Author: almakos

Me përplasje fizike, vendime skandaloze, mungesë korumi, e bojkot të seancave nga pozita e opozita është shënuar legjislatura e gjashtë e kuvendit të Kosovës.Me përplasje fizke, vendime skandaloze, mungesë korumi, e bojkot të seancave nga pozita e opozita është shënuar legjislatura e gjashtë e kuvendit të Kosovës. Pak ditë pa i mbushur dy vjet që nga konsituimi i legjislaturës së gjashtë të kuvendit, deputetët u vetë shpërndan, duke votuar mocionin e shpërndarjes me 89 vota për, dy abstenime dhe një kundër. Legjislatura e gjashtë e konsideruar si më e dobëta që ka pasur Kosova që nga paslufta, mbahet mend për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga ish-deputetët e kësaj partie, kanë qenë për vizitë gjatë ditës së sotme tek Adem Mikullovci, deputet i VV’së.Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Kryesisë së VV-së, Rexhep Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Selimi ka publikuar fotografinë e kësaj vizite, duke shkruar: në vizitë te Baca Adem Mikullovci.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T15:23:46+02:00 Herët në mëngjes, Katica Janeva, e shoqëruar nga policia e burgut të Shutkës, shkoi në varrosjen e nënës së saj 83-vjeçare në Gjevgjeli. Pas mbërritjes, policët e kanë dërguar nga morgun e varrezave ku Janeva qëndroi për rreth gjysmë ore pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Nuk mori pjesë as në ceremoninë mortore, por menjëherë u kthye në vuajtjen 30 ditor të paraburgimit. Ndërkohë, në Shkup, prokurorja Fatime Fetai komentoi sot mbi zhvillimet e fundit dhe arrestimin e Janevës. Ajo që po ndodh mund të jetë vetëm një tregues i mirë se të gjithë që kanë shkelur ligjin…

Lexo më Shumë

Ministri brazilian i Ambientit, Ricardo Salles, është kritikuar gjatë një takimi për ndryshime klimatike, pasi të dhënat janë duke treguar shifra rekorde të zjarreve në zonën e Amazonës.Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë. Disa pjesëtarë të takimit janë dëgjuar duke bërtitur “rajoni i Amazonës është duke u djegur”, teksa Salles ka arritur në sallë. Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Qeverinë e Brazilit për këtë situatë. Ata kanë thënë se presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T15:19:31+02:00 Pas gati gjashtë dekadash të ekzistencës së Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, poezia “Tëga za jug” u lexua për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmë, përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, siç ishte praktika e deritanishme, mund të dëgjohej gjuha anglishte dhe shqipe. Pastaj drejtori i festivalit foli në Maqedonisht, dhe përkthimi në shqip shkonte në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër, foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht. Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T15:12:29+02:00 Ambasadorja britanike në vend, Rejçell Gallovej, në një takim me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, kërkoi që Struga të angazhohet që rajoni përreth Liqenit të Ohrit, ta ruajë statusin e mbrojtur nga UNESCO. Por, Merko e bindi atë që nuk kishte objekte të ndërtuara pa leje në Strugë, por se ato ekzistojnë në Ohër. Që kur erdha në këtë vend, të gjithë janë shumë krenarë për bukurinë natyrore të statusit që ka lumi Drin, Struga, Ohri dhe statusi nën UNESCO. Sidomos e rëndësishme është të respektoni statusin e UNESCO-s dhe ta mbroni atë”-tha Rejçell Gallovej,  ambasadore…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T15:08:55+02:00 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të shohin nëse shteti ka qasje të barabartë ndaj sundimit të së drejtës, ka deklaruar sot ambasadorja britanike Rajçel Gallovej, duke komentuar ngjarjet e fundit me rastin “Reket”. Sipas saj, kjo aferë është një mundësi e mirë që të tregohet zbatimi jo selektiv i ligjeve. “Efikasiteti dhe integriteti i mbarë sistemit juridik është parakusht për stabilitet nacional dhe zhvillim. Rasti “Reket” është mundësi që të dëshmohet zbatimi efektiv, i shpejtë dhe jo- selektiv i ligjeve në aspekt lokal. Qytetarët duhet të shohin nëse shteti ka qasje të barabartë ndaj sundimit të së…

Lexo më Shumë

Analisti politik Haki Abazi që së fundi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendsoje, ka reaguar pas shpërndarjes së sotme të Kuvendit të Kosovës.Abazi ka thënë se me shpërndarjen e sotme ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës. “Ju falemnderit për votën me të rëndësishme që keni dhënë. Shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot, është paradoksalisht mbrojtja më e madhe që i është bërë shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial. Sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës”, ka shkruar Abazi. Abazi ka bërë thirrje…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T15:00:50+02:00 Tregtarët e Bit Pazarit bllokuan rrugën nën urën për këmbësor në Bit Pazar pasi policia kishte shkuar për të mbyllur kalimin ilegal për këmbësor në afërsi të urës me qëllim shmangien e aksidenteve dhe vënien në funksion të urës për këmbësor. Por, tregtarët thonë se mbyllja e këtij vendkalimi do të dëmtojë bizneset e tyre. “Në Komunën e Gjorçes dhe në Karposh, çdo 20 metra ka kalim këmbësor këtu nuk e lënë kalimin këmbësor. Le ta prishin urën, çfarë na duhet ura neve vetëm për të vendos pllakate të partive, këtu patjetër të ketë kalim këmbësor me semafora”.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T14:57:23+02:00 Nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që rreth orës 9 e 40 minuta të mëngjesit të sotëm përfshiu autobusin numër 5 të Ndërmarrjes Për Transport Publik, të relacionit Deksion- Lisiçe e Re. Sapo pasagjerët kanë vërejtur shenjat e para të zjarrit menjëherë kanë alarmuar shoferin i autobusit, i cili ka arritur që në kohë t’i  evakuojë të gjithë. Pasi tentativa e tij për shuarjen e zjarrit rezultoi pa sukses, menjëherë ka lajmëruar Brigadën e Zjarrfikësve, dy vetura të së cilës kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash. Por siç ndodh zakonisht, veturat nuk janë larguar menjëherë për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-22T14:53:15+02:00 Pas momentit te ri të krijuar me përfshirjen e kryeprokurores speciale Katica Janeva në hetimet për rastin “Reket”, pritet të rikthehen nesër grupet e punës të partive politike për ligjin për prokurorinë publike. Këtë për Alsat e konfirmuan nga Qeveria, të cilët nuk precizuan se cilat pika të propozim/ligjit eventualisht do të rishikohen. Nga VMRO DPMNE-ja si parti që ka kërkuar takimin e radhës presin që tashmë pushteti të mos këmbëngulë në dispozita të caktuara si më herët, ku parashihet që ekipi i njëjtë i speciales të bartej në departamentin e ri, prokurorinë për krim dhe korrupsionit të…

Lexo më Shumë

Ky është momenti kur një femër godet një djalë me taka, duke nisur në këtë mënyrë një sherr masiv në një pikë të McDonalds në Britani të Madhe.Tre djem të rinjë ishin duke ngrënë bukë kur papritmas femra godet njërin prej tyre dhe kështi fillon kaosi, transmeton Gazeta Express. Femra filloi sherrin pasi mendonte se djemtë po qeshnin diçka me të. Nëpunësit nuk ndërhyjnë në këtë ngjarje por vetëm e njoftojnë policinë. Këto janë pamjet: /Gazeta Express/

Lexo më Shumë