Author: almakos

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.  Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Era do…

Lexo më Shumë

Pas reagimit të deputetit të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, se, SMS porosit nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i kanë pranuar nga vetëm në gjuhën maqedonase, ka reaguar deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, e cila ka thënë se “ashtu siç është bërë kërkesa, vijnë edhe mesazhet”. “Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet. Blerim(Qoseto)Bexheti kerkesen e ke vetëm në gj.maqedone.Goxha shume ishe lodh tu shkrujt. Mua kështu më vijnë P.S.Atë që nuk e bëri Talati për 7 vjet(mesazhet ne gj.shqipe),Afrim Gashi e beri per 7 muaj!”

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e ndërmarrjeve publike, punëtorët sezonalë, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, kanë nisur një aksion të përbashkët për pastrimin e gjithë territorit të komunës së Çairit. Ai theksoi se në këtë aksion janë angazhuar edhe punëtorët e higjienës komunale dhe se qëllimi është që në ditët në vijim të pastrohen rrugët, rrugicat, Çarshia e Vjetër, oborret e xhamive, si dhe institucionet publike dhe hapësirat e tjera shoqërore. Sipas tij, ky aksion organizohet në prag të festës së Bajrami, duke ndjekur traditën e pastrimit të shtëpive dhe ambienteve…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, ka reaguar lidhur lidhur me porosinë që sot kanë pranuar nga Kuvendi i RMV-së, ku SMS-të e dërguara nga Kuvendi janë vetëm në gjuhën maqedonase. Lidhur me këtë situatë, ku nuk po zbatohet gjuha shqipe, deputeti Bexheti ka thënë se i njëjti standard i Kostadinovskit, po zbatohet nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke theksuar: “SMS-të vetëm në maqedonisht të Afrim Gashit nuk janë “gabim teknik”. Janë sinjal politik: se gjuha shqipe po trajtohet, jo si e dorës së dytë, por si gjuhë jozyrtare, madje as si “gjuhë e përkthyer”. Postimi i plotë të…

Lexo më Shumë

Dokumentari “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës të udhëhequr nga shqiptarët, duke u fokusuar te Eldi Dizdari dhe bashkëpunëtorët e tij, si Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika. Përmes vendimeve gjyqësore dhe hetimeve ndërkombëtare, dokumentari tregon se organizata e Dizdarit, “Kompania Bello”, ka pushtuar tregjet italiane dhe evropiane, duke përdorur struktura hierarkike, korrierë ndërkombëtarë, depo të fshehta dhe pseudonime për të shmangur autoritetet. Sekuestrime të shumta parash dhe drogë kanë dokumentuar fuqinë e kësaj organizate dhe mënyrën e menaxhimit të fitimeve, që investoheshin edhe në Dubai. Dritan Rexhepi, i ekstraduar nga Turqia, dhe…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar një kthesë të rëndësishme në ekstradimet drejt Shqipërisë. Dokumentari ndalet te rasti i Durim Bamit, i cili pas dy vitesh procedura u ekstradua në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat për përfshirje në disa ngjarje kriminale. Sipas ekspertëve, Dubai mbetet një qendër financiare e ndërtuar mbi sekretin dhe një pikë strategjike për investimin dhe mbrojtjen e pasurive të krijuara nga aktivitetet e paligjshme. Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 deri në 2026, autoritetet shqiptare…

Lexo më Shumë

Pamjet në të cilat e gjetën nipin e tyre 5 vjeç, e tmerruan familjen. Djali 5 vjeçar nga Janjeva e Lipjanit, u shtrua në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, e dyshimet e para vijnë per shkak te neglizhences se familjes. Për Kiks Kosovën, ekskluzivisht ka rrëfyer ngjarjen, S. P, gruaja e axhës së fëmijës. Ajo ka qenë e para e cila ka parë gjendjen e fëmijës, ndonëse këmbët thotë se nuk ia kishte vërejtur në fillim, ngase djali qe i ulur në tokë dhe duke u mbajtur me duar. Meqenëse dyshimet e saj veç po shtoheshin, ajo…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rolin e Dubait si strehë për krimin e organizuar ndërkombëtar, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës. Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar…

Lexo më Shumë

Pa asnjë dridhje në zë dhe pa shenja pendese, Mark Antony Samson ka dëshmuar para Gjykatës së III të Assizes në Romë për vrasjen e të dashurës së tij, Ilaria Sula, 24 vjeç, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin e të riut në via Homs, ndërsa trupi i viktimës u gjet më pas i fshehur në një valixhe dhe i hedhur në një zonë të thellë në Capranica Prenestina. Gjatë dëshmisë në sallën e gjyqit, i pandehuri pranoi se kontrollonte vazhdimisht jetën private të 24-vjeçares. “Ajo nuk e dinte që unë kisha fjalëkalimet e saj,…

Lexo më Shumë

Aco Ristov është propozuar për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit më 12 shkurt. Ai mori mbështetjen e shumicës në Komisionin parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, me shtatë vota “pro” dhe dy “kundër”. Emërimi i tij duhet të miratohet edhe në seancë plenare. Ristov është nga Radovishi dhe ka qenë kryetar i komunës nga viti 2021 deri në 2025. Për këtë post ka aplikuar edhe Shamil Rexhepi nga Tetova, i cili punon në KRRE që nga viti 2004.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se qeveria ka pësuar debakëll, pasi çmimet e derivative të naftës për një javë janë rritur 30 %. Bashkimi Demokratik për Integrim njofton qytetarët se, nëse nuk implementohen urgjentisht masat e propozuara nga kjo parti, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%, gjë që do të rëndojë ndjeshëm buxhetet familjare në vend. ALBANA MUSTAFA, BDI “Kjo Qeveri nuk ka kapacitetet e duhura për të menaxhuar krizat që ndodhin edhe 2.000 kilometra larg vendit. Për këtë arsye, Qeveria duhet menjëherë të shkarkojë Ministrin e Ekonomisë, i cili duket se nuk ka as vizion e as…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë me një tender të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Bëhet fjalë për tenderin 700 mijë eurosh për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. Më konkretisht, për gjykim, krahas Becit, kalojnë edhe Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni”.   Adela Ruko është bashkëshortja e Evis Berberit, ish vartësi i Belinda Ballukut, i cili ndodhet…

Lexo më Shumë