoma dhe dëmtime të rënda në trup. Së fundmi, është raportuar nëpër media se edhe ish vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ajo ka folur shkurtimisht për emisionin “Me…
Ajo që unë dua të bëj është të garantoj një llogaridhënie dhe transparencë radikale, digjitalizim, dhe kushte pune që një prokuror të mund të kryejë punën e tij pa pengesa, në një mënyrë efektive dhe dinjitoze. Ndër të tjera, dhe ajo që shpesh komentohet është sigurimi i burimeve financiare, edhe pse fokusi vihet te pagat, pagat nuk janë problemi më i madh, por kushtet për të punuar. Nuk mund të luftosh me një institucion të varfër kundër të pasurve të krimit, tha në një intervistë për AIM-n, Nenad Saveski, i cili sot pritet të zgjidhet nga Kuvendi si kryeprokuror. MARKETING…
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët për muajin e Ramazanit që përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026. Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026 dhe manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. “Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat…
Një paciente 63-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Elbasanit ditë më parë, ndërsa familjarët e saj dyshojnë për trajtimin mjekësor që i kanë bërë bluzat e bardha, duke ngritur edhe një padi. Policia vendore konfirmoi se ka marrë në Komisariat denoncim nga vajza e të ndjerës, e cila pretendon mjekimin e pakujdesshëm me pasojë humbjen e jetës së nënës së saj në Urgjencë. Kallëzimi është depozituar ndaj 2 mjekeve të Urgjencës. “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku pjesë është edhe Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ajo ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave, ndërsa tani është tërhequr për vendim nëse do kalojë apo jo për gjykim…
Urim Meta, 46-vjeçari i arrestuar në Tiranë me armë e kallëpe tritoli është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku gjatë dëshmisë së tij ka pranuar përfshirjen në aktivitetin kriminal të trafikimit të armëve. Sipas burimeve nga hetimi, Meta ka deklaruar se u përfshi në këtë veprimtari për shkak të vështirësive ekonomike. “Tani që më kapët e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve. Ndërkohë, hetuesit dyshojnë se Urim Meta mund të jetë i përfshirë edhe në episode të…

