SPB Tetovë njofton se një objekt hotelerik në Dobërcë është hedhur një bombë dore nga një automjet në lëvizje, me çka janë lënduar dy persona.
“Më 08.07.2026 në orën 01:20 në Departamentin Policor të Grupçinit, D.F. (51) nga fshati Dobërcë e Tetovës ka denoncuar se nga një automjet udhëtarësh “Citroen” në lëvizje është hedhur një bombë dore drejt objektit të tij hotelier, i ndodhur përgjatë rrugës lokale në fshat. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa lëndime kanë pësuar E.A. (57) nga fshati Çiflik i Tetovës dhe G.F. (60) nga fshati Dobarcë, të cilët ndodheshin në rrethin e restorantit.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, me ç’rast janë gjetur gëzhoja pistolete.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Tetovë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.


