Alsat 2019-08-22T15:08:55+02:00
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të shohin nëse shteti ka qasje të barabartë ndaj sundimit të së drejtës, ka deklaruar sot ambasadorja britanike Rajçel Gallovej, duke komentuar ngjarjet e fundit me rastin “Reket”. Sipas saj, kjo aferë është një mundësi e mirë që të tregohet zbatimi jo selektiv i ligjeve.
“Efikasiteti dhe integriteti i mbarë sistemit juridik është parakusht për stabilitet nacional dhe zhvillim. Rasti “Reket” është mundësi që të dëshmohet zbatimi efektiv, i shpejtë dhe jo- selektiv i ligjeve në aspekt lokal. Qytetarët duhet të shohin nëse shteti ka qasje të barabartë ndaj sundimit të së drejtës”, u shpreh Rajçel Gallovej, ambasadore e Britanisë së Madhe.
Alsat
Loading…



