Alsat 2019-08-22T15:00:50+02:00
Tregtarët e Bit Pazarit bllokuan rrugën nën urën për këmbësor në Bit Pazar pasi policia kishte shkuar për të mbyllur kalimin ilegal për këmbësor në afërsi të urës me qëllim shmangien e aksidenteve dhe vënien në funksion të urës për këmbësor. Por, tregtarët thonë se mbyllja e këtij vendkalimi do të dëmtojë bizneset e tyre.
“Në Komunën e Gjorçes dhe në Karposh, çdo 20 metra ka kalim këmbësor këtu nuk e lënë kalimin këmbësor. Le ta prishin urën, çfarë na duhet ura neve vetëm për të vendos pllakate të partive, këtu patjetër të ketë kalim këmbësor me semafora”.
“Ky është bllokim i pazarit dhe i Çarshisë nëse ata duan ta mbyllin këtë rrugë. Në asnjë mënyrë kjo nuk guxon të mbyllet”.
“Nuk do të lejohet mbyllja e rrugës në asnjë mënyrë”.
Për momentin në atë pjesë të rrugës po zhvillohen punime për rikontruimin e bulevardit që përfshin Bit Pazarin, ndërsa ditë më parë kreu i Shkupit Shilegov paralajmëroi se me përmbylljen e punimeve rrugore do të hiqen edhe bizneset të cilat janë në afërsi të urës e që pengojnë funksionimin e mbikalimit për këmbësor.
Atje do ta mbyllim atë kalimin e jashtëligjshëm me qëllim që t’i shmangim fatkeqësitë, vitin e kaluar kishim fatkeqësi në komunikacion me pasoja të dëmshme. Gjithkush që nuk ka miratim për vendosjen e pajisjeve urbane në çfarëdolloj mënyre do të sanksionohet nga ana e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit edhe pse ajo duhet të rezultojë me heqjen e objekteve të pa përcaktuara. Gjatë rikontruimit do të hiqet ai kalim joligjor tek ura për këmbësorë – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Qyteti i Shkupi kohë më parë mori iniciativë për të bllokuar vendkalimin i cili është hapur në kohën kur është ndërtuar mbikalimi po pavarësisht paralajmërimeve, deri më tani gjendja mbetet e
njejtë.
Vjollca Aliti
Loading…



